
BALLAFAQIM HISTORIK
AGRESORI DHE VIKTIMA
Me këtë titull mendova të shtjelloj disa të vërteta mbi temën: "Gjenocidi etno-fetar grek ndaj çamëve", ndodhur në vitet 1944-1945 në trojet etnike shqiptare të rajonit të Çamërisë.
Përgjigja e vetme është se atë të vërtetë do e thotë vetëm një hetim dhe gjykim 100 përqind i pavarur. Por, nga përvojat historike, na lind dyshimi nëse do të ketë vërtet hetim dhe gjykim 100 përqind të paanshëm? Këtë do e kuptojmë nëse do të arrihet tek ky hetim dhe gjykim! Ne, padyshim duhet të shkruajmë faktet, dëshmitë dhe thëniet e stërthëniet për atë dramë, atë ngjarje të përgjakshme, tronditëse, që shkaktoi vuajtje të thella shpirtërore dhe morale..
Ky shkrim vërtet merr shkas nga të shprehurit e ekspertit të pakicave etnike z. Kostandinos Tsitselikis, profesor grek i historisë ballkanike, por me synim të qartë për të shkruar të vërtetat e masakrave të vuteve 1944-1945. Në shtjellimet që bëhen në tërësi prej palës vrasëse, do përpiqem të sqaroj dhe mendimet e palës së viktimës, duke zbërthyer në të vërteta çdo akuzë të tyre.
Të kuptohemi, problemi i gjenocidit ortodoks grek, ndaj shqiptarëve të Çamërisë, rajon etnik shqiptar, është një temë ku përplasen dy argumente të kundërta. Dy palë: njëra palë e viktimës dhe pala tjetër e agresorit, ku secila shpalos qendrimet ndaj asaj kasaphane.
Që në fillim të shkrimit do sjell në kujtesë një akt ligjor ndërkombëtar nga i cili mendoj se duhet të gjykojnë të dyja palët, por me rëndësi edhe për t'u ardhur në ndihmë lexuesave të interesuar, në gjykimin e tyre mbi të vërtetën e gjenocidit ortodoks grek ndaj çamëve në vitet 1944 -1945.
● Disa nene nga "Deklarata universale . për të drejtat e njeriut"
Neni 1. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në pikëpamje të dinjitetit dhe të të drejtave. Ata janë të pajisur me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit në njё frymë vëllazërore.
Neni 2. Secilit i përkasin të gjitha të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë pa kurrfarë dallimesh në pikëpamje të racës, ngjyrës, seksit, gjuhës, fesё, mendimit politik ose çdo mendimi tjetër, të prejardhjes kombëtare a shoqërore, të pasurisë, të lindjes apo të ndonjё gjendje tjetёr juridike.
Pёrveç kёsaj, nuk do të bëhen kurrfarë dallimesh në bazë të statusit politik, juridik apo ndërkombëtar të vendit ose territorit të cilit i përket ndonjë individ, qoftë kur ky vend ose territor është i pavarur, apo kur ndodhet nën kujdestari ose është jovetëqeverisës a nën çfarëdo kufizimi tjetër të sovranitetit.
Neni 3. Secili ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë siguri vetjake.
Neni 4. Askush nuk duhet të mbahet në robëri ose detyrimisht i nënshtruar; robëria dhe tregtia me robër janë të ndaluara në të gjitha format.
Neni 5. Askush nuk duhet t'i nënshtrohet torturës, a trajtimeve ose dёnimeve të tjera mizore, çnjerёzore ose poshtёruese.
Nene që janë shkelur me egërsi nga shteti Grek në rastin e "gjenocidit ortodoks grek ndaj shqipltarëve të Çamërisë".
—------
Në vijim do ndeshemi me dy argumentime: të palës së agresorit dhe me të palës së viktimës. Për tu kuptuar do përdorim për palën agresore përemrin "Ata"; për palën e viktimës, përemrin "Ne".
—-------
I. Ata- Historiani grek trondit Athinën: “Sollëm grekët nga Anadolli dhe dënuam çamët”. Kështu u shpreh për “CNN”-in grek, Konstandinos Tsitselikis, eksperti grek i pakicave etnike dhe profesor i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik.
