Anjeza Musollari: Gruaja, objekti apo subjekti i një makthi të vazhdueshëm eksiztence
Të lindësh femër në Shqipëri do të thotë të mbash mbi veten një mëkat të madh. Gruaja mbetet objekti apo edhe subjekti i një makthi të vazhdueshëm ekzistence.
Historia e këtij kombi të dhunshëm e agresiv, të cilit i përkasim, gjithmonë femrën e ka pasur kultin e mundimeve, të punës dhe të flijimeve.
Madje dhe të drejtën e pronës që nga Kanuni i Lekë Dukagjinit,gruaja shqiptare nuk mund ta gëzojë” farë trashëgimit s’ka tek prindja, as më plang, as në shpi- kanuja e xen gruen si një tepricë në ship”
Shprehje të tilla si, “vajza është derë e huaj”, “djali i saj është i huaj,nuk trashëgon si djali i djalit mbiemrin e trungut familjar të nënës”, “vajza sjell një derr në shtëpi (dhëndrrin) e shyqyr zotit që e martuam”, etj,janë shprehje të hapura të një racizmi të trashëguar nga patriarkaliteti që himnizon mashkullin.
Qenia e saj e mbyt familjen që në lindjen e vet.
Një karakteristikë që shpreh psikologjinë e pritjes së një fëmije të sapolindur është zakoni i të shkrepurit të pushkës me lindjen e djalit dhe heshtja totale me lindjen e vajzës në të kaluarën e ndoshta edhe sot në një pjesë të madhe të shqiptarëve.Në kohën e Komunizmit në Shqipëri shumë baballarë nuk i afroheshin maternitetit kur gruaja e vet lindte vajzë. Ndër kohëra të vjetra e deri më sot për shqiptarin ndryshe përjetohet lindja e një djali për pushkë dhe ndryshe lindja e një vajze për punë.
Sa tragjike ardhja e një gruaje në jetë! “Mjerë ti o e shkretë, që linde femër!”- vajtonin nënat tona të sunduara nga pushteti i patriarkalitetit.
Gruaja, figura më tragjike e familjes, kishte e ka privime të vazhdueshme nga të drejtat e saj. Shprehje të tilla si: “Gruaja është me shpatulla pas murit. Mbyll gojën se është turp,je femër.” nëse nuk tregojnë diskriminim social dhe dhunë psikologjike mbi femrën, çfarë tjetër tregojnë?
Të lindësh grua në Shqipëri ku një në tre femra dhunohen fizikisht dhe dy në tre psikologjikisht është vërtetë tragjike. Të lindësh grua në Shqipëri do të thotë të mos mundësh të jetosh pa çatinë e një mashkulli babës, vëllait, burrit.
Pa një çati të tillë gruaja është lëneshë, e padenjë, e pamoralshme, e fëlliqur, e mjerë, qyqare e ku di unë, gjithfarë epitetesh fyese, përulëse e keqardhëse, një klasë shoqërore në moshë të mesme ndër më të përçmuarat, më të përbuzurat nga shqiptari.
Pothuajse asnjë shqiptar akoma edhe sot në shek. XXI nuk mund të konceptojë një grua të vetme në shtëpi larg babait, vëllait e të afërmve nëse është e pamartuar,ose nuk bashkëjeton me dikë.
Të gjitha vajzat shqiptare të pamartuara në Shqipëri edhe për shkak të mungesës së të mirave materiale, pasi gruaja paguhet minimalisht në Shqipëri për të përballuar e vetme jetën, jetojnë me prindërit nën klimën e nënshtrimit të pretendimeve prindërore për shërbim dhe privimit të lirive të saj jetësore.
Ashpërsia dhe vrazhdësia tragjike mbi femrën e konsoliduar prej shekujsh në ndërgjegjen shqiptare gjen mishërimin e vet në figura të grave që shndërrohen në burra për të shpallur pavarësinë e tyre të fortë ndaj kësaj shoqërie që edhe sot e kësaj dite kërkon të shndërrojë identitetin e saj të ëmbël në fortësi me fjalën burrnesh në Veri e kapedane në Jug.
Gra, që shfaqeshin përkrahë burrave me kobure në brez edhe në kohë paqjeje, pinin duhan e uleshin këmbëkryq në Kuvende (të drejta këto që nuk i gëzonte asnjë grua me burrë) duke hequr dorë përfundimisht nga të qenurit grua. Gra-burra për nga forca dhe vrazhdësia, ndofta edhe më arrogante se edhe vetë burrat, si disa prej femrave të sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Një lloj i shëmtuar njerëzor, i larguar nga e natyrshmja për shkak të instiktit të vetmbrojtjes në këtë mjedis agresiv.
