top of page

"Alkimisti" Sejdo Harka...


"Alkimisti" Sejdo Harka dhe libri i tij "Nobelistët"

(ese)

Nga Përparim Hysi


Po e filloj këtë ese time,me një thënie të ish-Presidentit Francez,Fransua Miteran.Ky e ka lënë me shkrim:"Secili ka "drogën" e vetë."Droga" ime është heshtja. Pa heshtjen, do të humbisja atë ndjesi të hollë për të hyrë në shpirtin e gjërave." Kështu ka thënë Miteran,por,po ta dëgjonte poeti amerikan.Dean Fante, Miterani do hidhej përpjetë.DEAN FANTE thotë:"Po heshte,je terrorist"!!!

Por duke u nisur nga Miterani, pyes veten:"Cila është "droga"ime"? Kësaj pyetjeje e kam të lehtë t'i përgjigjem:-Lexoj dhe shkruaj për çdo ditë.Sikur vë në jetë atë porosinë e pedagogut,poetit dhe përkthyesit,Muzafer XHaxhiu që thoshte:"Çdo ditë nga një vizë,çdo ditë nga një rresht". Siç vë re, nga kjo"lloj droge" pika dhe Sejdo Harka.

Po kush është Sejdo Harka? Kësaj pyetjeje po i përgjigjem përmjet NOBELISTIT, Jozef Brodski.Ky thotë:"Njeriu është çfarë shkruan!". Për ta zgjeruar më tej përgjigjen për Sejdo HARKËN,shfrytëzoj një thënie të shkrimtarit dhe poetit francez,VIKTOR HYGOI që thotë:" Veprat gjigande kërkojnë lexues elitë". Po a nuk janë vepra gjigande ato,të shkruara nga NOBELSTËT? Pa dyshim,por SEJDO HARKA,nuk është vetëm lexues,por dhe "guidë" dhe ca më tepër Ciceron për 27 Nobelistë. Po të hyja në fushën e astronomisë, pasi lexova"Nobelistët" nga Sejdo Harka, në gjykimi tim, SEJDO HARKA është"piloti që anijen kozmike të mbushur me 27 nobelistë,e ul butë në sipërfaqen e HËNËS",me kusht që"sipërfaqa e HËNËS",jemi ne,lexuesit. Është i çuditshëm Sejdo Harka a nuk "qëllon" lartësitë?. Herë-herë më duket si një vetëtimë.Vetëtima qëllon mbi majat apo lartësitë. Po edhe kjo metaforë"vetëtimë" për SEJDO HARKËn ka nevojë për një koificient korigjimi,se vetëltima bie mbi lartësitë dhe i shkrumbon ato,kurse "vetëtima" Sejdo Harka,nuk i djeg nobelistët,por i "pjekë" ata. Foljet "djeg" e "pjek" vërtet rimojnë,por cilësisht janë të ndryshme. Djegja është shkatërim,pjekja me"karar" siç ka bërë"kuzhinieri" SEJDO HARKA me NOBELSTËT, e bie"pjatën të shijshme".

* * *

Kur gjykoj më thellë për studiuesin SEJDO HARKA,më ravijëzohet figura e DEMOSTENIT në GREQINË e lashtë që,pasi qethi gjysmën e kokës, u mbyll atje tek"bucela" mitike dhe u tha grekëve:-Kam harxhuar më shumë vaj se sa verë". Kështu ka ndodhur dhe me Sejdo Harkën,se nuk është kollaj që jo vetëm të futesh në botën e 27 nobelistëve; të marrësh nga ata kuintesencën e tyre dhe të na i sjellësh "taze" neve,,lexuesëve.

Pyetjes se si i ka arritur?Them se kjo ka ndodhur,kur thotë ROBERT ANTONY,se "Disa pijnë ujë në burimin e dijes dhe disa veç bëjnë gargarë".Kuptohet që Sejdo pi ujjë në burimin e dijes dhe e bën me një stil sa të thjeshtë dhe po aq të lexueshëm, Kur vjen puna tek stili,s'ka si mos kujtoj NIctze,NIÇEN.ky debatonte sa me HEGELIN dhe aq me Kantin.

Sikur"shkruajnë për vete",- ankohej NIÇE.Të paarritshëm për çdo lexues. Kurse Sejdo Harka për punë stlii e ka faqen të bardhë: i përtypshëm për ço stomak lexuesish,

* * *

Unë e kam quajtur Sejdo Harkën:"Alkimist"! Nuk është ai heroi homonim i Paulo Coleho. Jo.Sejdo HARKA si "alkimist" është përcaktim im dhe,kur citova"Demostenin që harxhoi më shumë vaj për kandilin se sa verë për të pirë,ky,SEJDO HARKA është i tillë që verën e kthen në ujë. Jo vetëm e kthen në ujë,por na i servir si ujë të pijshëm.

Mos kujtoni që,ngaqë jam 80-vjeçar, më ka lënë mendja dhe po shkruaj e flas përçart. Jam shumë i kthjellët dhe, për t'u mbushur mendjen, lexoni më poshtë. Jam bazuar në një thënie proverbiale të shkrimtarit humorist amerikan MARK TVEN. Ky thotë:" Unë e di që librat e mirë janë"verë",kurse të miat(natyrshëm me modesti të tepruar) janë"ujë".Dhe si humorist shton:"Shumica e njerëzve ujë pijnë".Tani gjykoni vet për nominim tim për një"alkimist" si SEJDO HARKA. A nuk janë"verë" librat e nobelistëve? A nuk i kthen në"ujë të pijshëm" për lexuesit e shumtë SEJDO HARKA? Natyrshëm, që metafora ime qendron dhe unë i uroj"Alkimistit"SEJDO HARKA suksese në prurje të tjera me"NOBELISTË" që deri tani janë 122.

Tiranë,21 shkurt 2023

30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page