“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizelos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompensuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve (të ardhur nga Anadolli) e çamëve".
II. Ne- Del qartë: Nuk ka nevojë për të argumentuar gjë, i ka argumentuar saktë vetë historiani grek. Ai pranon padrejtësinë që ka bërë shteti ortodoks grek që dëboi pa arësye çamët nga tokat e tyre dhe i zëvëndësoi me aziatikët. Gjithashtu pranon padretësinë e bërë ndaj çamëve që, në vitet 1925-1926 sekuestroi brutalisht pronat e çamëve dhe u a dhuroi aziatikëve.
Shtoj se deri në këtë periudhë nuk kemi akuzën fallse të bashkëpunimit të çamëve me okupatorin, akuzë e cila përdoret si justifikim i masakrave dhe dëbinit të çamëve nga vendi i tyre autokton.
III. Ata- Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, pasi pati një pjesë që u rreshtuan në luftën antifashiste me ELAS mbi 500 çamë. Vazhdon deklarimin profesori grek.
IV. Ne - Edhe në këtë rast, ku pala greke i ka bazuar të gjitha akuzat që i paskan dhënë arësye për të bërë masakrat ndaj çamëve, për gjoja bashkëpunimin me gjermanët, historiani e saktëson dhe e përgënjeshtron se ajo është një ide artificiale. Më tej, ai pranon se mbi 500 bij dhe bija çame kanë marrë pjesë në radhët e partizanëve grekë për të çliruar vendin nga nazi-fashizmi. Ka dhe të tjera të dhëna që flasin se mbi 1,000 çamë kanë marrë pjesë me EAM-in. Personalisht kam emrat e 656 çamëve që janë rrjeshtuar me forcat partizane greke që luftuan për çlirimin e Greqisë nga fashizmi dhe nazizmi. Është vërtetuar me dokumente që EDES-i, forca e djathtë greke ishte bashkëpunuese me nazi-fashizmin që sëbashku luftonin partizanët e ELLAS-it.
Lidhur me akuzat greke, të vërtetuara që ishin fallso, na vjen në ndihmë edhe dëshmia e shkrimtarit greak Jani Sharra i cili ka shkruar: "Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën, rrallë ndonjë çam u bashkua me ta".
V- Ata. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES-t, të udhëhequr nga Napoleon Zerva, dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u vranë rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.
VI- Ne. Historiani edhe në këtë ngjarje mban qendrim të drejtë, të pa anshëm. Por duhet shtuar se masakrat e kryera nga pala greke ndaj çamëve ishin një kasaphanë pa kurrëfarë instikti njerëzorë. Ata vranë, therën, coptuan me sëpata, hanxharrë, djegje me benzinë, varrosje të gjallë burra dhe gra, përdhunime dhe çarje barqes të grave shtatzanë. Mizori mesjetare. Ndërsa bilanci i të vrarëve, të vdekurve nga dhuna, sëmundjet dhe uria ishte jo vetëm 3.000 njerëz, por janë si vijon: Vitet 1944-1945 -. Masakruar dhe vrarë, persona......2.777, -. Të vdekur në ksori (internim) burrra dhe djem.......................................................500, -. Të humbur, të rrëmbyer, burra, gra, djem, vajza, fëmijë...….............................................2.300, -. Te vdekur nga dhune, uria, semundjet, torturat................................................2.755, pleq, gra, fëmijë. -.Gjithësej humbjet nga gjenocidi ortodoks grek…….……...........................................8.332, banorë, ose 29,65% e popullsisë shqiptare të Çamërisë nga mbi 28.000 banorë autoktonë që ishin në prag të L2B.
