top of page

Zëra


Dy poezi nga Kristo Çipa

(Mjeshtër i Madh).

Zëra

E shtroi sharkun dëbora

Doli Zëra nga Dubrova

Në dorë çiften e mora

U drodh e shkreta, s’qëllova

U pendova që e lashë

Dikush tjetër do ma vrasë

Si murre u derdhën djemtë

Secili e donte vetë

Pa u pleksën si gërshetë

Që në sokak e përpjetë

Donin Zërën ta qëllonin

Po njeri tjetrin shënonin

Zëra si hëna mbi borë

I verboi djemtë e gjorë

Su linte çifte në dorë

Në gjokse u mbillte kollë

Dhe nëpër sokak kur vinte

Dritë e diellit mbërdhinte

Unë si gjuetar i vjetër

Dola në shtegun e verbër

Thashë do qëlloj pa tjetër

Se s’ me la mundësi tjetër

Ajo para meje sosi

Çiften me dorë ma dyllosi

I thashe vetes-Bobo ç’bëra!

A vritet me çifte Zëra?!

Toka ime e deshperuar

Toka ime e deshpëruar

Me mjerim të pamjekuar

Shekujve me shpirt në duar

Rrotullohesh shpirt lënduar

Syri fsheh lotët e tij

Ata zbresin qajneë në gji

Balli retë i bën shami

Po s’fshin dot rrudhat-mërzi

Emigrimi rrjedh si venë

Edhe zogjtë e lanë folenë

Ca yje të rrallë që qenë

Në qelq të qiellit u prenë

Nata ri, se gjen mengjezin

Ditët gri ikin sa zbresin

Mitet të penduar zbresin

Jeta shkon e ngushton mesin

Lëviz bosh kërkon shpëtimin

Në lumin e emigrimit

Sa heq leckat e mjerimit

Me vullnet vesh robërimin

Ikin brezat shpirt pushtuar

Vetveten duke mohuar

Këndej hiq e andej vuaj

Ne të dy anët të huaj

Mbetën pleqtë si hija e malit

Nëpër porta shpirtin varin

Rrojnë për mallin e të gjallit

Mbi supe dheun e marrin

Flenë gjumë e me pak ngrihen

Zë fikur kambanat bien

Në çdo mort me vdekjen zihen

Dheut shkojnë i bëjnë thirjen

-Ata që mban ti moj baltë

Të heshtur e të meraktë

Të lutemi ktheji prapë!

Në këtë jetën e paktë.

Toka ime Shqipëri

Linde një perandori

Por shume pak të rinë në gji

Sikur si je lindur ty

Mos më ri kaq shpresë prerë

Si korb i ulur mbi serë

Qepe venën të mos rjedhë

Mbill një trëndafil në derë

Fshiji lotët! Qeshe synë!

Nxirre nga ferra lirinë

Lakmisë mohoja gjinë

Thirri djemtë! -Ata do vijnë.

Do vijn’ se Nëna s’harohet

Historia rrotullohet

Kur vjen ora që të shkohet

Eshtrat në Atdhe qetsohen

Ju duam të gjallë të vini

Jo amanet Kostandini

Ndizni dashurinë që kini

Udhën do ju ndrit bekimi

O Zot, me fuqinë që ke

Merr nga balta një grusht dhe!

Rikrijo boten e re

Me njerëz që rrojnë në Atdhe.

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page