Kultura e të qenurit femër në Shqipëri është ajo e një dhune psikologjike dhe sociale, që mjedisin e mbush me mllef, nëse i duhet dikur të rebelojë (pasi ku mungon reforma nis revolucioni), nëse nuk pranon kuadrin e përgjithshëm në të cilin kjo shoqëri kërkon ta vendos dhunshëm. Një rebelim i tillë është divorci.
Kultura e të qenurit femër në Shqipëri sot lidhet me një stereotip të ri njerëzor që duhet të kapërdijë hidhërimin e tradhëtive të bashkëshortit bashkëkohor me “digjitet”.I duhet të mos ulërijë, pasi ky është mashkulli i suksesshëm për shqiptarin që ka nisur të mëkëmbet ekonomikisht përballë një femre,që nëse do ta tradhëtonte të shoqin, shoqëria e “moralit” në Shqipëri do ta dënonte tmerrësisht ashpër,nën gjykimin “e drejtë” si të përdalë, të pamoralshme, të pandershme e gjithçka vulgare.Për të njëjtin mëkat qëndrimi social sigurisht që do të ishte edhe këtu diferencial. Burri, kjo qenie kaq e adhuruar prej vetvetes në jetën shqiptare do të quhej i zoti, ndërsa gruaja e ndyrë dhe e pështirë.
Shpesh qëndrimet mohuese e ndëshkuese ndaj femrës arrijnë deri në hakmarrje.Sa krime për “motive të dobëta” realizohen në Shqipëri për tradhëtinë bashkëshortore!Madje nga burra që kanë tradhëtuar kush e di sa herë gruan e tyre.Pa analizuar aspak arsyet dhe pasojat shqiptari kalon përherë në ekstrem me “krenarinë” mashkullore dhe “fëlliqësinë” femërore. Sa marrëdhënie të dyfishta e shpesh të shumfishta?!
Pa dyshim koncepti i gruas si një qenie sublime, e cila duhet respektuar me brishtësinë e saj, me bukurinë dhe mirësinë e saj, pasi është pikërisht ajo që i jep kuptimin e forcës dhe lumturinë një mashkulli, është pikërisht terapia sociale.
Shqiptari i sotëm ndodhet përballë një femre të lirë e të pavarur, e cila ka nisur të çlirohet prej mbetjeve patriarkale të së shkuarës.Kjo barazi e huton disi mashkullin shqiptar, i cili vjen prej një pjedestali të rrënuar të një mbetjeje patriarkale të lodhur.
Një traditë shekullore shqiptare në të cilën gratë deklaroheshin si burra në mënyrë që të gëzonin privilegjet e meshkujve në zonat rurale të vendit, po vdes pasi gratë e reja kanë më shumë mundësi tashmë për të jetuar jetën e tyre. Pak gra sot duan të bëhen ato që antropologët i quajnë “virgjëreshat e betuara” të Shqipërisë, një grup femrash që ‘tradhëtojnë’ gjininë, tradita e së cilës daton shekuj më parë. Gratë betohen për beqari gjatë gjithë jetës dhe gëzojnë liritë e meshkujve, si e drejta për të marrë vendime familjare, për të pirë duhan, për të pirë alkool dhe për të dalë vetëm.
Gratë donin të merrnin role tradicionale mashkullore në familje, ku të gjithë burrat kishin vdekur në gjakmarrje.Të tjera thanë se ato thjesht ndiheshin më shumë si burra sesa si gra.
Mbështetja e kësaj tradite ishte kontrolli i fortë në Shqipërinë veriore të “dorës së Kanunit”, një sërë rregullash dhe normash shoqërore që i klasifikojnë gratë si ‘shërbyese’, qëllimi i të cilave ishte t’u shërbenin burrave.pra ishte një formë ikje nga roli që iu dha grave.
Nuk ka shifra të sakta se sa “virgjëresha të betuara” kanë mbetur, por rreth dhjetërave që janë akoma,shumica janë të moshuara.
Virgjëreshat e betuara, apo burrneshat, janë gra që ndërmarrin një betim dhe veshin rroba mashkullore për të jetuar si burra në shoqëritë patriarkale të Shqipërisë Veriore, Kosovës dhe Malit të Zi.
Tradita e burrneshave në Shqipëri u zhvillua jashtë kanunit një sërë kodesh dhe ligjesh të zhvilluara nga Lekë Dukagjini dhe përdoreshin kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 20-të. Kanuni nuk është një dokument fetar, shumë grupe e ndjekin atë, duke përfshirë edhe ortodoksët shqiptarë, katolikët dhe myslimanët.
