top of page

ASLLAN OSMANAJ: FJALA QË DJEG VETMINË



- Për Z. Hysenukajn e pak cekje tjera –


   Ka mure e mbulesa që çelnikosin qëndrueshmëritë e papërkulura të goditjeve njerëzore apo të valëve shtypëse bërthamore. A thua vetëm këto dukuri qënkan objekt e subjekt qëndrese. Dhe këtu përfundon dashakeqësia e akullit të zjarrit të heshtur!

Ulërimat e brendshme dhe ndjenjat e padukshme tërbohen ndaj shartesave djallëzore të geneve të përziera, me skena e pa skena pabesie. Kolera e zbrazjes sjell vetminë. Në shtresimin real kërkohet baraspeshim kulmor. I përditësuar në mprehtësinë e tehut, Zenun Hysenukaj ka zgjedhur kahun e drejtimit. Ku armik thelbësor ka patur mposhtjen e mllefeve të ndjenjës kohore njerëzore.

Në librin e ri: “Lot Murgu” këto segmente të vetmisë së keqe e të mirë i ka djegur me fjalën poetike të poezive të tij. Ngarkesa e vetmisë kërkon kundërveprim. Që bindemi, se Zenuni e ka realizuar përmes gjithë librit. Optimizmi i lirisë individuale e ka frymëzuar në tërë kapërcellet e udhëtimeve. Kjo përkthehet në vështirësitë e jetës; në humbjet të njerëzve të afërt, varfërinë ekonomike, në përplasjet e punëve të guximshme, por që ka ngadhënjyer si njeri, prind dhe familjarë. Ky titull në ballinën e librit shëmbëllen si një test ngazëllyes për fëmijtë, nipat, mbesat e bashkëshorten. Që në fakt, s’përkon aspak; as me energjinë fiziko-moshore e as me dëshirat vazhduese krijuese. Askush nuk e gëlltit këtë test provokues të parakohëshëm; as të afërmit, lexuesit e dashamirësit. Tek vet perifrazohet se trembëdhjetë vjeç shikova ëndrra me puthje, me një lëmsh dëshirash të tërbuara, duke shpuar moshën, ditët, duke folur lirisht me yjet, e endërruar buzëqeshjen e përsosur në takime ecjesh. Kur energjisë krahasuese i derdh helmin hijeve rrugaçe që kacafyten më ndërgjegjen e tij. Kur aspak nuk i mungon kujtesorja apo jetësorja lirike, që në errësirë, puthjet u bënë ëmbëlsirë, si tortë e shijëshme martese.

Tituli i poezise e librit, ka një përcjellje të këndshme në peshoren e tehut: “Vetja ime më duaj, kam nevojë për ty”. Këtu Zenunin, ngjason sikur e kaplon vetmia e çastit. Por, vetmia e çastit, se vazhdon me ritmin e fuqishëm të vargut: “Fluturoj mbi krahë të brishta dëshirash, edhe kur fjalët më gënjejnë, heshtja tregon të vërtetën. Nëse vdes i heshtur, ky është faji im”. Deri këtu poeti duket engjëllorë. Por trazimi çiltëror rrëfen; gjumin tim e mata me pëllëmbë, gjumin e vajzave e gjuaja me boçet e pishave. Dhe sot trazavaçi shpërthen: “Më lër të dua sonte siç di unë”! Se për kë e për ku e ka mendjen e di vetë, veç që të mos ketë rrjedhoja! Disa ndjenja dukurish; si malli, harrimi, vetmia, heshtja, shpërfillja e të tjera sikur po e ngucin sado pak. Që e nxitin të krijojë vlera edhe më të ndjeshme.


Zenun Hysenukaj ka bërë përpjekje të dukshme për të pastruar gjuhën. Për stilin ka përparuar me poetikën dhe estetikën individuale. Në dy shtresimet dhe kumbimet fjala grindet për tërësinë kompozicionale të poezisë. Pavarësisht mungesës së përvojës teknike, thellësia e lexueshmërisë së autorit dhe e gjetjeve të figuracioneve; gramatike, artistike e stilistike ka sjellë risinë e rritjes. Citoj disa figuracione, shprehje frazeologjike; si pi detin me sytë e mi, heshtjet kanë nxjerrë gjuhë, koha memece tirret rrugëve, dhe në hënë kacavaren shpirtrat, burri qan me mend, terri spërkat pluhur ëndrrash, cigare e pashuar në buzët e ditës, vetmia futon me rrudha të mbështjella me qefin, mishin ja kam falë vdekjes, kockat këtu m’i ktheni, klithma e shpirtit shterron në fytyrën e vetmisë etj.

Në analogjinë tipologjike të karaktereve krijuese, ka kahe reflektuese të ndryshme. Misioni më ka çuar në mjedise ku debatonin për bashkëshortet, dy pena të shquara shqiptare. Njëri shprehej: “…se gruaja ime gëzon liri të paskajshmë”. Tjetri, “… e imja ka liri, por në mirërendim me mua…”. Nivelet e shtresimit njihen. Padija ngroh varrmihësit, dija shqetëson. Në vijim as unë e as Zenuni s’kemi kaçik krijimtarie krahasuese me penat e lartciturara. Fakti i mirë a i keq, qëndron se shumica e grave dhe të afërmit nuk i lexojnë librat tonë. Po diku ka përkim mendimi e veprimi. Personalisht i ngjitem të dytit me pak më tepër egërsi. Se më revoltojnë qofshin shakatë shpotike mjerane, me shprehitë: “ Të pastrojmë shtëpitë nga librat. Apo çdo libër i pashitur bashkë me fondin bibliotekarë do ta futim në varrin tënd, atë ditë…”.

Ndërsa Zenun Hysenukaj me qasjen “maraqe të ëmbëlta” për gruan, e ka prijetare në fjalën ligjëruese e librore. Ku fjalët me të zgjedhura të shpirtit të tij e të lirikëve botëror ia kushton vetëm e vetëm asaj. Pa hamendësuar vërtetësinë apo trillimin e tij. Ca vargje për etjen për femra të tjera, thua ia shuajnë shkrumin e dashurisë?! Me poezitë e tij ai zjarrmon vetminë. Ku libri “Lot Murgu” s’ më tingëllon aq metaforik, për vet dashurinë pa limit. Me lirinë e virgjër ka ecur në shkallët e rritjes cilësore artistike. Autori çdo kohë në vijimësi është në kërkim të vlerave më të arrira.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page