top of page

Hija



Kishte rënë ora 5 e pasditës. Sa binte terri në atë dimër të ftohtë acarri shtrëngonte dhe më shumë.

Tek merdhinte, Z. Flori kishte mbështjellur me një shallë të butë pambuku rreth fytyres e kishte vënë dhe kasketën mbi kokë, ecte me një hap të shpejtuar rrugës për në shtëpi. Ishte djerrsinjë paksa. Në çaste, ngritte kokën dhe shihte se nga të ftohtit, kishte vetëm ndonjë kalimtar kokulur tek-tuk.

Po,këte ecje të shpejtë, nuk e bënte vetëm nga acarri. Kishte arsye me të veçanta për këte…

Para më shumë se një muaj, eprorët e institucionit për hulumtime dhe projektim, e kishin emëruar-dashti s’dashti- drejtues dhe analitik për çështjet e financave. Meqë kishte të bënte me financa të shumave shumë të mëdha, ia kishin vërë në dijeni si një çështje shtetërore e dores së pare.Kjo dhe ishte një arsye shtesë për t’i tërhequr vërejtjen me të kuqe për seriozitetin se kishte të bënte me një analizë të shkalles së shtetit.

,, Z.Flori, varësisht nga zgjidhjet që do përfshishë në analizë, do forcohet ose dobësohet pozita e shumë personave. E ata janë kyqi i çështjes. E kupton!” ia kishte thënë sipas porosisë së Kryetarit të Komisisë për ndërtimin e sistemit drejtuesi kryesor i administrates z. Aliu. Më pas, po ky i kishte shtuar prerë dhe sa t’a pranoj me seriozitet se nga do duhej të gravitonte më tepër analiza..Ashtu, tek i qëndronte mbi kokë Florit e ky i ulur kishte vazhduar:

,, Të japesh variantat se në cilën shkallë të shtetit të derdhen mjetet duke respektuar interesin shtetëror. E di, ata drejtuesit zverdhanë, ata çakajt e komunave, kanë ankesa ndaj këtij synimi. Po, janë vetjak. Indiferent ndaj një shteti të fortë!”.i kishte plotësuar mendimin në largim.

I lodhur dhe në shqetësime nga punët në lidhje me këte analizen që strumbullar kishte detyrimin që të mbërthej më shumë variante për të futur në zbatim një rregull të ndryshuar të administrimit me fonde, e mendonte vetën pranë dhomes së nxhehtë e banakut të byffe-s së shtëpisë duke pirë raki të forte bërë nga rrushi i vendit. Më parë se këte, e mendonte rrezikun se do e bezdisnin sëpaku, nëse nuk analizon mirë e mirë tërë problemin dhe nëse nuk ia del të shtyj interesin e stafit shtetëror. Kohë më parë kishte dëgjuar për katandinë e një ekonomisti i cili kishte refuzuar detyren të jap trajtat për reformen si i thonin ekonomike. Në të vërteetë, e kishin futur në një akuzë për shpërdorimin e një shume financiare të pabëshme. Po, ai zingjiri institucional, i fortë e kishin shtrënguar deri në trishtim.

Nga kjo, me dyshime se mund të gjetej në akuzë, disi i detyruar shihte vetën në atë vend , kur vëri re se nga pas i shkonte një person i cili sikur e ndiqte.

Në të parën e mendoj se ishte veç një rastësi-bile deshi ta trajtoj dhe ilusion nga të ftohtit, ama, përsëritje e ritmit të ecjes, mbajtja e distances së njejtë, vija e ecjes që të tërat matematikisht përsëriteshin, i futën një dyshim në mendje.

Pasi këtheu kokën nja disa herë dhe e pau një person që ndaloj kur ky këtheu kokën, ai dha një qeshje të zbetë e të shkurtër, një si zgërdhirje dhe Flori kërshëritar dhe sipas të drejtes të mësojë se përse ndiqet e pyeti duke ndaluar për një çast.

,,Në mos po më ndiqni? Hë, jipni një përgjigje!”