Janë plaçkitur dhe djegur 5.800 shtëpi në 68 fshatra. Sipas një liste, disa humbje materiale janë llogaritur: 110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 25.000 tonë grurë dhe 8.000 tonë vaj ushqimor. Në vitin 1941 pasuritë rurale të popullsisë shqiptare në Çamëri arrinin në dy milionë e gjashtë qind mijë (2.600.000) strema (dynymë) ose 260 mijë hektarë, që përfshinin: tokat bujqësore, lëndinat, kopshtet, pyjet dhe kullotat. Pasuritë e paluajtshme ku përfshihen: shtëpi, punishte dhe fabrika, hotele dhe dyqane shërbimit, ndërtesa publike, etj. shumica e të cilave janë djegur dhe shkatërruar. Sipas vlerësimeve të asaj kohe, pasuritë vlerësoheshin mbi 100 milionë franga ari. Sqaroj se nuk është problemi vetëm tek pasuria, por mbi të gjitha heqja e të drejtave dhe lirive të njeriut, shkelja e tyre.
VII- Ata. Kjo është padyshim përvoja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte. Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur. Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën. Dakord, por që atëherë kanë kaluar tre breza. Kjo është më tepër një çështje e të ɖɾejʈȅs morale për të njohur atë që ka ndodhur më parë.”, tha Tsitselikis.
VIII-Ne. Në këtë qendrim historiani grek, e trajton problem me pa anësi. Sigurisht në rrethanat ku ai ndodhet për trajtimin e një problemi tepër delikat, mundohet që ato masakra, gjakderdhje dhe dëbime tja faturojë një individi me bandat e tij, duke e përjashtuar nga përgjegjësia shtetin Grek. Por kjo manovër nuk ka sukses, sepse po të mos ishte përgjegjës shteti Grek, nuk do i bënte heronj kombëtar vrasësit si dhe do të kishte bërë ndreqjen, do kërkonte faljen dhe dëmshpërblimin. Gjë të cilën e rekomandon edhe historiani grek.
IX- Ata. Për të justifikuar masakrat çnjerëzore të kryera, kanë përdorur gënjeshtrat, shpifjet dhe mos zbatimin e ligjeve e konventave ndërkombëtare. Njihemi me disa të pavërteta që përdorin grekët, që vetëm duke i lexuar kuptohet sa bajate, të ndiçme janë.
Ja ç'farë sajojnë përkundër shqiptarëve të Çamërisë, dmth për “Çështjen Çame”.
● Grekët: “Me sloganin "Nga Epiri Shqiptar në Prevezë", çamët bashkëpunuan me Gjermaninë dhe Italinë fashiste në vitin 1942, duke krijuar njësi të armatosura kundër popullsisë greke”. Kështu e nis një shkrim të saj gazeta “Protothema” pas rikthimit të “çështjes çame” në vëmendjen e diplomacisë shqiptare, gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kocias në Tiranë.
● Ne. Në citimin e sipërmë është e pavërtetë kur thuhet se nga Epiri shqiptar në Prevez, çamët paskan bashkëpunuar me okupatorin më 1942.
Së pari e thotë dhe historiani grek që ky pretendim është fallso. Ai jep dhe numurin e djemve dhe vajzave çame që ishin përkrah partizanëve grekë për çlirimin e Greqisë.
E dyta në vitin 1942 nuk kishte çamë myslimanë në Preves dhe rrethinat e saj, mbasi 35,000 çamë, shteti Grek i kishte dëbuar dhunshëm prej andej gjatë viteve 1923-1926 për në Turqi. Por gazetari vazhdon të bëjë propagandë qesharake, e cila kuptohet lehtësisht, por shtetarët e sotëm grekë e marrin argument të fortë për të justifikuar kryerjen e masakrave ç'njerëzore.
● Kujtesë: E shoh me vend që të rikujtoj hapësirën e Epirit, mbasi janë bërë dhe bëhen shumë spekullime, të cilat fabrikohen nga institucionet fetare në përpjekje të zgjerimit të shtetit ortodoks grek, bazuar në strategjinë ogurzezë të "Megalloidesë".
Gjithkush që kërkon të dijë të vërtetën, le ta fiksojë se: "Hapësira e Epirit të Vjetër (Epirus Vetus) i përket periudhës së viteve 67-285 e.s. dhe përafërsisht mbulonte tokat nga Gjiri i Artës deri në Vlorë. Me riorganizimin perandorak romak, në vitet e mëpasme, mbi hapësirën e Epirit të Vjetër u shtua hapësira e Epirit të Ri (Epirus Nova) që shtrihej deri në Lezhë (nga Vlora në Lezhë-FD).
