O At
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 19, 2022
- 1 min read

Per diten e baballareve nje poezi e disa viteve me pare. O At Nga Laureta Petoshati
Mʹi le o At gjithë porositë ndërsa po shuheshe pak nga pak, e perëndove si një dritë më the: Do iki se jam plak...
Në shtrat mʹu duke si fëmijë e unë fëmija tʹu duka At dhimbje e të dyve në të njëjtën vijë, heshtja jote një përgjigje e gjatë.
Si lajmet në ag, ashtu dalëngadalë një cigare thith, ndërsa tjetrën ndez helmi do helm nga shpirti të dalë, e nata për mua nuk bëhet mëngjes.
Të ndjej se je diku pranë meje, më vjen i heshtur si dritë nga lart, e pres e pres një fjalë prej teje se heshtja jote më vret o At.
Në vesh më mbetet si lamtumirë: Të mbetesh përjetë njeri i mirë!
©Vlorë më 9 prill 2018
Comments