top of page

Në vetën e parë njejës!


MUSTAFË ISMAILI

N Ë N A

Në vetën e parë njejës! { Ju që nuk e keni N Ë N Ë N lexoni me kujdesë! }

...Vetëvetiu më erdhi në mendje e shkuara para dyzetë e katër vjetëve, dhe fillova të rikujtoj atë kohë të hidhur kur isha akoma adolishent. Më erdhi në kujtesё e ndjera Nëna Rukije, e cila vdiq në moshë të re, kur ishte në zenit të jetës dhe pa i parë frutat e përpjekjes se jetës. Mendoja distancën kohore dhe hapsinore që mund të pengoj të qëndrosh pranë fizikisht një përsoni, por kurrë nuk mund të ndaloj të mendosh për të. E ajo që mendon mund t’iu përkët të gjithëve por ai që e ndjenë është e jotja. Këto mendime m'u pasqyruan për një ërresirë që të udhtoja në destinimin për të parë dritën e shpresës. Në këto momente kisha shpresën reale që të vizitoja pas kaq vitësh varrin e Nënës. Jam i lumturë që ajo tani nuk është të shohi e të përjetoj këto skena tmerri . Ajo ishte burrëreshë e vertëtë, por skenat e dhëmbshme ndaj femijëve të saj do ta mposhtin me siguri. Dhe kjo ishte tablloja që unë përherë të parë u pajtova me vdekjën e Nënës Rukije, e cila kishte vuajtur aq shumë sa kishte bëre edhe punë të rënda fizike vetëm të rrisë fëmijët e saj. Normal nuk pajtohem me vdekjën e Nënës pasi iku shumë e re. Dhe vdekja e saj ishte imponim, nuk gjeti mbështëtje. Muri i torturave nuk shtihej me kokë, ishte e paevitueshme fundi i jetës se saj në këtë mënyrë. Në këto momente më lindi një urrejtje ndaj atij që ishte shkatari që e ofroi vdekjën e Nënës sime! Këtë do e mbaj në unin tim. Ajo shpeshherë netëve të verës nën hijën e hënës se zbehtë kishte kositur në livadhe,kishte lavruar arat afër shtepisë me buaj dhe më merrte edhe mua si i vogël që isha vetëm si mbrojte dëshmie sa më afër edhepse nuk mundja të ndihmoja diçka por bile të isha afër saj. Të gjitha këto punë i kishte bërë tinëz njerëzëve të mos e shohin se si një grua bën punë të rënda fizike, punë burrash dhe herët në mengjes sapo përendontë hëna ajo kthehej në shtepi pa u vërejtur nga gojekëqinjtë që mund ta përgojonin se si një grua që bën punë meshkujsh! Këtë e kishte bërë vetëm e vetëm për të mirën e fëmijeve të saj dhe duke mos e nënçmuar bashkëshortin, i cili nuk ia mësyent aq punës së bujqësisë. Kur vintë në shtëpi e gjentë në gjumë dhe i rapotonte se kishte bëre këtë e këtë punë në fushë . Dhe ai pa ia ditur vlerën e saj tani kërkontë nga kjo grua “burrë” të ia bentë edhe qëjfin e tij.. Dhe të përgadisë të gjitha punët e shtepisë që i duhej një gruaje të bënte. Dhe e gjora i bëntë këto si një vegël tëpër e torturuar dhe e papërfillur e pa kurfarë të drejtë minimale e duroi aq shumë sa mali me dëbore dhe u amortizua shumë shpejt fizikisht dhe psiqikisht sa që supët e saja nuk e mbajtën më as përpjekjet psikofizike dhe për ca vitë e gjora u shkatërrua dukshëm. Një ditë u shemb për toke dhe ra si trupi i një peme frytëdhënëse,apo si është ajo kënga popullore e vajtimit

U këput lise edhe ra, mbetën degët në hava!

