Aty ku mbaron logjika, ka grushta…
Ishte Don Franco Galicia. Ishte e hënë. Ishte viti 1998-të. Ishte dita e tretë e shkollës për djalin tim të parë Andin, në klasën e preferuar të shkollës „Imelda Lambertini“, që drejtohej nga motra Cecilia Rifosco. Ishte koha kur biseda do të zgjaste udhëtimit me këmbë nga Kisha „Shën Piu X“ deri tek mjediset e Televizionit të parë privat „Dardan“ në përgatitjen për një bisedë në studio me klerikun që ishte më shumë se shqiptar me shqiptarët në kohën e shërbimit të tij. Dhe ashtu duke shtuar hapat tanë në gjatësinë e nyjës së sheshit „Sport Arena“ një zhurmë na ndali bisedën e lirë dhe sytë prekën daljen e lirë të një shuplake që ikte e varur poshtë nga xhupi i njeriut që dridhej i tëri. Pas kësaj një e sharë. E sharë alla-shqiptarçe që mbushi sheshin me po atë zhurmë sa vetë shuplaka që goditi Tjetrin. Ndërsa ai heshti një copë herë dhe pastaj me sa fuqi që kishte shtoi, „E po ju komunistët nuk ndryshoni, që nuk ndryshoni, jo të bëheni …“
Eh, pshërëtiu prifti. Eh. Kohët vetëm janë kohë. Të gjitha kanë një pikëtakim. Unë vetëm e dëgjoja dhe ndjehesha disi i përhumbur mes asaj që fliste dhe dy zhurmave të mëparshme në atë shesh, që në atë kohë ishte mbushur me kioska nga të dy anët e për pasojë njerëzit hynin e dilnin pa pushim.
„E njeh?“ – e pyeta unë.
„Po.“ – m'u përgjigj.
„E si e njeh? – ia ktheva unë.
„Dje isha me të në Mollas. Ndamë disa ndihma të Karitasit tonë për disa banorë në nevojë.“
„E ai është…?“
„Është një nga misionarët tanë që me shumë përkushtim e pastërti ndihmon dhe i bën njerëzit në nevojë të ndjejnë një shije lumturie, të harrojnë varfërinë. Është Njeri shumë i mirë, i sjellshëm…“, - nxitoi të sqaronte Don Franco Galicia.
„Po shpulla? Pse duhet të jetë drejtuar drejt fytyrës së tij?' – desha ta pyesja, ndërsa ai duke parë kurreshtjen e gjuhës së fytyrës sime, natyrisht filloi të fliste më hapur…
„Duhet të ketë bërë shumë të mira. Mjaft të mira. Duhet të ketë ndihmuar shumë njerëz, dhe nuk ka dyshim. Prandaj mendoj se kjo ka ndodhur. Prandaj. Sa më shumë gjëra të mira të bësh për shqiptarët, aq më shumë të urrejnë komunistët. Nuk e kuptoj vallë pse? Nuk e di… por e gjitha ka një kuptim.“ – u mundua të çlirohej nga ajo ngarkesë emocionale që e kishte rrokur priftin.
E kështu vazhduam më tej bisedën. Në fakt Don Franco Galicia fliste e fliste dhe më duhej vetëm të tundja kokën…
Jezusit iu dha një shuplakë në fytyrë! Mendoj se të të godasin me shuplakë në fytyrë është emocionalisht shumë lënduese dhe është shumë më fyese sesa një grusht. Ka diçka në të që thotë diçka shumë më të thellë sesa thjesht të luftosh dikë. Nuk më kanë goditur asnjëherë në fytyrë dhe shpresoj të mos e bëj kurrë. Më dhemb zemrën të di se Jezusi u turpërua, u ofendua dhe u keqtrajtua në këtë mënyrë. Unë mendoj se si Ai duhet të jetë ndier. Dhe ju e dini se çfarë tjetër… Ai e mori atë! Ai e zhveshi atë! Ai mund t'i kishte shkatërruar të gjithë. Ai mund t'i kishte lënë engjëjt të rrihnin prapanicën e tyre! Por, Ai pranoi të gjithë mungesën e respektit për ne!
