top of page

ASNJANESIA E PA-MUNDUR E SHKRIMTARIT


ASNJANESIA E PA-MUNDUR E SHKRIMTARIT (fragment eseje) ... Banorët e “Pallatit” e panë të zbriste shkallëve, vetëm pak minuta pasi radio dhe televizioni shtetëror kishte lajmëruar për mbajtjen të nesërmen të një Mitingu Madhështor Uniteti kundër atyre që po i kthenin shpinën atdheut të vet për t’ia mbathur Jashtë Shtetit.

Atë Tjetrin, “shkrimtarin në përdorim të brendshëm”, mbase ngaqë nuk e dëgjonte më kush, nuk e kishin thirrur. S’hynte në punë as për këtë tribunë. E kishin parë në gjendje të rënduar, teksa mezi ngjiste shkallët, teksa ngatërroi katet për të arritur në shtëpinë e vetë. Kishte trokitur së pari në apartamentin e Prokurorit të Shtetit, i cili, pasi e kishte vështruar prej syrit magjik, thuhej se i kishte dalë me një palë pranga mësimore, sa për ta bërë esëll dhe Tjetri, në rrekje të shfajësohej, pati nxituar t'I thoshte se s’kishte asnjë komunikim me “revizionistët”, as më ish-gruan e tridhjetë vjetëve më parë.

Kjo ndodhte pikërisht në vigjilje të Mitingut të Madh, teksa "Shkrimtari për Jashtë" po zbriste shkallët. Në të vërtet të dy, pra edhe Shkrimtari I Parë, i kishin përgatitur Fjalët e Tyre, nëse do tu kërkohej t’i mbanin në Sheshin e Madh. Mjeshtëruar prej kohësh në fshehjen e mendimit, nuk do t’ua zinin ngoje si arratisje, atyre që e kishin sjellë kufirin në mes të kryeqytetit. As si tradhti kombëtare. Sido si, kërkohej një qëndrim. Më në fund… Këtë e mendoi tërë orët e asaj nate që kush e di kur do gdhinte.

Duke ecur më këmbë, krejt i vetëm, përgjatë Bulevardit që vazhdonte të thirrej me emrin Stalin, solli ndërmend paragrafin kod, cinik, të faqes 41 të një romani të tij, atribuuar direkt VETES si personazh.



"...Rruga e Evakuimit, tha ai me vete. Ndoshta ky do të ishte edhe emri i saj në të ardhmen. Zorra e trashë e këtij vendi. Hm, ja, për një krahasim të tillë atij duhet t'i falnin asnjanësinë e tij. Ndoshta do të kishin nevoje për të, siç tha pak çaste me parë Nebil Kacaj..."

“Vërtet mbaruam, me të gjitha, që doni ta digjni sot…asnjanësinë time?” Teksa asnjë zile nuk ra në telefonin e shtëpisë, hapi një bllok të vogël adresash emergjence dhe ngriti receptorin. Kurrë nuk e kishte formuar atë numër. Në të vërtet, ia kishin dhënë ta përdorte vetëm një herë. Më në fund fare. Kur nuk do shihte udhë tjetër. Kur mund të ishte dita e fundit, fare… Asnjë zë nuk regëtiu nga ana tjetër e linjës. E telefonuan fill në momentin tjetër. Të nesërmen tjetërkush foli në atë miting. Një origjinar tjetër.



23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page