Ajo iku nga kjo jetё në moshën dyzetë katër vjeçare me sy hapur pa e realizuar asnjë deshirë që e ëndërronte. Amanetet e saja që i la para se të ik në amshim i dhanë një shpresë mashtruese! Jeta zgjedh provat me të vështira për njerëzitë e mrekullueshem. Të lumtur janë ata që veprojnë me ndërgjegjën duke rëspektuar drejtësinë dhe ndjenjat fisnike që janë gjërat me humanë. Askush kurkujt nuk ka të drejtë t’ia uzurpoj ketë të drejtё pa marrun parashysh se nga cila pozitë je. Ketë e kishte në mendje dhe e ndjera Nёna Rukije. Këtё moto e krijoi nga prezenca që e përcollën në jetë. Iku duke na lënë ketë porosi si amanët neve femijëve të saj. Me mua ishte shumë e lidhur dhe e mbante shpresa se një ditë do të bëhem ashtu si më këshillontë me orë të tëra vetëm të arrij qëllimin që unë i biri i saj të bëhem ashtu si e deshironte ajo. .. Bile në shtratin e vdekjes në Spitalin Shteror të Shkupit në minutat e vdekjes më ka lenë edhe një amanët që vetëm të shkollohem e të shkollohem të mbaroj shkollën dhe të kujdesem për motrat dhe vellezërit që ishin me të vegjël! Ajo ishte e brengosur sepse po më lë këtë bagazh amanëti dhe po më obligon dhe më një dhimbje shpirtërore . Por psikologjia e saj ishte tamam prej edukatori dhe mundohej t’ia adaptonte edhe moshës së fëmijeve të saj. Kur ndonjëherë mendonte se po e tepronte me këshilla të tepërta ajo tërhiqëj aty ku ishte niveli i aftësisë dhe moshës tonë! Asaj i ngelën shumë gjëra të pa thëna, të parelizuara të cilat mundohej të më thoshte pasi isha më i madhi si i biri i saj, por nuk i tha edhe të gjitha dhe shumë prej tyre i mori me vetë në varr... Kjo nuk ishte për mungës guximi por frika për të mos prishur gjithçka pas ikjës së saj nga kjo botë! Ajo që e bëri të ishte aq shumë e lidhur me mua është një histori me vetë dhe shumë e vaçantë me plot dhembje dhe në fund me një krenari. Qyshë në moshën time shtatë vjeçare kishte ndodhur një befasi e papriture dhe shumë e dhimbshme për Nënën Rukije. Isha zhdukur për ditë të tëra nga shtëpia dhe nuk isha kthyer. Kjo ishte një dhëmbje shumë e madhe për Nënën e cila po vuantë për të vetmin djalë që më kishte në atë kohë. Ishte e bindur pas djalit të saj që tani ishte i zhdukur se trupi i tij është shqyer nga kafshët e egra apo kishte mbaruar diku në ndonjë humnerë mali a pusi në fushë apo ishte grabitur nga ndokush. I shkonte mendja vetëm për të keq. Kjo gjë e bëri Nënën të mendoj të gjitha këto dyshime dhe kërkonte bile të gjëje një pjesë të gjymtyrëve të trupit tim. Kjo histori kaq e dhimbshme për Nënën Rukie nuk kishte fund pesimizmi.Për të mos e zgjatur ketë histori shumë te dhimbshme për Nënën e gjore në fund për fat të mirë më gjetën diku malëve në mes kufirit Bullgaro Maqëdonas afro 350 kilometra nga shtepia . Ajo e gjora nga kjo mrekulli për gjetjën e djalit gati sa nuk e humbi vetëdijen që i erdhi i biri në shtepi shëndosh e mirë. Tani zemra e saj u qetësua, por dhimbja i kishte ngelur brenda kraharorit të saj. Saherë largohesha nga shtepia e gjora Nënë nuk qetesohej dhe mendonte se mos po i përseritët e njëta gjë.Kur më përcilltë të shkoja në shkollë para se të dali nga shtepia ajo më merrte dhe më përqafonte aq përzëmërsisht dhe kurrë nuk ngopej se puthuri pa më lenё vend në fytyrë duke më dhënë uratat nga më të mirat që ajo i dëshirontë. Ishte betuar se nuk do të më ngacmonte aspak dhe nuk kishte deshirë që i biri të bënte of, ose ndonjë ofshamë! Nga ky moment ajo më përcillte, më ruante me xhelozi si nje thesar shumë i shtrenjtё. Nuk i besonte më askujt dhe kudesej pa masë sa që nuk më linte askund të largohem. Ajo e konsiderontë gjë të shenjtë dhe një dhuratë të rifalur nga Zoti. Nga do që shkonte ajo më përcillte me vemendje . Edhe lojёn kur e bëja me femijët e tjerё i dukej se po lodhem dhe më tërhiqte të pushoja nga loja. Kur kishte rast me jepte edhe ushqim më special.Këtë e bëntë tinëz fëmijëve të tjerë pasi nuk kishte për të gjithë. Saherё largohesha nga shtëpia asaj iu këpuste një pjesë e zemrës .Këto gjeste e bënin që të jemi edhe më shumë të lidhur si nyje me njëri tjetrin. Tani e tutje nuk mundeshim të rrinim në distancë të largëta njëri prej tjetrit. Ajo kishte një ndjellakeqësi se mos po i ndodh prapë ajo e keqë. Por përkundrazi duke u rritur dhe duke e kuptuar Nënën dhe gjithnjë e porositja të mos behëj merak më për këtë të shkuar. Me ardhjën e kohës dhe me aftësitë e mia prej një djaloshi aq simpatik për Nënën time, ndjeja një dhimbje sepse Nëna ishte aq shumë emocionuese për mua. Tani filluam edhe të ndajmë edhe mendimet e të përkrahim njëri tjetrin duke e kuptuar mirë arsyen. Kjo ia forcoi edhe Nënës një bindje të padyshuar sepse i biri i saj po ngritej çdo ditë e më shumë dhe po ecte labirinthëve të jetës . Ajo krenohej me të birin e saj sidomos kur e lavdronin dhe dëgjonte fjalë të mira nga të tjerët.Krenohej me notat e mira që merrja në shkollë. Ajo të vetëm shpresën e kishte mbështëtur te unë dhe mburrej e krenohej me këto gjestët që reflektoja. Bile në momentet e fundit të jetës iku duke më porositur me keqardhje se ajo po e linte ketë botë ishte e bindurë për sfidat që po më pritnin në jetë sepse e dinte dhe më thoshte se ty po të mbeten të gjitha përgjegjesitë . Më këshillonte-mos i merr gjërat shpirtërisht se unë e pësova vetëm e vetëm për juve që të mos iu lë jetima dhe hoqa të zitë e ullirit. Unë akoma mësoj nga ato që i kisha dëgjuar sepse athere isha i ri të kuptoj të gjitha ato që thoshte Nëna. Ajo e dintë se akoma isha i ri të veproja ashtu siç thoshte, por ishte e bindur se koha po i ofrohej dhe deshironte t’i thoshte të gjitha! Një ditë më tha të gjitha duke u tërhequr në shtratin e saj të vdekjës. E mjera Nënë iku duke përseritur të njëtat fjalë dhe me këshillat që të mos i harroj sepse e dinte mirë se në duar të pasigurta po i lë femijët e mitur. Ajo e dintë se vetë kishte hequr të zitë e ullirit po nga ato duar. Ajo e mbylli kaptinën e jetës fizike me sy të çelur më 11 shkurt 1978 në Spitalin Shtetror të Shkupit. I ngelën pa i realizua shumë përpjekje shpirtërore. Unë tani i kam kuptuar të gjitha ato vuajtje dhe ndjenja që i mori me vete. Ato i ngelën keto të reflektuara në shpirtin e saj! Unë iu betova duke ia thenë fjalët e fundit mbi trupin e saj të pajetë: - Tani pusho e qetë se punët dhe hallët e kësaj dynjaje nuk paskan fund dhe nuk do t’i mbaroj askush.. E përqafova duke e larë me lot që më rridhnin çurkë mbi fytyrën e saj akoma të ngohtë. Trupin e saj e pushtova, nuk doja të ma marr ndokush nga duart. Dikush më ngacmoi duke më tërhequr vrejtjen të largohem nga e ndjera,unë as që përfilla këte vrejtje. Qëndrova për disa minuta deri sa ia thash të gjitha ato të pathëna që nuki ia kisha thënë për se gjalli. Ia mbylla sytë dhe i thash lamtumirë përherë të fundit. Lamtumirë e mira Nëna ime, u ngjite qiellit më herët se sa duhet, pak para kohe, por Zoti te kishte deshiruar. Kur u shkoqita nga trupi i saj ktheva kokën mbrapa pash ekipin mjekëksor brenda në dhomë që po benin sehir