top of page

Adham Prifti – artisti i enigmave të artit  durrsak


(Një vështrim mbi veprimtaritë e një prej artistëve të heshtur durrsakë para viteve ’90 dhe më pas)

 

Është ky Adham, një muzikant mjaft i respektuar

dhe për këtë ka respektin dhe dashamirësinë

e të gjithë muzikantëve dhe këngëtarëve në Londër

e më gjerë në komunitetin shqiptar.

Fatmir Terziu

 

Më shumë më njohin në Burrel

e në Londër se sa në Durrës.

Adham Prifti

 

 



   Ky shkrim është pjesë e librit tim të ardhshëm që titullohet “Durrësi i humbur” ku flitet për objekte të zhdukura si stacioni i vjetër i trenit apo hotel “Breshka”  në plazhin e Durrësit etj, ndër kohë dhe për njerëz të artit por të harruar, ose të heshtur e të harruar të viteve në monizëm.


Autori i shkrimit Fatmir Minguli dhe Adham Prifti në Durrës

   Ky shkrim lidhet me punën e madhe gati të panjohur të artistit durrsak shumëplanësh  Adham Prifti. Ai ka qenë pjestar i një grupi artistësh të një moshe në Durrës  të viteve 70-80  ku secili shpaloste talentet e veta si Njazi Hidri, Shkëlqim Kume, Naim Kërçuku, Adham Prifti, Uljanov Kreko, etj

   Adhami lindi me 7 korrik 1951 në  Ersekë  dhe meqë i ati ishte ushtarak familja e tij u transferua në  Qaf- Prush të Kukësit   ku  kreu 3 klasë të fillores në fshatin Letaj të Hasit. Aty mësoi në moshën  5 vjeçare  çiftelinë të cilën e zotëroi mirë dhe luante solo dhe shoqëronte këngë në takime të ndryshme artistike.


Në shtëpinë e oficerëve në Burrel

Me ardhjen në Durrës  si familje në vitin 1962 në klasën e 4-të  mësoi fisarmonikën në Shtëpinë e Pionerëve, të cilën e zotëroi mirë dhe me të organizonte mbrëmje vallzimi, koncerte të ndryshme midis shkollave e ndërmarrjeve në Durrës. Më vonë mësoi edhe kitarën  që sipas mendimit tim ishte një thirrje e vajtueshme e çiftelisë. Ardhja në Durrës, pranë detit plotësoi dëshirën e të atit që ishte me origjinë nga Ҫorraj, bregdeti i Himarës. Ishte ndoshta kjo paralele që Adhami të shpërthente aq me forcë e me siguri në kompozimet e tij  sepse deti thërriti detin dhe frymëzimi mori trajta të reja.

Sot Adhami jeton në Londër dhe kthehet herë pashere në dy vende të panadara, Durrës dhe Ҫorraj, Ҫorraj dhe Londër. Në një bisedë me profesor Fatmir Terziun në Londër Adhami rrëfen se si realizoi kitarën elektrike në Durrës:

“ ... E kam bërë komplet vetë pasi kam pasur shumë pasion edhe punimin në dru  bashkë me elektronikën , pasi pjesët e kitarës dhe të tjerat  si magnetet me thurje teli për thithjen e tingujve dhe amplifikatorin e bëra vetë. Gjithçka shkonte paralel se në atë kohë vazhdoja kursin e radio teknikës  në ish Uzinën e Radio Televizorëve në Durrës ku mora kategorinë e dytë.”


Kjo ndodhi në vitin 1973.

 Por le të kthehemi në historitë e shumta të këtij artisti aq sqimatar në kompozimet e tij, po aq dhe estravagant në shoqëri. Filloi në vitin 1968 gjimnazin “Naim Frashëri” të Durrësit ku  bëri kompozimet e para si pjesëmarrës në Festivalin e 4-të këngës në Durrës e me vonë në Anketat muzikore të Pallatit të Rinisë në Durrës, xhamia e sotme në qendër të qytetit ,  me këngën e parë “Një biletë” e me vonë shumë të tjera.