Midis shekujve IV-VII e.sonë, hapësirat e Epirit qenë pjesë e Prefekturës Pretoriane të Ilirisë (Praefectura Praetorio per Illyricum).
Ndërsa në vitet 318-379 e.sonë, Prefektura Pretoriane e Ilirisë përfshinte tokat që nga Austria e sotme e deri në Kretë, Detin Egje, ndërsa në lindje kufizohej nga Lumi i Shtruar (Danubi) dhe Thraka. Informacionet janë marrë nga hulumtimet e bëra në histori ku sqarojnë vetëm të vërtetat.
X- Ata. “Çamët ishin një grup etnik shqiptarësh myslimanë, që në fillim të shekullit XX-të u vendosën në rajonin e Thesprotisë dhe specifikisht në Igumenicë, Margariti, Paramithi dhe Filiates. Propaganda shqiptare e quan këtë rajon, Çamëri. Emri Çam, vjen nga Thiamis, siç njihej në antikitet lumi Kalamas. Çamët e sotëm janë pasardhës të të krishterëve të islamizuar në Epir nga Perandoria Osmane në shekullin XVII. Edhe pse me firmosjen e Traktatit të Lozanës (1923) me Turqinë, ku çamët myslimanë u konsideruan bashkëpunëtorë me okupatorin , ata nuk u larguan nga qeveria diktatoriale e Theodoros Pangalosit dhe mbetën në Thesproti. Por siç rezultoi më vonë, çamët myslimanë u përdoren nga regjimi fashist për qëllime propagandistike, ndonjëherë edhe në udhëheqjen e sulmevetë përgjakshme në kufirin greko-shqiptar, në mënyrë që të justifikonin agresion ndaj vendit tonë në tetor 1940. Në fakt, 3 nga 14 batalionet shqiptare që morën pjesë në operacion së bashku me italianët, përbëheshin nga çamë”, shkruan autori i shkrimit, Panajotis Savidhis.
XI- Ne. Sqarojmë shprehitë e palës agresive.
●- Çamët nuk ishin një grup etnik shqiptar vetëm myslimanë, por dhe të krishterë. Banorët e Çamërisë nuk janë vendosur që në fillim të shekullit XX në rajonin e Thesprotisë dhe specifikisht në Gumenicë, Margëlliç, Paramëthi dhe Filiat, shto Prevezën dhe Artën (Nartën), me rrethinat e tyre, por ata janë banorë autoktonë në ato hapësira që nga lashtësia e largët.
● Të jem i sinqertë më vjen ndot (ndjenjë e përzierjeje para shpifjeve të fëlliqura), kur detyrohem të sqaroj prapësitë greke, të cilat janë tepër bajate. Zotërinj lexues:
Firmosja e Traktatit të Lozanës (1923) me Turqinë, nuk ka asnjë lidhje me akuzën fallso për bashkëpunimin e çamëve myslimanë me okupatorin. Akuza për gjoja bashkëpunim është "pjellë" nga grekët e kohës mbas viteve 1940, kohë kur erdhën okupatorët; ndërsa traktati i Lozanës është i vitit 1923, para 20 viteve dhe flitej për andallainë (këmbimin) e popujve sipas besimeve fetare. Më duken të tepërta sqarimet e mëtejshme kur ke të bësh më të tilla gënjeshtra e mashtrime.
Përsa i përket mos largimit nga vendi i tyre, banorët e pjesës së Çamërisë nga lumi Acheron deri në Konispol, nuk lidhet me qëndrimin e qeverive greke të kohës, por me vërtetimin e komisionit ndërkombëtar, që çamët myslimanë nuk ishin të etnisë turke, siç pretendonte pala greke, por ishin 24 karatësh të etnisë shqiptare dhe ishin historikisht në tokat e tyre. Që ta mësojnë të gjithë të vërtetën, çamët nga viti 1926 e deri në vitin 1945, vërtet nuk u larguan (nuk është e lehtë të largohesh nga vendi, të lësh shtëpinë dhe gjithçka sepse ashtu kërkon dikush), por jetesa e tyre u bë tejet e vështirë si rrjedhojë e masave drastike në të gjitha drejtimet, nga qeveria greke, e cila bënte çmos që çamëve t'u nxihej jeta dhe të kërkonin largimin. Por ata qëndruan duke përballuar me shumë dhimbje dhe vështirësi sjelljet arrogante dhe vrastare të shtetit ortodoks grek, se nuk u bëhej të iknin nga vendi i tyre!.
XII- Ata. “Gjatë pushtimit gjerman, çamët bashkëpunuan me forcat pushtuese kundër autoriteteve greke. Në vitin 1942, slogani “Nga Epiri Shqiptar në Prevezë” i lëvizjes KSILIA (Sistemi administrativo-politik shqiptar), me 14 batalione, objektivin kryesor kishin të shfarosin popullsinë greke në rajonin e Thesprotisë.
XIII- Ne. Është bërë e ditur se disa bejlerë çamë, me argatët e tyre, u bahkuan me okupatorin dhe pjesmarrja e tyre nuk i kalonte 70 veta. Pala agresive nuk arrin, ose nuk i vjen për shtat të gjykojë me arësye për rastin e dy të vërtetave:
a) në luftën kundër okupatorit për çlirimin e Greqisë, ishin partizanët e ELLAS, ku u rrjeshtuan afro 700 bij dhe bija çame; kur me EDES-in, që bashkëpunonte me okupatorin, u rreshtuan afro 70 veta. Raporti 1 me 10. Kuptohet për shtetin grek i pëlqen Njëshi dhe jo Dhjeta.
b) në çdo luftë ka ndodhur dhe ndodh që të ketë dy grupime. Njëri me okupatorin dhe tjetri kundër okupatorit dhe në luftë me 'të. Me mbarimin e luftës nuk merren masa për çdukjen, shfarosjen dhe dëbimet masive të banorëve. Bashkëpunëtorët me okupatorin, i nënështrohen drejtësisë dhe vendimet merren nga gjykatat përkatëse. Ndërsa nuk vritet, as masakrohet dhe as dëbohet dhunshëm e gjithë popullsia, për shkak se një pakicë paska bashkëpunuar me okupatorët. Në masën 98% të banorëve të Çamërisë nuk morën pjesë as me të majtët, as me të djathtët dhe as me okupatorin.
E pa kuptimtë dhe e pa llogjikshme është pretendimi se çamët në vitin 1942 paskan
krijuar 14 batalione!. Sipas strukturave ushtarake, një batalion përbëhet nga 300 deri në 1.000 ushtarë. Me mesataren 650 ushtarë, rezulton se 14 batalioneve u duheshin mbi 9.000 ushtarë çamë (mbi 35% e popullsisë). Një numur i pamundur. Këtë e vërteton edhe rasti kur shteti grek, në atë periudhë, kishte grumbulluar rreth 6.000 burra dhe djem çamë, nga mosha 17 deri 70 vjeç që i çoi në internim, prej tyre nga torturat vdiqën 500 veta. Klshtu që mbetën 5.500 veta. Aq ishte mundësia maksimale për një popullsi afro 28.000 banorësh.
Është fakt që gjatë dhe pas L2B, qëllimisht nga shteti grek, veç mashtrimeve, shpifjeve, gënjeshtrave, është përdorur suksesshëm edhe kamuflimi me shqiptarët e Çamërisë (çamët) dhe nënshtetasve të Shqipërisë.
● Tjetër mashtrim është se 14 batalionet synonin të shfarosnin popullsinë greke në rajonin e Thesprotisë.
