Shqipërimet tërheqëse të Fandit
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 4, 2020
- 3 min read

“E kam ende midis buzëve” është vëllimi poetik me poezi nga Bota i shqipëruar nga Harallamb Fandi. Janë rreth dyzetë e tetë poetë që nisin me Alda Merinin dhe përfundojnë me Wislawa Szymborska, sipas rendit alfabetik të plotësojnë mbi njëqind kapjet shqipëruese poetike të Fandit. Në mesin e tyre nuk mbetet larg Shekspiri, Neruda, Cvjetajeva, Kavafis e mjaft të tjerë që në jo pak raste me poezitë e tyre kanë shkundur mendimin e përkthimit, edhe pse në këtë libër autori qaset qartë tek shqipërimi. Kjo pasi në jo pak raste, rreket se supozimi i rëndësisë së talentit të përkthyesit shpesh ka çuar në rezultatin që përkthimi i poezisë të duket i papranueshëm, ku në veçanti ekziston mendimi se përkthimi i poezisë mund të jetë i suksesshëm vetëm si një formë e rishkrimit ose rindërtimit, ndërsa vështirësitë dhe ndërlikimet e përfshira në përkthimin e poezisë mund të kenë çuar në subjektivitetin dhe ‘izolimin’ e studimeve të shumta përkatëse.
Në këtë prurje shqipëruese, autori i njohur për shkrime, krijime, dhe shqipërime të tilla, tashmë na jep diskursin e asaj që shkon në “perspektivën argumentuese”, për të na dhënë mundësinë për të analizuar poezinë e këtyre autorëve, me anë të së cilës ne mund të argumentomë se përshkrimi i natyrës së përkthimit të poezisë mund të përshkruhet në një mënyrë relativisht objektive, ashtu sikurse ka ndodhur me autorin në fjalë. Edhe pse duket e papajtueshme me traditën e fortë lirike të poezisë tipike të këtyre autorëve, në të shumtën e rasteve, megjithatë një koncept i gjatë në studimet letrare perëndimore, sikurse vjen nga ‘argumenti’, në këtë prurje të sinqertë përcaktohet fakti dhe faktori i shqipërimit të lexueshëm, didaktik, metaforik dhe komunikues, si një dimension strukturor dhe kuptimor. Duke përdorur qasjen krahasuese në studimet e përkthimit, shohim se në këto shqipërime, ka në themel përkthime të mrekullueshme dhe efikase duke mbajtur thelbin dhe origjinalitetin e së njëjtës poezi, tematika dhe cilësi përkthimore, që mund të gjykohen kundër pragut nëse transferimi apo jo argumenti poetik i tekstit burimor është transferuar sa më shumë që të jetë e mundur. Tek “E kam ende midis buzëve” autori Harallamb Fandi natyrshëm na jep të qartë se ai ka punuar me shpirt e me përkushtim, me detajin e fjalës dhe qasjes më të afërt kuptimore.
Duke ditur dhe kuptuar qartë, se përkthimi i poezisë është i vështirë, jo vetëm sepse duket se nuk ka rregulla të mëdha për tu ndjekur, por edhe sepse përpjekjet për teorizimin e tij janë më shpesh sesa nuk dyshohen nga përkthyesit ekspertë për qëllime të shërbimit si çdo udhëzim i dobishëm në proces, autori shkon në një sqimë të gjetjes së fjalës së përshtatshme dhe na afron lehtësi leximi, por edhe dëshirë dhe dashuri leximi.