duke e përcjedhur situaten e krijuar. U kërkova falje për kohën dhe gjestët e bëra në prezencen e tyre. Mjeku kryesor duke e kuptuar dhimbjen shpirtërore të krijuar m'u përgjegj me një gjuhë të ëmbël! Ke të drejtë Nënë e ke. Ajo qëndroi një muaj në ketë repart. Pas çdo vizitë takoja dhe konsultohesha me të njejtin mjek. Mjeku para se të më shpreh ngushllime e konstanton vdekjën! Vetë mjeku me ekipin e tij me shumë keqardhje më shprehën ngushllime duke më sqaruar edhe një herë diagnozen e sëmundjes vdekjeprurëse. Ai më tha : Me keqardhje po të them por e kam obligim moral sepse e ndjera me të vertëtë të ka dashurë me shumë se një Nënë. Ketë e kemi vertëtuar edhe gjatë inërvenimin kirurgjik. Ajo edhepse nën ndikimin e narkozës e ka përmendur shumë herë emrin tënd por ne nuk e kemi kuptuar gjuhen çfarë fliste. Emrin tënd e përsëriste vazhdimisht. Me vjen keq pasi ti je shumë i ri, por nëse Nëna të ka lenë ndonjë porosi apo amanët përpiqu ta çosh në vend, sepse vdekja është proces që nuk ndalet! E gjora Nënë,shpesh mendonte të thyente tabunë dhe traditën e imponuar viktimë e së cilës ishte ajo vetë. -“Për ne do të flasin dhe do të gjykojnë breznitë që do të vijnë. Jemi bërë urë dhe po mbajmë mbi supe këtë traditë të keqe e të shumtuar”. Këtë e shprehte shpesh here! Unë e kisha plotësisht ndërgjegjen dhe bindjen të qëndroja ballë për ballë në këto moment të fundit. Shpirti im dhe zemra ishin gati të merrnin flakë, edhe pse ndihesha i ngrirë si një zog brenda kafazit i padobishëm dhe i mërzitshëm. Nga qielli fluturonin si shtëllunga re të dendura dhe sillnin me furtunën zhurmuese, fluska të ngrira të borës. Era vazhdonte të frynte dhe i shpërndante fluskat e borës. I lëkundte aq shumë degët pa gjethe të pemëve që e rrethonin ambientin. Nga pikat e ngrira dëgjoheshin kërcitjet e tyre të lehta që binin me mijëra pjerrtas. Nga era e fuqishme krijohej një rrymë e fortë ajri dhe një zhurmë fishkëlluese. Trupi spontanisht dridhej nga të ftohtit e unë i ndjeja goditjet e njëpasnjëshme të dënesjeve që i përgjigjej dënesjes së radhës të shoqëruara me lotët e nxehtë që më rridhnin çurgë faqeve të ngrira. Kjo ide më vrau në ndërgjegje mu në momentin e dhimbjes më emocionues deri sa qëndroja gatitu në hyrje të Xhamisë para arkivolit të vendosur mbi një gur të rrafshtë e të ngritur gjysmë metër nga toka që ishte enkas për këtë qëllim. Në të ishte shtrirë në arkivolë si një statujë horizontale, trupi i Nënës, tashmë të ndjerë, i mbuluar me një çarçaf të bardhë. Po përgatitej drejt varrit të hapur nga djemtë e rinj vullnetarë të lagjes. Në mesin e tyre ishte edhe xha Hajdari, mjeshtër dhe artist i përpiktë për çdo gjë që e punonte. Ai ishte edhe murator i mirë. Atij ia kishte lënë amanet e gjora që ai t’ia hapte varrin me mjeshtri. Këtë porosi Xha Hajdari po e zbatonte tani me përpikëri. Ai po hapte varrin me ca djem të rinj duke përcjellë punën deri sa u hap varri në mesin e varrezave të fshatit. Në ceremoninë e xhematit po faleshin dhe po luteshin për shpyrtin e të ndjerës brenda në Xhaminë e fshatit.Mendimet më trazoheshin nga era e fortë që fishkëllonte dhe e lëvizte çarçafin e bardhë mbi trupin e pajetë të Nënës. Lëvizjet e pandërprera të çarçafit të bardhë nga era e fortë thuajse tregonin se e ndjera po i dorëzohej kësaj bote në mënyrë paqësore dhe po e humbte betejën me jetën!. Gjersa ajo ishte e shtrire në arkivol, mua më erdhën në mendje këto fjalë të së ndjerës, e cila më la amanet para se të ndërronte jetë. Ajo më