Sipas profesor Selman Shemes (6 janar 2016): "Në vitin 1910 u bë një regjistrim i përafërt për gjithë banorët e vilajetit të Janinës që përfshinte edhe Çamërinë. Sipas këtij regjistrimi provizor që u bë kryesisht për nevojat e shërbimit ushtarak, në numrin e përgjithshëm prej 72.999 banorësh që kishte sanxhaku i Reshadies (Çamëria-S. Sh.), shqiptarët përbënin 60.897 banorë ose 84% të popullsisë. Grekofonët që banonin në krahinën e Çamërisë përbënin vetëm 12% të popullsisë, ose 9840 banorë. Në Çamëri banonin edhe pakica arumune dhe rome (1262 arumunë dhe 1000 romë)". Dihet se në rajonin e Thesprotisë në ato vite 85-90 % e banorëve ishte etnikisht shqiptare. Këtë e dëshmon edhe një studjues rumun, i cili në vitin 1928 vizitoi Thesprotinë për të ditur nëse kishte banorë arumunë. Nga verifikimi rezultoi, sipas deklarimit tl tij, se në Thesproti nuk kishte asnjë arumun, banorët ishin vetëm shqiptarë. Sa i përket banorëve me etni greke në Çamëri, ata në atë kohë gjendeshin më shumë në verilindje të komunës së Filatit, në Malësinë e Murganës. Rajoni ku ata banonin ishte malor me pak tokë pjellore dhe fshati kryesor në atë zonë është Çamanda. Për shkak se ajo zonë nuk mund të mbante një popullsi të madhe, në të kaluarën, grekët dërguan shumë emigrantë në Greqi ose në shtete të tjera. Përqendrimi i grekëve në malësi, tregon se ata ishin të ardhur, prandaj u ngulën në periferi të Thesprotisë. Vendasit autoktonë, çamët banonin në vendet më të mira dhe pjellore, sepse ishin autoktonë.
●●●
XIV- Ne. Materiale të bollshme historike, të dokumentuara nga të dyja palët, ku me interes janë edhe deklarimet e intelektualëve, studiuesave të palës greke, të cilët në shkrimet e tyre u referohen fakteve dhe jo fallsiteteve, mashtrimeve dhe gënjeshtrave të sajuara nga disa institucione shtetërore dhe fetare.
Nuk jemi ne që e shkruajmë apo na do interesi për të sajuar. Jo! Është të shprehurit e kryevrasësit Napoleon Zerva, i cili me deklarimet me shkrim, tregon të vërtetën e synimeve të shtetit ortodoks grek për shfarosjen e çamëve nga trojet e veta. Synim dhe kauzë që nuk lidhet fare me sajesat fsllso të bsshkëpunimit gjstë L2B.
● Le ta lexojmë synimin grek ndaj çamëve me deklarimin e Napoleon Zervës, i cili e shpreh qartë, me anën e një letre që i dërgon mikut të tij. Letra e Napoleon Zervës që i dërgoi në vitin1953, Jani Dani nga Popovi ku i shkruan:
"I dashur Jani,
Kam dashur prej kohësh të shkruaj, por udhëtimi im jashtë atdheut nga njera anë, dhe vendimi që kisha marrë që të vij t’ju shikoj nga ana tjetër, më detyruan që ta shtyj dita ditës. Tani që po gjej kohën të të shkruaj me dorën time, vij të falënderoj, sepse kurrë nuk harrova luftërat tona të përbashkëta dhe të të them se duhet me besim dhe me fanatizëm, ashtu si në ato vite të vështira, të marrësh në duart e tua punën e sqarimit për bashkatdhetarët tanë. Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët të cilët prej pesëqind vjetësh shkelnin në qafë helenizmin. Kjo është puna jote, siç është puna ime që t’u shërbejë të gjithë atyre për të cilët do të më shkruash ti. Pres letrën tënde. Me dashuri Napoleon Zerva, Athinë 04.08.1953".
Gjithashtu shovinisti përbindësh, gjenerali kolaboracionist Napoleon Zerva, tregon për përmbushjen e amanetit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Në pragvdekjen e tij, antishqiptari thotë:
“Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë!”.
Zerva dhe gjeneralët e tjerë u lëshuan si bisha të egra mbi çamët myslimanë të pambrojtur.
Të gjitha qeveritë kolaboracioniste, me ministra e gjeneralë, pjella të ortodoksisë shovene, zbatonin urdhërat e marra që popullsia çame prej 30-35 mijë banorësh të asgjësohej.
Mendoj se çdo koment tjetër është i tepërt. Këto janë të vërtetat e masakrave dhe shkaku i kryerjes së gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë.