Dimensioneve të argumentit poetik, diskutimeve në fjalë autori u jep koherencë nga qëllimi i përbashkët i origjinalit dhe shqipërimit njëkohësisht për të demonstruar dobinë e perspektivës argumentuese në arritjen e qëllimit të një përshkrimi objektiv të mesazhit të poezisë, si dhe se si një përshkrim i tillë çon në një teori të thjeshtë dhe akomoduese. Në përgjithësi, konkluzionet e nxjerra nga miratimi i këndvështrimit argumentues të këtyre poezive në ardhjen shqipëruese të Fandit, dedikojnë arsyen e plotë të kenë fuqi përgjithësuese dhe të lejojnë që kumti i poezisë të kuptohet në atë mënyrë që të shpëtojë nga misticizmi, subjektiviteti dhe natyra e izoluar e lidhur me një mangësi të gjetjes së fjalës së përshtatshme me një ngjasim ose përafrim të lehtë me pamjen e mëparshme.
Fandi ka prodhuar në këtë rast përkthime me cilësi poezie. Ndoshta rezultati është më i dukshëm nëse merret parasysh nga këndvështrimi pedagogjik, sidomos i poezive të tilla si “A të kujtohen ëndërrat” e Petros Salinas, apo Jeta e të madhit Walt Whitman, që tingëllojnë fare bukur dhe në formën që na sjell autori. Poezia e Eugenio de Andrade, “Të dashuruarit e varfër” është një shembull tipik që tregon këtë aftësi shqipëruese mjaft të bukur dhe elegante të autorit:
“Kishin dhe kopshte ku hëna
Shëtiste kapur për dore me ujin
Dhe ëngjëll prej guri,
Që e kish’ si vëllanë e vet, ngjyrë gri.”
Ndaj jo më kot që në fillim autori thotë si preambulë ftillese: “Poezia nuk është e atij që e shkruan. Poezia është e atij që e ndjen se nuk mund të bëjë dot pa të.”
Enkelejda Shuka ´…Duke ditur dhe kuptuar qartë, se përkthimi i poezisë është i vështirë, jo vetëm sepse duket se nuk ka rregulla të mëdha për tu ndjekur, por edhe sepse përpjekjet për teorizimin e tij shpien më shpesh nё lirinё e gjetjeve mё te mira, autori shkon në një sqimë të gjetjes së fjalës së përshtatshme dhe na afron lehtësi leximi, por edhe dëshirë dhe dashuri leximi.ˋ Absolutisht dakord!
Gezim Zilja Po hedh një poezi nga Jacques Prevert, përkthyer mjeshterisht nga miqtë e mi Lame Fandi dhe Jozef Radi. Përkthyer nga Lame Fandi Të rinjtë që dashurohen. Të rinjtë që dashurohen puthen në këmbë, përpara dyerve të natës. Kalimtarët ziliqarë i tregojnë me gisht, po të rinjtë që dashurohen, për askënd nuk janë. Është vetëm hija e tyre, që fërgëllon në natë, u ngre nervat heqëszvarëve i kthen n’shëmti e i ngërdhesh tek qeshin. Të rinjtë që dashurohen, nuk janë për askënd, larg prej natës janë, shumë larg, ndërsa gjatë ditës qëndrojnë vetëm lart, mes shkëlqimit verbues, të dashurisë së parë
Përkthyer nga Jozef Radi Djemtë që bajnë dashni Djemtë që bajnë dashni e puthen ashtu n’kambë shpinëkthyem dyerve të natës e kalimtarët që kalojnë i kallzojnë me gisht vërtet, ata djem që bëjnë dashni nuk…
Romeo Durolli Lame te pergezoj per pasionin e madh qe vazhdon te ushqesh per letersine e artin. Per mua ato jane burim i vitalitetit. Ato ta mbushin jeten,ta zbukurojne e te japin plot optimizem. Urime dhe suksese te panderprera.
Eli Kanina Urime e suksese për këtë botim me poezi nga bota Lame Fandi‼️Duket që nga përzgjedhja e emrave të autorëve, që kemi të bëjmë me një volum poetik cilësor, që shqipërimi yt, ka ditur tua shtojë emocionin
Albert Habazaj Emri yt, Lame i nderuar na jep kënaqësi artistike dhe estetike të lartë. Qytetar intelektual, që fjalën mburrje nuk ia njeh fjalori. Urimet më të mira.