
Agshol dashurish
Nga Fatmir Terziu
Ja tek jemi. Filiza të brishtë. Pemë që çelen, lulëzojnë, frutëzojnë, fulpë hiri të ardhur nga shekujt kë takojmë, kujt i takojmë?
Zogjtë ende takohen me njëri-tjetrin në momentin e tyre më të bukur, hovada e një peme të çelur për këtë skenë: kanë lutur Krishtin, mijëra vite pandërprerje për huallë që të mund të gjejnë agshol të lirë në një pemë.
Krishti ende u buzëqesh me diell nga larg, duke qëndruar me një uratë, ku kalimin, lulëzimi e përshfaq metaforë në varg.
Çdo lule e kësaj peme malluar është dëshirë e zjarrtë e jetës së kaluar.
Kur udhëtojnë afër, dëgjojnë me kujdes: Gjethe-dridhjet janë pasioni i tyre, dëshirë e madhe, dashurisht të dashuruar fluturojnë në mënyrë të shkujdesur, çdo mëngjes, pas tyre, çdo pemë hedh valle, e malli feks hijen që vdes në cipale.
Ja tek jemi fundja dhe ne një trup, që josh ftillimim e një shpirti që imiton udhë zogjsh ... E dashur, ne jemi kështu në të gjitha ditët shpirtra që pikturohen nga zogjtë atje lart, agshol në sytë e tu margaritarë!
Ja tek jemi. Mes filizave të brishtë. Pemë që çelen, lulëzojnë, frutëzojnë, fulpë hiri të ardhur nga shekujt kë takojmë, kujt i takojmë?
Fatmir Terziu: Fatlinda Saraçi Çermae nderuar jo thjesht për komentin dhe fjalët e mira, por për genin artist dhe shijen e artit që e shoh tek pinjollja e poetit elbasanas, të paharuarit Behxhet Çerma
Faleminderit shumë Respektuar qofsh
Fatlinda Saraçi Çerma: Si thone kot Arti eshte ushqimi i shpirtit..dhe ne kete kohe te veshtire artistet e te gjitha zhanreve kane spikatur dhe kan kontribuar me se miri ne gjendjen shpirerore te sejcilit.Dhe ju e keni kryer me se miri misionin tuaj..Respekt per punen tuaj te palodhur per talentin dhe bravo per shkrimet dhe poezite e bukura qe na keni dhuruar..!!
Fatmir Terziu: Eqerem Canajnormalisht që poezia na bashkon poetikisht me dashamirës dhe krijues si Ju. Komenti juaj flet për një vëmendje fine tej asaj që mbetet ende problem jetik i kohës.
Faleminderit shumë
Eqerem Canaj: I ndritur Profesor, ne gjithe boten po lecitin penat me te shquara, ku njerezimit i japin shprese e besim per jete... Ne kete ploje mend - pena juaj eshte vecse nje kurore arti:mesazhi, figuracioni, ndjeshmenia poetike, obsioni politik e kombetar, perfshire nga patriotizmi i pashoq, mrekullisht bukur permes kesaj poezie, Urime pa fund!
Hiqmet Mehmetaj: Fatmir Terziu,fjala jote në vesh të Allahut, Profesor ! Do shporret e keqja ,dhe patjetër do ritakohemi .Ju faleminderit !