   Në vitet1971-74 kryeu studimet në Insitutin e Arteve në Tiranë dhe   emërohet në Burrel si shumë durrsakë e tiranas që mbaronin studimet e larta e që i degëdisnin në zonat veriore të Shqipërisë. Atje  punoi për hapjen e Shtëpisë së  Pionierit ku  primare ishin organizimet  masive të festivaleve të fëmijëve. Në Tetor të vitit 1974  kur ai ishte në Burrel në takimin e ansambleve artistike të shtëpive  të kulturës organizuar në Durrës u paraqit me një kompozim të tijin ” Pjesë për dajre e orkestër” ku ngriti peshë me duartrokitje sallën e pallatit të sportit. Në Burrel kompozoi dhjetra këngë për fëmijë e të rritur. Por kur e pyet Adhamin se a ka shkruar ndonjë gazetë e atëhershmë për këto kompozime, ai hesht dhe nënkuptohet se edhe ai ishte një “artist i heshtur” që duhej të “harrohej”. Vetëm se Burreli e ka vlerësuar me “Ҫertifikatën e mirënjohjes” dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor me Medaljen “Naim Frashëri”.

   I harruari Adham u  kthye në  Durrës  vetëm në vitin 1984. Në vitin 1999 emigroi në Angli, Londër dhe aty kompozoi këngën: ”Të lutem më merr” pjesëmarrëse në festivalin 45- të këngës në RTSH.


Adham Prifti, Shkëlqim Kume, Piro Minguli, Njazi Hidri

   Gjatë punës në Durrës  kompozoi një  këngë që u këndua nga  një grup të rinjsh që formuan kompleksin “5Y “ në festivalin e këngës në Durrës po u fshi nga kujtesa sepse u mbyt nga  kritikat e shtypit dhe të partisë  në rreth nga influenca  që pati pasfestivali i11-të  i këngës në  RTSH dhe kjo shtoi dozën e harresës jo vetëm për Adhamin.

Grupi 5Y u krijua nga të rinjtë e gjimnazit “Gjergj Kastriotit” në Durrës me këtë  formacion: Adham Prifti-piano, Uljanov Kreko -bateri, Qemal Kiptiu-kitarë elektrike, Nikolla Kote-violinë dhe Mihal Stavri- kitarë bas. Ky grup dha shumë koncerte sidomos në pallatin “Rinia”.]]

Profesor Fatmir Terziu shkruan për këtë artist durrsak se”Ai tashmë  mbledh me talentin e tij  qindra e qindra shqiptarë që frekuentojnë “Vila Ronel” në Londër tashmë pronë e shkëlqyer komunitare e pronarëve Neritan dhe Valbona Ҫela.”


Me prof. Fatmir Terziu në Londër

Puna më e fundit e Adham Priftit është një kompozim i titulluar “ Balata e Maro Kondës” tekstin e së cilës e ka shkruar poeti i mirënjohur durrsak Petraq Risto. Kështu Adhami nuk i ndahet detit, detit të Durrësit dhe detit të Jonit aty ku rreh zemra e origjinës, fshati Ҫorraj, se nga andej janë dhe poetët Viktor Qurku dhe Ilirian Zhupa, që të dy kushërinj të Adhamit tonë. Dhe balada përjetëson një heroinë po nga Ҫorraj historia e së cilës tashmë është në folklorin e zonës që Adhami ma postoi ashtu sic ishte shkruar.

Në një shpellë të fshehtë në këtë mal u strehuan fsahti Corraj së bashku me luftëtarët që ishin kundër Turqisë. Turqit endeshin kudo për t’i gjetur dhe kur gjetën kruan poshtë malit zunë pritë. Marua me foshnjën e bucielën në krah u nis për të mbushur ujë pa ditur ce priste. Sapo mbriti 12 turqt e zunë dhe e vunë përpara të tregonte ku fshihej fshati. Në humnerë u thotë ushtarëve të liodehshin  për të mbajrur se s’mund të kalohej,. Në lartësinë 200 metra hidhet vetë me gjithë foshnjen duke marrë me vete edhe 12 ushtarët turq. Poshtë malit është edhe varri dhe lapidari i saj.

 


Certifikata e”Mirënjohjes” marrë në Burrel për kontributin e tij të plotë në themelimin e shtëpisë së pionierve.

Durrës 4 dhjetor 2024



83 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page