ARRESTIMI


Bedri TAHIRI


Nёse nё letёrsi nuk hyn dhe jeta jote, atёherё ti nuk di ç’tё shkruash. (Dritёro Agolli)

Ishte zgjuar herёt, qё pa gёdhirё, dhe me njё vullnet tё paparё kishte marrё rrugёn pёr nё kryeqendёr. Atё rrugё, qё kur kishte qenё student, e merrte me dёshirё tё madhe. Dorёn nё zemёr, studimet i kishte bёrё pёr vesh gjilpёre, nё skamje e pёr gazep. Kurrё nuk kishte banuar atje, madje as edhe njё natё. Kjo nuk ёshtё trill, por njё e vёrtetё qё vёshtir kapet nga mendjet e tё rinjve tё sotёm. Tё udhёtosh pёr çdo ditё mbi dyzet e pesё kilometra nё njёrin drejtim, nuk ishte punё e lehtё. Pёrkundrazi, ishte njё mund sizifian qё vёshtirё pёrballohej. Por, i riu, si veriu! Etja pёr dije kapёrcente edhe pengesat e Sfinksit...

Sot, asaj rruge kishte mësyrë me njё arsye tё fortё. Rrokullima e ngjarjeve tё ditёve tё fundit nё trojet e tij, kishin vёnё nё lёvizje gjithё mekanizmat vendimmarrёs tё globit. Zullumi kёputet prej sё trashi,- thoshte populli ynё pёrvojёhidhur. Dhe, ashtu, si edhe herё tё tjera, po ngjiste edhe kёsaj radhe. Barbaria dhe egёrsia e zvarranikёve tejkarpatianё mbi shtatin e drobitur arbёror, kishte arriturmajat kulmore. Hasmi shekullor, njё gjakpirёs i babёzitur, nuk dinte tё ndalur. Kishte ardhur momenti qё ai tё kundёrshtohej ndryshe, tamam si nё kohёt e tё parёve tanё, me plumb nё lule tё ballit. Po, po, sepse me lot, lutje e urata nuk i dilej mbanё asaj lubie çmendёse.