Dy fjalë për veprën letrare të Shefqet Mekos

Dy fjalë për veprën letrare të Shefqet Mekos

Nga Lufter Xhuveli

Novelen “Viza Amerikane”, te shkrimtarit Shqiptaro-Amerikan Shefqet Meko do te perpiqem ta shikoj, te pa shkeputur nga vepra letrare e tij ne teresi, por si nje pjese te saj, karakteristikat e te ciles, pershkojne gjithe kolanen letrare te Shefqetit.

E njoh Shefqetin prej me shume se 40 vjetesh, qysh kur ai ishte student dhe me shpatullat e tij akoma te njoma, si Kryeredaktor I gazetes “Studenti I Bujqesise”, per disa vjet, e drejtoi ate dhe e mbajti ne kembe ne nje nivel te admirueshem. Puna e deshi qe me te te krijoja lidhje me te aferta se me studente te tjere. E mbaj mend si tani, student nga me te miret e universitetit, shtatshkurter, esmer, me floke te zes te krehur anash, gjithenje duke ecur me nxitim. I zgjuar, tip shoqeror, aktiv, I vemendshem, me sy te levizshem, dhe jo rralle here me nje humor te kendshem.

Pas nje pervoje te gjate si gazetar dhe perjetimit shumedimensional te endrres amerikane, talenti I tij I lindur, I mpleksur me tharmin amerikan dhe natyren e tij vecanerisht punetore, nuk mund te qendronte me vetem brenda kufijve te gazetarise, publicistikes, apo te nje tregimtari te thjeshte. Vullkani qe ziente brenda tij, kishte ardhur koha te shperthente dhe Shefqet Mekua, brenda dhjete vjeteve, arriti te shkruaje dhe te botoje disa vepra letrare gjurmelenese.

Ka disa dekada qe shqiptaret po emigrojne masivisht ne vende te tjera. Ne keto 33 vitet e fundit, nga Shqiperia kane emigruar per ne Evrope, Amerike e vende te tjera mbi 1.5 milione shqiptare. Fatkeqesisht hemoragjia e largimit vazhdon. Ne kete konfigurim demografik, endrrat, brengat dhe shpresat e shqiptareve jane shperndare gjithandej. Zor se gjen ndonji nga ne qe te mos I kete ikur ne emigrim ndonji nga te afermit e tij. Ballsami sherues I ikanakeve tane, jo rralle here shoqerohet me vuajtje dhe zhgenjime. Skenat e dramave te dhimbshme jetesore , zhvillohen tashme jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Amerike, Gjermani, Itali, France, Angli apo ne vende te tjera.

Pikerisht, ky realitet I ri perben shtratin ku po ngjizet, po rritet e lulezon nje letersi e tipit te ri, pothuajse e munguar deri me sot, letersia e emigracionit shqiptar, zhaner ne te cilen, Shefqet Mekua, me botimet e tij, si nje perfaqesues I mirefillte, po ze nje vend nderi.

Shkrimet e Shefqetit jane plot jete e realizem, plot me te verteta qe burojne sa nga realiteti shqiptar, nga pervoja e tij personale si bir I Pretushes dhe Pogradecit, si student, si gazetar apo aktivist shoqeror, aqe dhe nga pervoja ne Amerike. Ne librat e Shefqetit rreh pulsi atdhetar I shprehur ne krahasimet dhe kontrastet pa fund midis Amerikes dhe Shqiperise. Ne rreshtat e atyre librave, jo vetem ne librin e titulluar “Ketu dhe Atje”, pershkruhet psikologjia e emigrantit qe edhe pse mund te kete shume vite ne ate kontinent te larget, e kthen koken parreshtur nga Shqiperia dhe fatet e saj.

Ne kete udhetim nuk jane te paket edhe ata qe te pushtuar nga dilemma “te rri apo te mos rri”, kane zgjedhur te rikthehen ne vendin ku kane lere. Neper faqet e librave te Shefqetit, permes personazheve emigrantë (biseda e Kristo Kovaçit me Xhelo Lakrorin te romani “Saga pertej Atlantikut”, faqe 44-45), gjen te latuara dhe te mpleksura me njera tjetren, gezimet dhe brengat, shpresat dhe zhgenjimet, medyshjet dhe konfliktet shpirterore, sa deshiren per tu larguar nga Shqiperia, aqe dhe mallin per tu kthyer serish ne vendin e lindjes, te denja keto per konfliktin shpirteror te Faustit te Getes kur thote:” