top of page

Edhe ikjet duhen njerëzisht zbukuruar


Edhe ikjet duhen njerëzisht zbukuruar

Fatmir Terziu

Rrjedh lotë në suprinën e qeltë të dhimbjes

dhe ngutem të hesht,

brenda një kornize të drunjtë postmoderne,

ku e shkuara frymohet pa frymë,

e syri arratiset,

të gjej një grimë për shkrimin e radhës

në këtë Libër të Jetës

unë jam një pikë loti,

që çmendet brenda kësaj dhimbjeje,

nga thirrma dashurore e Prindit

e zemra plasaritet pa u ndjerë në thjerrëza

që zhbirrojnë matufepsjen e kohës,

që zbrasin funeralet si lodra të të gjallëve,

ikatar të tjerë shënohen në listën e biznesit

nga kjo zbehje arkaike,

palo kohë,

palo frike

me ngjyra dhe maska të ngjyrosura ai të brendshme,

sa kotësi,

sa zbrazëti e ndjeshme

e lutem fort,

aq fort sa Zoti i Madh të rikthej sytë tek Njeriu,

tek krijesa e tij e trembur.

Zot i Madh

të lexoj dëshirën tënde të madhe për të na rikujtuar

se edhe ikjet duhen njerëzisht zbukuruar…

U sos lumi

Fatmir Terziu

…u troshit lumi.

Perdet janë fryrë me frymëra të shpërndara,

shtatë lëkurë shpërndajnë zajet nën Këmishë të Bardhë.

Atje janë fjalët e mia,

një tjetër arsye të mbajnë dallgët,

ndërsa në gjoks mbaj me forcë lëkurën e parë.

Është njerëzore edhe pritja e largët, edhe ikja e një Burri

në damarë ndjej përpëlimat e ftohjes

pa fshirë ilkën e ujtë që i bashkohet lumit

Zoti u ul të mendohet mbi qoshe të gdhendura guri

i ka zgjedhur fjalët

asnjë nuk zhbëhet, asnjë për t’u hequr

edhe pse sot është e Dielë e mund të ishte ndrequr…

lëkura e parë,

e dytë,

e tretë…

kaq pak

lëkura e shtatë…

…po gjumi si gjumi

kurë nuk pyet a u sos lumi.

10 Comments


Qatip Mara

Mendimi letrar e shpirtëror i krijuesit të talentuar Fatmir Terziu është në lëvizje absolute si fotonet e dritës kuantike që poetikisht skalitin me daltën e kujtesës vargje me thellësi mendimi filozofik të ekzistencës së padukshme të realitetit të konsumimit të jetës.Intuita juaj e zbulimit të dukurive me figura artistike është e mahnitshme . Mendimet krijuese letrare të poetit e shkrimtarit erudit Fatmir Terziu rrjedhin pandërprerje si lumenjtë. Gëzofshi jetë të gjatë me lumturi dhe suksese në krijimtari

Like

Fahri Dahri
Fahri Dahri
Oct 04, 2020

I ndëruar profesor! Është privilegj, sigurisht i aftësisë tuaj, që gjithçka ndodh si në Gezime dhe hidherime apo dhimbje të thella, arrini me mjeshteri artistike t'i ndani me miqtë, shokët dhe botën që na rrethon të gjithëve. Kjo krahas ngushellimeve të vetvetes, mbart vlera të mëdha në pranimin e reaaliteteve edhe prej të gjithë atyre që arrijnë të njihen me qendrimet e shprrhura prej jush qoftë në vargje apo proze.

Shpreh ngushellimet e mia për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të pazevendeseshem. I qoftë i lehtë dheu dhe ZOTI e pranofte në parajse. Ngushellime për ju dhe të gjithë të afermit e Tijj.

Respekte dhe Zoti ju dhëtë durim. Fahriu

Like

Artur Shemaj

Te pershendes miku im profesor Terziu! Te pergezoj per kete poezi te bukur ,shendet e te mira paç,suksese ne krijmtarine tuaj letrare

Like

Ahmet Shyqyriu

Ne stilin e vet profesori . Te pershendes !

Like

Drita Ademi

Brilante!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page