Dija


Astrit Lulushi

Koha rrjedh si të ishte përrua a lumë i cekët, ku njeriu shkon për të peshkuar: ndonjëherë, gjithashtu, ai ulet në gjunjë për të pirë, por ndërsa pi, sheh fundin dhe zbulon se sa i cekët është, ai. Rryma e ujit rrëshqet, por etja e njeriut mbetet; dhe shkon të pijë ku uji është më i thellë e më i kthjellët si qielli i thellë, fundi i të cilit është plot me guralecë me yje të panumërt. Ai ndjehet si fëmija që nuk njeh ABC-në; qan për ujin që rrodhi dhe për kohën që humbi; gjithmonë ndjen keqardhje që nuk ishte shumë i ditur që kur lindi.

Intelekti është rezultat i shpërthimit të një grimce të trurit i cili vet është krijesë e një shpërthimi të mëparshëm; grimcat shpërndahen dhe marrin rrugën e tyre në të fshehtën e gjërave. Kur duart nuk përdoren më tepër sesa është e nevojshme, koka është duar e këmbë. Disa e përdorin kokën për t’u fshehur dhe me putrat e përparme përpiqen t’a varrosin atë e çdo gjë tjetër. Njeriu nuk lind i ditur. Është mundimi për të fituar dije që rrit vlerën e dijes, siç ndodh me thuajse çdo gjë të rrallë. Përftimi i dijeve është proces; i ngjan arit që gjendet vetëm nëntokë i mbuluar në gurë e baltë; vena më e pasur është diku përreth; dhe për t’a zbuluar, njeriu fillimisht cakton vendet ku do të hapë vrimat për vendosjen e minave.

7 views

Shkrimet e fundit