top of page

TË MJERËT E ATDHEUT TIM


PESË MAJI!!!

SOT ËSHTË PESË MAJI DITA E DËSHMORVE TË LUFTËS NACJONAL CLIRIMTARE!!!


MË PESË MAJ 1942 U VRA NGA FASHISTËT HEROI I POPULLIT

QEMAL STAFA!!!

* * *

SOT NË DITËN E DËSHMORVE...

Monumentet ti Zbukurojmë me buqeta trëndafilash,

me degë ulliri e agrumesh!

Aty,përgjatë bregut të detit

këngët për Dëshmorët e Atdheut të këndohen…

E biseda me trimat ende të dëgjohet aty,

ku pemët luajnë me veten,

dielli shijohet më shumë, dashuria gumëzhinë...

Qytetarët mos të fshihen në prehrin e hijeve,

me krahët e Pulëbardhës

të na përqafoj të gjithëve!!!

AI BURRË...

Ismail Qemali

çdo zemër buzëqesh,

dorën shtrirë e ka lënë

mbi Vlorë...

Në tokë, në qiell e në det,

Kudo ku janë bijtë e tij!

Heroina!!!

Heroina,

u shkroi letrën e fundit

në të gdhirë,

sy më sy me xhelatin,

në lak të litarit jeta e saj lëkundej.

Mbi kalldrëmin e akullt

një palë nallane druri ...

Mes dy maleve të hirta

qyteti i gurtë mbytur

në lot…

Fluturoi ëndrra e saj,

me duarë të shtrira drejt dritës.


TË MJERËT E ATDHEUT TIM


Të mjerët e Atdheut tim

pa prindër...

herë i mbyt dëbora, herë nëntoka a shiu i zi.

Ata të mjerë,

në formën e tyre klasike,

balta u ka ngelur ndër duarë.

Të mjerët e Atdheut tim

lënë në haresë, eshtrat të paralizuara,

në shtratin e tyre të ftohtë...ka jetë!

i gëzojnë gjethet e stinëve dhe pse kanë aromë të fortë!

Gjithçka ngritur nga duartë e

PUNËTORVE TË SHQIPËRISË SOCJALISTE…

ATA E NDËRTUAN!

Ata janë shumë...

Me Emëra, KRENAR…

si vet Atdheu!

Fotografinë e tyre e kanë të ngjyrosur

Duan të shkëlqejnë,,..

Ishinë plot gaz e ëndrra!

Por tashmë të rinjtë janë larguar në vënde të ndryshme për të gjetur punë e të jetojnë në emigrim!!

Pregatitur nga

Arqile V Gjata



Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page