Ai ndaloj dhe mbeti në një distancë me tamam sa ishte kur ecte, dhe tek ngurojë të gjegjej më në fund i tha:

“Unë shkoj rrugës time, zotëri.”

,,Rruges Tuaj? Po përse ndaluat sa ndalova vetë! Mundnit të dredhni rrugen nga kjo anë, ajo, të dilni me nxitim para meje. Të mbeteni largë pas! Kishit tërë mundësitë, e ju njësoj”

“ Zotëri, e Ju…? Hetoni ecjen time… Kini këte të drejtë? Pa të më pyesni...Por sidoqoftë, që po ecja vijes Tuaj, është domosdoshmëri e jo ndjekje. Përse s’e besoni se të dy kemi një detyrim që shpie rruges së njejtë. Përkundra kësaj, Ju më denunconi! Nuk më takon mua përgjegjësia që ju e mendoni ashtu. Më pas, kam dhe sëpaku një shkak të cilin-privacia ma detyron- t’mos ua them. Tashti për tashti”.

Duke mbajtur të njejtën distancë që krjiuan me ndalimin, Z. Flori ia shtojë.

”Mirë! Lë ta pranojmë rastësi, sikur e thatë! Po, një mendje ma gjykon se Juve vërdallosni në mendje se unë me një mikun timin-po unë parasegjithash, në tentativat që bënim …për forcimin e shtetit-kuptohet…për vendosjen e një pushteti të qëndrueshem e të avancuar, tani të katandisur nga batakçinjtë komunarë, se jam unë ai rrënuesi i tij”.

Ajo që z.Flori shihte si hije, në heshtje e vështronte.

,, E dini…Ju…unë jam vetja! Më kot keni bluar diç tjetër në mendje!”

Më pas vazhdoj tek shihte Hijen si një mumie në këmbë.

,, Unë jam urdhërruar të punoj si ekspert sistemi. Do bëjë analizen dhe do jap dy faqe të saj. Po, e dyta do mbërthej dhe synimin e atij të shkallës më të ultë. Ai grupim do shumë financa për veten. Por, injoron funksionet kryesore të shtetit. Ja, kjo do rrënoj shtetin. Prandaj, ne me këte analizen do vëmë nga forcimi i shtetit…s’kemi si bëjmë ndryshe” – ia tha Flori i përmes një ngërqi fytyre që jipej me një nervoz të shtuar.

Dhe Hija që deri në atë çast rrinte si një mumie, sikur u ngacmua tejmase, reagoj:

,,“Ilusion i një mendjeje të rraskapitur! E kundërta është e vërtetë. Zotëri! Pikërisht janë ata që do i sforconi me kinse prova në analizen Tuaj, ata që do zhvatin financat, kinse në forcim të shtetit. Dhe do ua them: financat t’i kanë ata të të cilëve janë! Ju e dini të kujt! Po kjo është çështje e opinionit personal. E unë jam veç një Hije. Dhe, sikur e thash jo që t’ju ndjekë, por, pas kësaj që më that, do u bëjë roje. Ja ashtu, hap pas hapi se këte e kam në natyren time”.

Derisa Flori ia pau se Hijes i shkrepi një qeshje në fyty r nga vetëkënaqësia në krahasim më gjëndjen të mëparë për ndonjë nyancë jo dhe aqë të vërejtshme iu ngriten nervat e ia tha :

,,Përse do më bënit roje! Përse do më ndiqni! Jam një rrezik nga të dytët apo të më mbroni nga të parët? Unë nuk dij as për të parën e as për të dytën. Bëjë punën time sa të jap një zgjidhje praktike sa të ndaloj zhvatjen e financave e të mos vie tek një dridhje tektonike e shtetit që tani është me keq se gjëndja nën pushtetarët e rinjë. Kaqë!”.

,, Tashti që bëra identifikimin e synimit Tuaj, kam në dorë një arsye madhore për t’ju qëndroj pranë, herë para e herë pas jush”.

