top of page

Akrostik



Edgar Allan Poe*

(shqipërim nga Astrit Lulushi)


Elizabeth, e ke kot kur thua

"S’të dua” - thënë aq ëmbël;

Boshe janë ato fjalë nga L.E.L., ose ti.

Talentet e Zantippes forcohen aq mirë:

Ah! nëse kjo e folur del nga zemra

Merr frymë më pak butësisht

- dhe mbulo sytë.

Kujto kur Selena u përpoq

Të kurojë dashurinë e Endymionit -

E shëroi nga të gjitha, dhe -

Marrëzia e tij - krenaria - pasioni

- vdiq.

———

Edgar Allan Poe (1809 – 1849)

Kjo poezi (botuar pas vdekjes), është një nga disa akrostikët që Poe shkroi më 1829 për të kënaqur adhurueset e tij. Këtu, shkronjat e mëdha në krye të çdo vargu, lexuar nga lart-posht, formojnë emrin "Elizabeth”.


Elisabeth it is in vain you say

Love not — thou sayest it in so sweet a way:

In vain those words from thee or L. E. L.

Zantippe’s talents had enforced so well:

Ah! if that language from thy heart arise,

Breathe it less gently forth — and veil thine eyes.

Endymion, recollect, when Luna tried

To cure his love — was cured of all beside —

His folly — pride — and passion — for he died.


L. E. L. duket se është Letitia Elizabeth Landon (1802-1838), poete e njohur angleze që i nënshkruante poezitë e saj me inicialet L.E.L.

Zantippe është Xanthippe, gruaja e Sokratit. Poe e shkruajti gabim emrin e saj për hir të akrostikut. Xanthippe, ndonjëherë shkruar edhe Xantippe, ishte e njohur për temperamentin e saj të rrëmbyer dhe të dhunshëm. Disi me humor, Sokrati thuhet se i ka shpjeguar Alcibiades se ai mbeti i martuar me të sepse "ajo ushtron durimin tim dhe më bën të duroj të gjitha padrejtësitë që përjetoj nga të tjerët".

Miti i Selenës dhe Endymionit ka të bëjë me Hyjneshën e Hënës (Selenës), e cila ra në dashuri me Endymionin e vdekshëm, që ajo e pa duke fjetur, ndërsa kalonte nëpër qiell natën.

Akrostik është një lloj poezie (ose formë tjetër të shkruari), ku shkronja e parë (ose rrokja, ose fjala) e çdo rreshti (ose paragrafi) përshkruan një emër ose mesazh. “Acrost”, fjalë para-greke; shqip, "kryerresht".

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page