top of page

Jeta


Jeta Nga Fatmir Terziu


Ti je rrënja ime, trungu im, degët e mia, dhe gonxhja, dhe lulja, dhe gjethja, dhe e ngritur në këmbë, dhe e shtrirë, dhe e rrëzuar, je oksigjeni që marr frymë. Je ngrohtësia e qiellit, era spektakolare në vjeshtë dhe bora e bardhë e dimrit. Je mendimi që marr. Je momenti i mirë dhe i keq. Je gëzimi që më del. Je hidhërimi që më fsheh, je pluskimi i qeshur i sytheve. Je dhe rënia e zverdhur e gjetheve, je pra: loti që më buzëqesh, je loti që më hidhëron, je sofra e shtruar në familje, je fjala e përzgjedhur në mes shokëve e miqve, je këshilla me të cilën jam mes teje sot, je çdo moment i butë në krahët e njëri-tjetrit, dhurata e fëmijëve je dhe çdo luftë, grindje, mëri e mërzitje, je ushtari dhe gjenerali i kësaj lufte, Urata e prindërve!


Të gjitha i mblodha dhe i mbolla pa vrima në mure, i lodhur dremita i dorëzuar dhe “Je”-të bënë lule.


Ndaj hezitova të shkoja në kopshtin tënd më tutje. … se Ti je një. Çdo moment, çdo sukses dhe dështim Ti mbete. Unë s’të njoha ndonjëherë. Lindja dhe vdekja janë mes teje. Kurrë nuk të urrej, edhe pse vërtet nuk të njoh. Ishe dhe mbete hapja dhe mbyllja e syve Unë thjesht isha. Rrjedha jote më mbajti ndër deje… të shkruaj Libra që Ti jeta ime të lexohesh e bekuar prej të gjithëve, nipërve, mbesave e fëmijëve të fëmijëve…

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page