top of page

Albert HABAZAJ: KUR GRINDEMI BËHEMI PAK…

  • Dec 6, 2024
  • 1 min read


 


 

Kur grindemi bëhemi pak,

Kur duhemi bëhemi shumë,

Dyshoj e nuk jam i bindur, në fakt

Si reflektojmë ti dhe unë…

 

Le t’i harrojmë ankesat gri vëllezër

Të dashurojmë të nesërmen çdo ditë

Ngaqë kemi nevojë të ndihemi njerëz

Shkula zemrën, lart e ngrita bëra dritë…

 

Vlorë, 04.12.2024

1 Comment


Guest
Dec 08, 2024

Urime! Vargje me ndjesi të forta miqësie e qytetarie!


Like

Shkrimet e fundit

bottom of page