këshillonte që të bëja çmos të mos e braktiste shkollimin pa marrë parasysh sakrificat dhe sfidat që do të përballem pasi kjo ishte ideja dhe vullneti i fundit që i qëndronte si kupolë mbi sytë e saj të mbyllur. Shpesh më thoshte: -Duhet të kesh forca të veçanta për të filluar nga e para, sepse të miat kanë shterur sapo të mbyll sytë përgjithmonë. Dëshira e saj ishte shkollimi, dhe vetëm shkollimi në kohën e duhur. Puna intelektuale ishte gëzimi i saj. Ky ishte amaneti që më kishte drejtuar me fjalë bindëse. Këto ndjenja mua më bënin krenar duke u betuar pa fjalë para trupit të pajetë se do ta realizoja porosinë e saj deri në fund. Ajo kishte jetuar në një kohë krizash të mëdha, ballafaqimesh e të ashpra . Edhe pse këto kriza i përjetonte, ajo në pjesën e dukshme të jashtme, dukej e qetë dhe e vetëpërmbajtur. Në thelb kishte një temperament të zjarrtë… Në këto çaste isha humbur isha bërë një me errësirën e logjikës. Bebëzat e syve më ishin bërë gacë thëngjilli, edhe pse ishin fshehur nën vetulla. Ishin bërë gati për të marrë flakë dhe nuk kishte gjë që mund ta shuante këtë llavë që po dilte nga vullkani i brendshëm. Nga brendia bisedoja me kufomën e Nënës, me fjalët e fundit që më kishte thënë dhe mundohesha që të përsërisja edhe një herë para se të futej në dhe. Sytë e ngulitur mbi trupin pa jetë ngacmonin ndejnjat shpirtërore. Më kujtohej se po i dhimbsej jeta që e la shumë e re duke më lënë porosi të shumta. Bile, në momentet e fundit të jetës, me keqardhje më kishte porositur, sepse ajo ishte e bindur se po e linte këtë jetë dhe e dinte se prapa po linte sfidat që po më pritnin. Shpesh kur ishte në shtrat, ngrihej, shtrëngonte dhëmbët përballë dhimbjes, por nuk ankohej. Pse nuk ankohej?! Sepse nuk kishte kujt t’i ankohej. Ajo u arratis në amshim me buzëqeshjen e lënë peng. Deri në minutën e fundit të jetës nuk e la bisedën dhe këshillën për femijët që po i linte në duar të sigurta të Zotit. Shpesh e kam dëgjuar kur thoshte: -O Zot! Në dorën tënde, dhe ki mëshirë! Me sjelljet që kishte ishte shumë sociale dhe komunikative në biseda...Ishte shoqe me të gjitha gratë e lagjes. Kur ato ktheheshin verës nga puna që bënin në fushë sidomos me kultivimin e duhanit e cila punë mbaronte sapo lindëte dielli dhe ato kthehshin dhe pushonin në oborrin tonë dhe bisedonin e bënin llafe e hajgare për një disponim e ditë të mbarë.. Këtë njeri e bënte ta donte edhe druri e guri.. Mendimet më preu si me thikë zhurma e rrapëtimave të këpucëve të xhematit që dilnin nga xhamia. Kjo zhurmë ishte e veçantë dhe sajohej prej turmës drejt një vendi të caktuar. Të gjithë u vunë në lëvizje e kapën katër veta arkivolin duke e ngritur në shpatulla. Kjo më erdhi sikur e rrëmbyen me dhunë dhe më prenë mendimet si me thikë. Karavani i kortezhit filloi të lëshoj shtat gjarpëri e të ecë përmes rrugës kryesore të lagjes. Iu bashkangjita kortezhit e po qaja.Po qaja si fëmijë duke dënesur. Dikush më hodhi krahun të më ngushëllojë. Ishte një burrë në moshë. Duke i parë lotët që më dilnin nga sytë e bërë si një vullkan që kishte shpërthyer nga brenda trupit të tim. Ai tha duke më shtrënguar për shpatullash: -Mos u mërzit se edhe mua më ka vdekur Nëna kur isha i vogël, bile as që e mbaj mend Nënën,kurse ti je kënaqur me aromën e Nënës. Të gjithë ne që kemi ardhur në jetë, një nga një do të shkojmë atje, sepse kjo është rruga më e vërtetë dhe më e sigurtë e nuk do të mposhtemi fare. Ky ngushllim as më qetësoi as nuk më ngushlloi, por përkundrazi, këto