Kanuni dikton që familjet duhet të jenë patrilineare (domethënë pasuria trashëgohet nga burrat e një familjeje) dhe patrilokale (pas martesës, një grua kalon në familjen e familjes së bashkëshortit të saj). Gratë trajtohen si pronë e familjes. Sipas Kanunit, gratë janë të zhveshura nga shumë të drejta. Ato nuk mund të pijnë duhan, të vendosin një orë, ose të votojnë në zgjedhjet e tyre lokale. Ato nuk mund të blejnë tokë, dhe ka shumë punë që nuk u lejohet të bëjnë. Ka edhe institucione në të cilat gratë nuk mund të hyjnë.
Praktika e virgjërisë së betuar u raportua në Evropën Perëndimore fillimisht nga misionarët, udhëtarët, gjeografët dhe antropologët të cilët vizituan malet e Shqipërisë së Veriut në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.
Një grua bëhet burrneshë duke u betuar me një betim të parevokueshëm, para dymbëdhjetë fshatrave ose pleqve fisnorë, për të praktikuar beqarinë. Më pas ajo lejohet të jetojë si një burrë dhe mund të vishet me rroba mashkullore, të përdorë emrin mashkullor, të mbajë armë,të tymosë, të pijë alkool, të marrë punën e meshkujve, të veprojë si kreu i një familje (për shembull, të jetojë me një motër ose nënë),të luajë muzikë dhe këndojë,të ulet dhe flasë shoqërisht me burra
Një grua mund të bëhet burrneshë në çdo moshë, ose për të kënaqur prindërit e saj ose dëshirë e saj.
Thyerja e premtimit dikur dënohej me vdekje, por dyshohet se ky ndëshkim vazhdon ende edhe sot. Shumë burrnesha sot ende nuk pranojnë ta kthejnë betimin e tyre, sepse komuniteti i tyre do t'i refuzonte ato për shkeljen e zotimeve. Sidoqoftë, nganjëherë është e mundur që të ripërtërihen zotimet nëse burrnesha i ka kryer detyrimet e saj ndaj familjes dhe arsyet ose motivet që e çojnë në marrjen e betimit nuk ekzistojnë më.
Kthimi në një burrneshë ishte e vetmja mënyrë për gratë, familjet e të cilave i kishin kryer si fëmijë në një martesë të rregullt për të mos e përmbushur atë, pa e ç’nderuar familjen e dhëndrit dhe duke rrezikuar gjakmarrjen.Ishte e vetmja mënyrë që një grua mund të trashëgonte pasurinë e familjes së saj,e cila ishte veçanërisht e rëndësishme në një shoqëri në të cilën gjakmarrja rezultoi me vdekjen e shumë shqiptarëve meshkuj,duke lënë shumë familje pa trashëgimtarë meshkuj
Gjithashtu,shumë gra zgjodhën të bëheshin burrnesha thjesht sepse u dhanë atyre më shumë liri se sa do të ishin në dispozicion një kulturë patrilineale në të cilën gratë ishin të izoluara,të ndara nga seksi, të kërkonin të bëheshin burrnesha para martesës dhe besimtare më pas, të fejuara që fëmijë dhe të martoheshin me shitje pa pëlqimin e tyre, vazhdimisht duke mbajtur dhe rritur fëmijët vazhdimisht fizikisht të punonin dhe gjithmonë të kërkonin të shtynin burra,veçanërisht burrat dhe baballarët e tyre, dhe të nënshtroheshin për rrahje.
Burrneshat gjithashtu mund të marrin pjesë në gjakmarrje.Nëse një burrneshë vritet në një gjakmarrje, vdekja e saj llogaritej si një jetë e plotë për qëllime të llogaritjes së parave të gjakut, sesa gjysmës së një jete të caktuar zakonisht për vdekjen e një femre
T’ju them të drejtën, më dhimbset kjo qenie e brishtë që në dukje është kaq e ashpër ,e egër që përpëlitetet për të gjetur ekuilibrin shpesh me dhunë, shpesh me pendime…
Nuk është aspak e lehtë të tejkalohet vetvetja, por jo edhe e pamundur!
Gruaja nuk mund të jetë kurrë fatkeqësi e domosdoshme e realitet tragjik. Ajo, e bukura, e mira, lozonjarja, e duruara, e dhembshura është bekim për shoqërinë. Prej saj nis jeta, prej saj nis edhe një shoqëri më e mirë , sepse është ajo që ka në duar të ardhmen e fëmijëve të vet, e këta të fundit të ardhmen e këtij vendi duke pasur nevojën jetike për mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit.
Të qenurit grua është privilegj i realitetit ‘të hidhur’.
Comments