A do të lind në Shqipëri një tjetër diplomat si Ismail Qemali ?!


Vilhelme Vrana Haxhiraj


Në fundshek. e XIX, pas luftës Ruso-turke, Traktati i Sh.Stefanit (1878)e Kong. i Berlinit, e bënë kurban Shqipërinë , sikur ishte humbësja e shteteve ndërluftuese. Kjo padrejtësi i revoltoi shqiptarët me banim jashtë vendit, që në vazhdimësi të aktivitetit, krijuan shoqata atdhetare kulturore- patriotike. Kjo u quajt Rilindja Kombëtare. Disa syresh, me poste të larta në Perandorinë Osmane, i shfrytëzuan për përgatitjen e terrenit për Pavarësinë. Zanafilla e Pavarësisë ishte Lidhja e Prizrenit me Qeverinë e Përkorme. *Ruajtja e kulturës, gjuhës dhe traditës, jo vetëm si dëshmi, por si faktorë vendimtarë të  autoktonisë së kombit,që i mençuri Ismail Qemal Bej Vlora i përdori me diplomaci dhe shfrytëzoi dobësinë e P.Osmane, për të bërë gjënë e duhur. Plaku flok’argjend, me kulturë të gjerë, njohës i disa gjuhëve, për inetersa të kombit shfrytëzoi karrierën politike,si dhe bashkëjetesën e tri besimeve fetare, gjë që ka ruajtur etninë dhe vëllazërimin e shqiptarëve.*Me maturinë e tij, evitoi përçarjet mes shqiptarëve e vuri në plan të parë çështjen madhore, kombin.  *Si Guvernator i Varnës,priti Perandorin Franc Jozefi. *U zgjodh Kryetar i Komisionit N/kombëtarnë Danub.* Më vonë Kryetar i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin turk, që i shfrytëzoi për Pavarësinë. *Analiza social-politike e I. Qemalit mbi gjëndjen e Perandorisë në Egjipt, mbi çështjen e Kretës dhe luftën ruso-turke, ku Turqia humbi, u bë një përvojë paraprake për shpalljen e Pavarësinë Kombëtare. *I. Qemali refuzoi postin e Ministrit të Jashtëm e atij Shëtitës, se dëmtonin çështjen shqiptare. *Takimi me rrethet përparimtare, personalitetet politike e diplomatike të Evropës, bënë të njohur problemin shqiptar në opinion botëror. *Ndërsa ishte Kryetar i Partisë liberale turke, I. Qemali, ardhjen e turqëve të rinj e quan anarki të rëndë e të rrezikshme. *Kur emërohet Guvernator në Tripolitani, ai nuhati rrezikun, kërkoi strehim politik në ambasadën angleze, e cila e nisi në Athinë. U mirëprit nga mbreti Georg i I-rë i Greqisë dhe nga shqiptarët me banim aty.* Që aty nisi fushatën diplomatike nëpër oborret e Europës, i shtyrë nga shqiptarët e Australisë (në Athinë).* Më parë shkoi në vende ku njihej çështja shqiptare, Romë, Kalabri e Siçili. Si diplomat i hollë, shfrytëzoi mosmarrëveshjet Austri- Itali për influencën në Shqipëri, e cila kishte dalje strategjike në Adriatik.* Ai zvogëloi a frenoi disi përpjekjet për epërsnë ndaj Shqipërisë si të Austrisë, Italisë, Greqisë e Serbisë. *Me shkathtësi, ai shfrytëzoi situatat politike mes shteteve evropiane dhe secilit në veçanti.* I. Qemali vlerësonte shtypin,ndaj shkoi në Gjenevë, Bruksel. *Pati rëndësi takimi me Faik Konicënpër të reklamuar aktualitetin kombëtar në gazetën e tij “Albania”.

* Dalja e gazetës së I.Q “Shpëtimi i Shqipërisë”, në gjuhë shqipe, greke dhe turke, ringjalli ndjenjën kombëtare te shqiptarët në botë. Në vizitën e tij në Londër për vdekjen e mbretëreshës Viktoria të Anglisë, ku u takua me personalitete të politikës botërore.*Prej andej shkoi në Egjipt, ku kishte shumë shqiptarë. Aty nuhati intrigën e Mehmet Ali Pashës, i cili kishte hapur opinionin sikur P.e Lartë i kishte ofruar I.Qemalit fronin e Shqipërisë dhe ai gjoja s’e kishte pranuar për hir të origjinës me sulltanin. Ai e përgënjeshtroi këtë lajm, por sulltani, për hesape të vjetra, e dënoi me vdekje në mungesë.* Ai shfrytëzoji bukur shkërrmoqjen e P. Osmane që po kalonte çaste të vështira për shkak të kryengritjeve në Ballkan. * I. Qemali shfytëzoi ndarjen e turqve të rinj më 1908 në 2 grupe. *Nga përvoja diplomatike dhe vizitat nëpër Europë, ai u mbështet në 2 Fuqi të Mëdha: Austro-Hungari dhe Itali, që për qëllimet e tyre, ishin kundër pushtimit të Shqipërisë nga Greqia dhe Serbia.* Puna me shtypin dhe bisedimet me lëvizjen përparimtare në Athinë, Romë,Vjenë, Paris, Londër, Kajro, Bukuresht me shqiptarët jashtë vendit, ndryshuan opinionin e Europës, që na konsideronin pa ideale kombëtare. *Pas Memorandumit të Gërçës, hartuar nga I. Qemali e H. Prishtinanisën kryengritjet e përgjithëshme 1909-1911. * I.Qemalit si largpamës dhe vazhdues i Rilindasëve, realizimi i Pavarësisë kërkonte mbështetjen e ndërkombëtarëve për këto çështje: 1 Kushtetutë dhe Autonomi administrative për popujt e ndryshëm të Perandorisë. 2- Shqipëria të ketë 2-3 apo 4 vilajete me krahina shqiptare. 3- Hapja e shkollave shqipe dhe botimi i librave shqip në trevat ku flitet shqip.4- Gjuhë zyrtare - shqipja. 5-Të krijohej policia, postë telegrafa, marrëdhënie diplomatike me Perëndimin dhe fqinjësia e mirë.6- Kërkesa për autonomi dhe jo Pavarësi, përputhej me kushtet ekonomike. 7-Ai, si diplomat i hollë, kërkoi organizimin e një shteti europian, se Shqipëria në shekuj ka qënë lidhur ngushtë me Perëndimin. Jemi në prag të 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, e nisur nga situata ndërpolitike shqiptare, me të drejtë pyes: “A do të lind në Shqipëri një tjetër diplomat si Ismail Qemali , i cili në kushte pushtimi shekullor ,arriti ta bënte Shqipërinë të njohur si shtet të pavarur, fal finesës së tij diplomatike?! Shqipërisë s’ i mungojnë mendjemprehtët, por duhet të lenë pas egon, hakmarrjen e t’i kthehen paqes, vëllazërimit e mirësisë!


BOTUAR PER HERE TE PARE TEK GAZETA IME "ALBANIAN NEWS" NE NUMRIN 47 TE VITIT 2014 DHE ME PAS ONLINE KLIKO KETU

41 views

Shkrimet e fundit