top of page

ARTIZANI DUARARTË 


Nga Mentor SERJANI

PËRKUJTIMORE PËR FATMIR SALIUN• ARTIZANI DUARARTË FATMIR!• FATMIRI I BUZËQESHUR E GOJËËMBËL!• FATMIRI, QË E RRËMBEU FATI I ZI, COVID-19!Fatmiri u lind në qytetin e Sarandës, me 23/8/1965 . Pasi mbaroi arsimin e detyrueshëm 8-vjeçar, shkoi në kursin dyvjeçar për këpucar. Me pas kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe, pas mbarimit të ushtrisë,u punësua në Ndërmarrjen e Riparim-Shërbimeve, në repartin e këpucëve me porosi e më pas në repartin e riparimit të këpucëve. Me vonë, me ndryshimet që u bënë, me fillimin e proceseve demokratike, edhe Miri, (siç e thërrisnim ne shkurt), shkon emigrant në Greqi, Ku punon së bashku me bashkëshorten, lindën femijët dhe ndërtuan në Sarandë një shtëpi banimi dhe rihapi biznesin e tij të këpucarit, kurse bashkëshortja hapi një dyqan argjendarie. Keshtu të dy se bashku filluan te ndertonin nje jete me te mire, per veten dhe te ardhem e femijeve. Kështu, hap pas hapi, ëndërrat e tyre shkonin drejt një të ardhmeje edhe më të lumtur, këtu në Atdheun e tyre!Të dy si çift, Miri dhe Leta, përpiqeshin për një jetë më të mirë, më dinjitoze, të përkushtuar në punë, për të siguruar të ardhura, për të pasur një jetë të denjë, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ana arsimore e kulturore, sidomos për shkollimin e fëmijëve.Mirin, sëbashku edhe me kolegun e tij, Lulin, do ta gjeje gjithmonë në punë, atje në hyrje të tregut, tek ish-dikur Agjensia e Udhëtarëve. Ashtu do ta gjeje, të qeshur e gazmor, siç ishte në të vërtet! Ishte me fytyrë të ëmbël dhe I buzëqeshur. Ishte i apasionuar pas këngëve dhe valleve të krahinës së tij, të martirizuar të Çamërisë, nga andartët grekë, ashtu si edhe i ati i tij, Skënderi. Miri ishte një njeri i respektuar, me fjalën e ëmbël në gojë dhe dëshirën e mirë për të ndihmuar, kur të zinte ndonjë hall, dhëmbje apo hidhërim. Po ti qaje hallin dhe t’i kërkoje se çfarë doje ai të përgjigjej me qetësi:- Do ta zgjidhim, do ta bëjme, - duke e çliruar sadopak shpirtin e tjetrit nga ankthi e sikleti. Miri ishte i muhabetit e mikpritjes, në shtëpi dhe në shoqëri, në mjediset familjare dhe publike. Manifestonte kudo një korrektese të lartë shoqërore, shtetërore dhe familjare. Miri, - siç thotë një fjalë popullore, - ishte shumë i gjendur kudo e kurdoherë.Miri ynë i mirë, ishte i tillë, se të tillë e rritën, edukuan dhe bekuan prindërit e tij dhe Zoti! Por Miri nuk e pati jetën të gjatë, nuk e gëzoi atë gjer në fund, na iku para kohe! E morì me vete sëmundja e mallkuar, Covid – 19-ta , në fund dhjetorin e vitit 2020, jemi mbledhur për të përkujtuar Mirin, artizanin duarartë, familjarin model, shokun dhe mikun tonë të te mirë, njeriun e punës dhe të ndereve. Ne, jemi në çdo përvjetor, për t’u dhënë kurajo bashkëshortes, Violetës, Zonjë Grua, fëmijëve të tij të mrekullueshëm, Andit e Jonës, për të zbutur sadopak dhimbjen për vendin bosh që ai u ka lënë. Jemi këtu se gjaku nuk bëhet ujë! Jemi këtu për ta bërë kujtimin të paharruar! Jemi këtu për të nderuar njeriun e punës e të ndereve! Sëmundja ogurzez dhe è pashpirt, na i rrëmbeu pa pritur nga gjiri ynë! Gjithmonë do të ndjejmë dhimbje për mungesën e Mirit! Mua personalisht më mungon shumë!Sa herë që zbrisja në pazar, apo kthehesha nga shëtitorja, do të qëndroja për pak minuta tek dyqani i tij! Edhe tani, që s’është më, me duket sikur është atje dhe me t’u afruar, do më flasë me dashamirësi, si atëherë që ishte në jetë! Sa herë që më kërkonte ndonjë material pune nga Greqia, ia çoja me dëshirë edhe si pjesë e profesionit që na lidhte e miqësisë që kishim.Ishte një njeri që kishte si tipar fjalën e urtë e qetësinë. Ky qytetar do ti mungojë qytetit tonë, qytetit të Sarandës dhe qytetarëve që e njohën punuan dhe shijuan ndjenjat e tij të pastra dhe shoqërinë e sinqertë.Prehu I qetë, Fatmiri ynë I shtrenjtë! Ne sa të rrojmë, do të kujtojmë, kurrë nuk kemi për të te harruar. Ti ke mbirë në zemrat tona dhe s’ka forcë që të të shkulë!Lamtumirë, lamtumirë, përgjithmonë! Ti jeton në shpirtin, zemrën dhe kujtesën tonë dhe nuk do të shlyhesh kurrë!


26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page