Për ndonja disa çaste vetëm shikoheshin me cytje depërtimi në njëri tjetrin dhe dukeshin si përmendore bronxi e kapur në lëvizje.

,,Do të shtoj se jam përherë pranë jush që herëherë të përcaktoj drejtimin e vajtjes, e herëherë të ndaloj devijimin por edhe t’ju alarmoj për ndonjë atak anësor. Ka të keqe në këte?”

“ Po,kjo më fyen sedren, më privon nga intimja”.

,,E interpretoni gabim. Unë pikërisht, jam pjesë e intimes Tuaj. Ju mbroj nga katandia e çekuilibrimi. Tek e kini këte, do ju vie si një sihariq i papritur që ua heqë shqetësimët”.

Z. Flori që ishte akoma në tension, tashmë ishte fare i zemëruar nga ai ngulmim i asaj Hijeje identitetin e së ciles nuk mund ta përcaktonte sado përpëlitje të madhe bënte.

Në praninë e sajë, ndjehej lakuriq, i privuar nga privacia të cilën ia garantonin rregulla e sjelljës dhe vetë ligji. Po si do ia dilte kësaj…? Kësaj mosmarëveshjeje me një Hije të cilën nuk mundte as ta bëjë as të zhbëjë. Një domosdoshmëri që jipej vetëvetiu fundësisht e mëvetësishme e aqë ndikuese. I rrotullohej nëpër mendje të bëjë një vrap të shpejtë sa t’i hiki. Por, ishte fjala për një Hije që, dashti-s’dashti dilte nga ai dhe e ndiqte. Nuk i vete as kjo përshtati. Po marrëveshja me te…? Me kend të bëhej ajo kur ajo-sikur i mirte z.Flori, ashtu me atë qeshjen-si i dukej- paksa cinike në fytyrë, që patjetër sugjeronte edhe një kërcnim në sfond, as që dihej se trajtë e cilit person ishte.

,,Mund të vë rrugës sime. Kaq kërkoj” ia tha më në fund, kur orvatja e tij për të depërtuar paksa më shumë në te i doli e huqur.

,,Patjetër, patjetër. Unë jam pikërisht për t’ju ndihmuar që ta përfundoni rrugëtimin Tuaj. …!” ia përgjigj Hije sikur me një pafajsi të theksuar në fytyrë.

,,Vetëm ecni, shkoni. S’do keni asnjë të keqe nga unë.”

“Po ju sikur nuk heqni nga mendja të më ndiqni” sërish ia tha Flori njësoj në tension, me një gjuhë të rreptë aq sa e spërkati më largë me pshtymen.

,, Zotëri, unë jam hija që u vete pas kudo të jeni, dhe prajë të jam i tillë vetëm në errësirë. Kjo është natyra dhe detyra ime. Do fikem bashkë me Ju, deshet ose jo.” ia këtheu diç me nervoz se në fillim dhe duke ia bërë të ditur se nuk hiqte dorë në asnjë rrethanë nga përcjellja e Z. Florit.

Në këte dialogë, kishte kaluar aqë kohë sa të shtrihet i plotë muzgu i ftohtë dimëror.

Z. Flori shikoj gjatë-gjatë, sikur kishte dy mendje për mënyrën e zgjidhjës së çështjes dhe s’dinte se cila i shkonte nevojës së tij dhe kur nuk ia doli të përzgjedhë njëren, pa e thënë as një fjalë,ia këtheu shpinën dhe nëpër errësinë e mbrëmjes së herëshme çau rrugën për në shtëpi. Pas tij, hije njësoj e ndiqte kurse z.Flori nuk dinte të shpiegonte se ç’ishte në të vërtetë!. Tek nxitonte të mbërrijten në shtëpi, tashmë edhe më i lodhur dhe të ulët skaj banakut sa të ngriti dollinë e rakisë së vendit, në këthesën e parë të rrugës, ai dhe Hije humbën nga shikimi.

m.m.h. 02,00 dt.04.01.09.

49 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page