Ndërsa e sillja këtë nëpërmend, si shkas i asaj që na goditi të gjithëve në kryeqytetin e Shqipërisë, dhe në një ditë kur sytë e Europës ishin atje, nxitova të rilexoja atë që na ka sjellë në ditët tona Fjala e Shenjtë…
„Mateu 18:22 Kur Jezusi tha këtë, një nga nëpunësit aty pranë e goditi me shuplakë në fytyrë. "Kjo është mënyra se si i përgjigjeni kryepriftit?" kërkoi ai.
Mateu 26:67 Pastaj e pështynë në fytyrë dhe e goditën me grushte. Të tjerët e goditën me shuplakë
Mateu 27:30 E pështynë, e morën bastunin dhe e goditën vazhdimisht në kokë.
Marku 14:65 Atëherë disa filluan ta pështyjnë; ia lidhën sytë, e goditën me grushte dhe i thanë: "Profetizo!". Dhe rojet e morën dhe e rrahën…“
Ndoshta koha nuk pikëtakon kohën, ndoshta rasti nuk përket me rastin, ndoshta fjalët nuk janë të njëjta, ndoshta nuk ishte shuplaka e njëjtë me grushtin, (dhe sigurisht që nuk është!), por një gjë është e qartë, një gjë është që puthet e përputhet me të gjitha: turpi bie mbi të gjithë, fundja u godit Lideri i Opozitës, Kryetari i forcës që solli Demokracinë, e mjaft të tjera, Kryefamiljari shqiptar, Njeriu i moshuar…Një kundërshtar politik dje në Londër, ndërsa ndiqte në televizor lajmet nga Shqipëria më tha “Sali Berisha duhet të ketë bërë aq shumë të mira për shqiptarët dhe Shqipërinë, aq sa ta urrejnë kaq shumë komunisto/socialistët?! Ndryshe nuk mund të kuptohet ndryshe.“
Dhe kërkoi të shtonte me një zë që detyroi të gjithë të pranishmit të kthenin sytë…
Pse ore miq, njerëz, shqiptarë të mirë nuk e thatë një fjalë të duhur, të paktën në një ditë si ajo dje, në një ditë kur ti, kushdoqofsh, i sëmurë mendor, i përvuajtur, i futur, apo i ndërfutur që godet me grusht Njeriun në udhën e tij që ia njeh ligj i gëzoke pamasë kahjet e tjera shqiptare, sikurse të ishim armiq të njëri-tjetrit dhe jo shqiptarë të një gjaku? Pse duhej të shahej dhe të lëshoheshin qindra shuplaka nga Jugu në Veri dhe të akuzohej grushtngrënësi për hir të një mllefi të brendshëm? Natyrisht nuk ka ndonjë përgjigje të qartë. Nuk ka! Në këtë lloj demokracie fjala ka marrë udhën e saj, e kur mbaron fjala, kur përfundon logjika, fllon dhuna, fizika, goditjet, aty lindin grushta.
Lefko Popa
E dhimbeshme eshte qe ne fakt nga ky grusht u gezuan disa,edhe ne media po' mundohen ta perligjin, kjo te trishton pa mase, po' jetojme ne nje vend ku ndjenja e hakmarjes ereson arsyen deri ne akte e qendrime antihumane......!
Pano Hallko:
me vend
Timo Merkuri
Askush nuk u gëzua për këtë shpullë që ju dha një burrë shteti nga një i sëmurë mendor që na bëri të ulim kokën të turpëruar. Për dikë ndoshta ishte Krisht, për të tjerët ishte djall por për të gjithë ishte një politikan shqiptar dhe mbi të gjitha një i moshuar që kurrësesi s'duhej ti ndodhte ky turp, që në fakt na turpëroi ne të gjithëve.