top of page

Agim Bajrami: Metafora e dielltë e një autoreje të talentuar

  • 3h
  • 5 min read

(Rreth vëllimit me poezi "Kalëroj me diellin " të Migel Flor  )

 

Eshtë gjë e bukur ,që në këto kohra të vështira për librin , në derën e rënde të poezisë, krahas emrave të vjetër dhe të njohur tashmë,.trokasin edhe shumë

të rinj dhe të reja Ka prej tyre ,që trokitjen  në këtë  derë, e konsiderojnë si një shtyrje kohe ,ose një përpjekje për tu dukur, ndaj  dhe dalin ashtu sic kanë hyrë ,ashtu siç ka dhe ca të tjerë ,që bëhen banorë  të përjetshëm të saj ,dhe mbesin aty  tërë jetën

Migel Flor  mendoj se bën bën pjesë tek këta të dytët

Edhe pse vargu i saj, rrëmbehet ndonjëherë nga entuziazmi i moshës dhe një akustikë thirrore (,çka është e kuptueshme në këtë.stad  poezia  e saj energjike  dhe metaforike  po krijon pak nga pak një profil të sajin

Përpjekjet e saj për ta parë botën me sytë e saj  dhe krijimi i  raporteve të barasvlefshme mes ndjenjës dhe mendimit ,të krijojnë jo vetëm  një komoditet leximi por edhe  të lëvizësh sëbashku me të ,në  udhëtimet  e  gjatë dhe plot të papritura ,në. relieve të prekshëm dhe imagjinarë .Larmia e ngjyrave   dhe i kontrasteve ndjesorë që të parakalojnë para syve ,  të sigurojnë se je duke ecur edhe brenda botës së shqetësuar të një gruaje jo të zakonshme .

Mund të pohoj me sigur,i se tashmë Migel Flor , e ka kuptuar ,se poezia , si forma më e lartë e shprehjes ,është zhanri më efikas për të shprehur atë që,shumë  prej nesh, nuk mund ta thonë me mjete dhe fjalë   të zakonshme  Nga një lexim i thjeshtë që i bëra  "Vajzës që kalëroi me diellin ',krijova bindjen që  edhe pse titulli është thjeshtë një metaforë guximi ,për të sfiduar pamundësitë ,poezitë brënda saj  janë një sintetitizim artistik i  prekjeve dhe shqetësimeve  të  saj të përditshme ,i polemikave me absurdin dhe muzgun që vijon të mbulojë të nesërmet tona 

Më shumë se kaq ,kjo poezi në ecje e sipër,e brishtë  në dukje ,por kaq polemiste dhe guximtare , i jep të drejtë fjalëve përcjellëse të redaktorit të këtij libri z Agim Sallmani ,kur thotë që poezitë e Migeli Flor, janë lëvizje  dhe dimensione emocionale ,tekste të punuara me kontraste të fuqishme dhe refleksione tensionesh nga dualitet e përditshme të jetës

Migel Flor dhe vargu i saj  ,nuk troket tek lexuesi ,për të shpallur vetëm  qenësinë e saj fizike dhe raportet e ndera me realitetin ,por për t'iu treguar atyre shtresëzimet e ëndrrimeve   dhe   ndjenjave te saj ,

Kjo bën qe simbolikat  e shumta me të cilat shoqërohet vazhdimisht vargu i saj ,ajo e diellit përshembull , merr herë  pas here në   dimensionet e një qenie të gjallë ,që s'mund të fshihet nga hijet dhe retë  .Të njëjtën gjë mund të themi edhe plr simbolikën e zjarreve ,flaks dhe dritës ,që burojnë prej tij

 

 

Ndofta në duar më vënë zinxhirë

Por shpirti im,sdo vdesë rob

Ai ka flakë ,që s'shihen kurrë

E dritë që lind nga çdo plagë e glob

 

Vihet re, që autorja mundohet ta shmangë me sa të mundë tematikat e ngushta,dhe të vogla , personalizimin e problemeve dhe bëmave të fatit të saj E ndërgjegjshme për misionin e vargut,poezia e saj mundohet të mbledhë sa më shumë grimca dhe detaje nga bota ,sa më shumë zëra dhe peisazhe  befasues