fjalë të panjohura që nuk i kisha dëgjuar më parë dhe nuk më interesonte se kush më thoshte, sikur më shtuan edhe më shumë lotët që më nxitën të dënesë edhe më shumë. Lumi i lotëve sa vinte e shtohej.Ineresant dikush më tha: Qaj sa të mundesh se nuk është turp të qash për Nënën, unë akoma qajë për Nënën time që kurrë nuk e kam parë,nuk e di aromën e Nënës! Ajo më lindi dhe iku në botën e amshuar!Nuk ia varja fare fjalëve ngushlluese dhe krahasuese që tani mendoja vetëm në nji drejtim. Kortezhi i përmotshëm ecte pa u ndalur. Njerëzit vraponin sa më shumë të mbanin mbi supe arkivolin me trupin e së ndjerës që të fitonin sa më shumë sevapë, sepse ashtu tha Imami kur u nisën nga xhamia. -Sa më shumë të mbani mbi supet tuaja arkivolin me trupin e të vdekurit dhe sa më shumë të hidhni dhe me lopata apo me duar mbi varrin e të vdekurit aq më shumë do të keni falënderime nga Zoti ose si i thonin në gjuhën e fesë, sevape. Kortezhi vazhdonte rrugëtimin drejt varrit. Askush nuk fliste. Vetëm dëgjoheshin hapat që nxitonin gjatë bartjes së arkivolit mbi supet e njëri-tjetrit pra, të gjithë të pranishmit patën rastin ta bëjnë këtë “sevap” dhe të shumtën e rasteve ngatërroheshin duke rrëshqitur padashje nga lagështia e borës që e kishte zbardhur tokën aty këtu. Edhe varrmihësit e lodhur, sapo u fut arkivoli brenda gardhit të varreve, vrapuan me nxitim të mbanin arkivolin deri sa e lëshuan afër varrit të hapur. Ҫdo gjë bëhej sikur të ishte bërë me paramendim. Imami i fshatit vetëm jepte shenjë me kokë dhe urdhërat zbatoheshin. Trupi i pajetë i mbështjellë me qefinin e bardhë nxirret prej familjes se ngushtë me kujdesin më të madh dhe lëshohet brenda në gropën e varrit. Pastaj u radhitën dërrasat në formën gjysmëhorizontale për dyzet e pesë shkallë. Imami edhe një herë iu drejtua të pranishmëve duke iu shpjeguar se sa më shumë të hidhnin dhe mbi varr aq më shumë do kishin sevape. Daja i pari i hodhi një grusht dhe motrës së ndjerë dhe u tërhoq duke u afruar afër meje më tha në vesh: -Të bësh një gjë të tillë, të hedhësh dhe brenda varrit! Nuk pranova të hidhja dhe mbi trupin e Nënës dhe u tërhoqa prapa. Daja prap më dha shenjë urdhëruese të veproj. E kuptova se bota flet edhe përmes gjesteve dhe urdhëri duhej zbatuar. Me përtesën më të madhe iu afrohova afër dheut me kube të mëdha të dalë nga gropa e varrit dhe pëshpërita me brendinë e vetesë: “Më fal, NËNË, që pa të pyetur po të rëndoj dhe po të mbuloj me dhe!” Pa folur fare, më erdhi mendimi duke i hedhur grushtin e mbushur me dhe belbëzova me buzë në vaj: -Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke! Diçka nga brendia më ngacmoi dhe, në vend të përgjigjes, më dolën lotët faqeve dhe u derdhën në brendinë e varrit. E ndjeva se edhe Nëna e ndjeu peshën e dhimbjes që e mori me vete. Dikush më tërhoqi nga prapa duke më këshilluar të mos mërzitem. Iu binda këshillës dhe kërkova falje nga ata që ishin pranë. Shikoja duke përcjellë të pranishmit që e bënin me shpejtësi, duke u radhitur të gjithë se kush më shumë po e përdorë lopatën dhe mbulon varrin. Dola jashtë kornizave të idesë dhe ia mora inat atyre që hidhnin dhe mbi varrin e Nënës. Tani u binda se Nëna iku përgjithmonë duke u futur horizontalisht në tokën e zezë. Filluan të dalin lotët e ngrohtë si rrëke. Më lëshoi fuqia, mu prenë këmbë e duar dhe pa dëshirën e time, rash përdhe. Dikush vrapoi dhe më ngriti, por nuk qëndroja dot në këmbët.Dikush bërtiti të sillnin ca ujë, por aty nuk kishte ujë. Kishte veç