Por realizimi i asaj tragjedie, nuk do ishte lehtësisht i arritshëm pa patur miratimin e "Aleatëve" dhe "Boshtit". Kjo vërtetohet me vetë deklarimin e përfaqesuesit të aleatëve, koloneli Kris Voodhanse, shef i misionit ushtarak aleat, i cili deklaron: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, që unë drejtoja, Zerva dëboi çamët nga shtëpitë e tyre!”. Apo rasti kur me urdhër direkt të Hitlerit, çamët dorëzuan armët që mbanin në shtëpira dhe u a dorëzuan gjermanëve. Këta të fundit, armët e grumbulluara nga çamët, u a dhanë edeistëve.
Nuk duhet lënë pa u theksuar edhe fakti se ndjekja vrastare e çamëve ishte e planifikuar të vazhdonte edhe brenda kufirit të Shqipërisë.
●Për këtë po sjell në kujtesë: Në nëntor të vitit 1944, nënsekretari amerikan i shtetit Stetinius, i informuar rreth asaj çka po ndodhte në Çamëri do të theksonte se: “Ne mendojmë se nuk duhet të lejojmë forcat e armatosura greke dhe ato shqiptare të kalojnë kufirin dhe se përpjekjet e tyre për të përzënë ose asgjësuar pakicën që i përket një gjuhe ose një grupi kombëtar të ndryshëm nuk duhet të tolerohen”.
Strategjinë e Zervës për të sulmuar popullsinë çame në brendësi të territorit shqiptar, e denoncoi hapur pranë aleatëve edhe Shtabi i Përgjithshëm i UNÇL shqiptare, i cili iu përgjigj në të njëjtën mënyrë kërcënimit edeist.
I prura këto deklarime për të kuptuar shkaqet e vërteta të gjenocidit ortodoks grek ndaj çamëve, shqipëtarëve të Çamërisë.
Konkluzioni është i qartë: Kushdo që të fitonte luftën dhe marrjen e pushtetit në Greqi, çamët ose do të largoheshin, ose do të vdisnin të gjithë.
Prolog
Një gazetë e përditshme greke, disa kohë më parë, ka shkruar: "Në vendimet e mëvonshme të gjykatave greke, për t’u hequr atyre nënshtetësinë, u vendos gjithashtu edhe shpronësimi i tyre, duke ua kaluar tokën banorëve vendës (banorë vendas, quajnë të ardhurit nga Azia e Vogël-FD).
Në vitin 1945, Gjykata Speciale e Janinës dënoi në mungesë me vdekje 1.930 çamë koloboracionistë, përgjegjës për krime lufte. “Këto 25 vitet e fundit, "Çështja Çame" është shndërruar në një parametër e irredentizmit shqiptar, i cili i ka intensifikuar përpjekjet për ta sjellë në qendër të vëmendjes prej vitit 2000, pas krijimit të shtetit të Kosovës. (Jo irredentizëm, as nga viti 2000, por nga viti 1991, kërkohet e drejta sipas Ligjeve Ndërkombëtare -FD). Për arsye shkëputjeje të vëmendjes nga e drejta e grekëve të "Epirit të Veriut", por edhe për qëllime elektorale, dy partitë më të mëdha në pushtet në Shqipëri, e ngrenë shpesh pyetjen se kur do iu rikthehen pronat çamëve, madje përmendin edhe rikthimin e pasardhësve të tyre në Greqi. Por pozicioni i palëkundur i Athinës zyrtare, ndaj kërkesave shqiptare, ka qenë i prerë dhe se nuk mund të ketë dialog me kriminelët e luftës që janë dënuar nga gjykatat”.
Kështu e mbyll shkrimin e saj e përditshmja greke.
Shënim:
● Termi Epiri i Veriut nuk ekziston. Është term djallëzor i krijuar nga E. Venizelos në vitin 1914, por pa sukses.
● Gjithashtu sqaroj se çamët nuk janë kriminelë lufte, përkundrazi shteti grek i asaj kohe kreu masakra dhe duhet të hetohet dhe gjykohet për gjenocidin e kryer.
Studjues Fahri Dahri. 04/05/2023,-
Komentar