
-8o VJET-
1940 - 2020
AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !
NGA FRITZ RADOVANI (2019)
Vllazen e Motra Shqiptarë!
Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:
“VITIN 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTES”
Melbourne, 20 Nandor 2019. Me respekt, Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh librin:
Daniel GAZULLI - Fritz RADOVANI
Në 70 – vjetorin e vdekjes së Poetit tonë Kombëtar!
Ia kushtojnë, Autorët.
Dhjetor 2010.
Kopertina®: Foto e Përkrenares Gj. Kastriotit Vienë, D. Gazulli 2007
Portret i At Gj. Fishtës, Grafikënga F. Radovani, 2010.
JETA DHE VEPRA E
AT GJERGJ FISHTËS OFM.
ASHT PËRGJITHMONË:
MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !
30 Dhetor 1940...
Nalt nga qielli zbret një Engjëll e bie tue përplasë Flatrat e Tij...
Asht Flamuri i Shqipnisë, që mbulon Fytyrën e Poetit tonë Kombëtar...
E bashkë me Te... vorroset edhe Ai, ndoshta përgjithmonë....
Themi përgjithmonë, mbasi atë ditë nuk u vesh vetëm Shkodra, Malet e fushat e sajame të zeza, po u vesh gjithë Shqipnia, tue hy në zitë pafund të vitit 1941...
Plot 70 vjet ma parë! Kur Shqiptarët menduen se një zemër e madhe pushoi së rrahuni, pikërisht prej asaj dite Ajo vazhdoi me gufue ma shumë se kurrë, për t’ i ndejë fjalës së dhanun:
Kurrë, Shqipni, s’kam me t’ harrue,