Autorja nuk e nis poezinë ,nëse nuk ka një shtytje të brendshme ose motiv të fuqishëm

E ndjeshme si një poeteshë ,dhe e ndergjegjshme si një qytetare e një vendi me problematika të pafund ,përkushtimi i saj më kujton shprehjen e një poeti të madh Poetët kanë lindur ,për të ndërtuar botën ,Parë në këtë kontekst poezia nuk është thjeshtë një fotografim ngjarjesh  dhe momentesh të zakonshëm ,por përpjekje për të depërtuar drejt thelbit

Një gjë e tillë vërehet edhe  gjatë shqyrtimit  të poezisë "Tregëtarët e heshtjes

Ky është një krijim që evidenton dhe akuzon

" Sa të guximshëm janë ata njerëz qe zgjedhin të tregëtojnë dhimbjen e tyre për paqe

Jo për fitim dhe duartrokitje ,po për një çast qetësie ,që se mat asnjë valutë

Ata e kanë kuptuar ,se dhimbja kur e mban gjatë

Bëhet si një monedhë e vjetër ,zhurmon në xhepin e shpirtit

Por me të nuk blen asgjë

Përpos asaj që theksuam më sipër   kjo poezi  të befason  me aftësitë e saj   reflektuese , me vargun  ritmik  dhe qasjet  drejt subjektit .

Në poezinë tjetër" Mos ki frikë të fillosh përsëri " kemi një pozicionim të hapur të autores  në anën e grave të dhunuara ,viktima të mentalitetit të dhunshëm patriakal  dhe sjelljeve tipike mesjetare të shoqërisë ndaj tyre .Si poezi sfidë ndaj këtij realiteti ,autorja e pajis atë me armët e saj më të fuqishme ,ironinë dhe tonin sarkastik

Në këtë poezi dhe në të tjera si këto   vihet re edhe prirja e saj konceptuale rreth problematikave të nxehta që karakterizojnë  një shoqëri  si kjo e jona ,zhytur  në një krizë të thellë morale  dhe shpirtërore

"Grua

Ke të drejtë të ndalesh

Aty ku zemra jote nuk buzeqesh më

Ke të drejtë të mbyllësh një kapitull

Edhe kur të duket e vështirë

Sepse asnjëherë nuk është vonë

Asnjëherë nuk është vonë të rilindësh "

Në poezinë me temë lirike, figura artistike konfigurohet krejt  ndryshe .Përveç frymës së ndjerë romantike që e përshkon atë  ,ajo karakterizohet nga një  stil i zhdervjellët ,nga tonalitete ritmike ,të  ngjashme me shpirtin dhe ndjesitë e autores

"Kërcej në një ëndërr

Fjalët e mia janë pa peshë

Dritat e yjeve më përqafojnë

Dhe hëna buzeqesh mbi supet e mi

 

Qielli bëhet skenë e pafund

Dhe unë fluturoj mbi valët e kohës

Ku çdo frymëmarrje është muzikë

Dhe çdo hap ritëm i lumturisë

Mesazhet që emeton autorja burojnë jo vetëm nga gjëndje të ndjera shpirtërore por edhe nga çaste të gjatë meditativë

Edhe në këto poezi të bie në sy një varg i figurshëm ,plot detaje të prekshëm dhe energji .

Si e tillë, ai ngutet  të dalë sa më shpejtë nga formatet e përcaktuara dhe kufizimet e brendshme  rreth të cilave vërtiten shumë nga moshataret  dhe moshataret e saj ,duke ju dhënë ndjesive të saj hapësira dhe dimensionet e lirisë

  Ardhur nga një kohë ku ëndrra dhe zhgenjimi qëndrojnë pranë e pranë ,autores nuk i mjafton vetëm prania e saj fizike për për ta bërë evidente refleksionet e saj poetikë

Në këtë libër ku njeriu dhe koha sfidojnë njeri tjetrin  , fokusi vështrimor bie mbi njeriun Eshtë ky dhe vetëm ky, që mund të lëvizë botën përpara  ,të ngrihet mbi të pamundurat ,duke u bërë bartës i dritës dhe përjetësisë

Migel Flor me këtë libër shpalos me kulturë portretin e bukur të një gruaje ,por edhe raportet e saj me fjalën e bukur poetike  .

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page