një bokall që ishte sjellur enkas për të lagur varrin dhe ky ujë nuk ishte i preferuar të përdorej për gjëra të tjera. Dikush gjeti ca borë dhe e futi në gjoksin tim. Nga bora e ftohtë dhe e lagët i ҫela sytë e përlotur dhe erdha në vete duke dhënë shenjë se jam mirë dhe u falenderova. Kërkova falje për shqetësimin e krijuar. Pasi u krijua nga dheu mbi varr një formë pullazi, dikush kujdesej që të bëhej çdo gjë sipas zakonit.Ai vendosi në pozitën më lart një shkop që ishte i barabartë me gjatësin e së ndjerës, e mori bokallin me ujë, e lagu për së gjati shkopin në kulmin e varrit, kurse te koka mbi dheun e butë, futi vertikal një dërrasë të gdhendur në formë huri, pa epitaf si shenjë i përkohshëm që të dihet se i kujt është varri! Toka ishte e lagur nga shiu që binte i përzier me dëborë. Filluan reshje të jashtëzakonshme dhe frynte era. Filluan të hapen çadrat e gjysmë të prishura nga era. Tani imami e këndoi TALLKËMIN dhe në fund pyeti të pranishmit, duke e përsëritur tri herë: -A ia bëni hallall? Nga turma u dëgjua përgjigja e njëjtë e përsëritur tri herë: -Hallall! Hallall! Hallall! Imami dha urdhër të ulen të gjithë dhe të luten e të këndojnë dua për shpirtin e së ndjerës. Të gjithë u ulën galuc. Imami filloi i pari të këndojë ajete nga Kurani. Mbretëronte qetësi dhe zëri i imamit mezi dëgjohej nga zhurma e erës dhe krrokamat e laraskave dhe korbave të zinjë që fluturonin rreth e rrotull ambientit të varrezave. Me krrokamat e tyre ata e thyenin heshtjen mortore. Ai kishte një pasuri fjalësh të shkëlqyera në fjalorin e tij. Në të sikur dialogonin Hëna,Dielli,Toka atmosfera dhe Zoti i Madhërueshëm.Dua kënduan edhe ca pleq. Pasi mbaroi ceromonia e varrimit, imami u ngrit në këmbë. Pas tij u ngritën të gjithë duke u çliruar nga gërçi i këmbëve. U drejtuan në pozitën vertikale. Imami urdhëroi antarët e familjes të së ndjerës të radhiten pak më tutje dhe të pranishmit të afroheshin. Aty do të shpreheshin ngushëllimet, para se të shpërndaheshin nëpër shtëpitë e tyre. Farefisi i gjërë, miqtë dhe të ardhurit e tjerë nga fshatrat e tjera, ikën në drejtimet e tyre sikur krymbat duke lëvizur gjetheve te pemëve duke u përshëndetur. Shumica prej tyre më merrnin në grykë duke më përqafuar dhe duke shprehur ngushëllime të sinqerta. Të pranishmit e kuptuan dhimbjen që e ndjeja. Unë nuk ndjehesha mirë! Po më zihej fryma, po ҫfarë mund të bëja unë i gjori!? Isha më shumë se i dërrmuar. Gjurmët e lotëve më kishin lënë shenja në fytyrë. Nuk isha fare aty me mendje, edhe pse më ngushëllonin sinqerisht. Mbeta i fundit. I hodha një shikim varreve mbrapa dhe mendoja: Të gjithë këta së pari janë sëmurë dhe pastaj kane vdekur! Kushedi sa e sa pleqë e të rinjë e foshnja janë mbuluar me këtë dhe. E tmerrshme,mendova me vete. O Perëndi,fola me vetëvetën, pse më more Nënën që e desha dhe më deshi. Pse nuk me more edhe mua?” Logjika këtu më tradhëtoi. Me siguri Nëna është konsultuar me Perëndinë e do i ketë thënë: “Merrëm mua së pari, sipas radhës dhe mos më lër të shoh tek fëmija im!” Nuk më pëlqente më as logjika.Të tjerët nuk e vërenin brendinë e time shpirtërore. Padashje më lëshuan këmbët. Më dolën në ndihmë të shpejtë dy kusherinjtë moshatar, Lema dhe Mala, duke më ngritur në këmbë dhe më futën në mes duke më mbajtur anash me krah. Arritëm në shtëpi, por të gjithë ato ide që ishin grumbulluar në kokë më rëndonin dhe nuk më linin të lirohem...

MUSTAFË ISMAILI

TORONTO



Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page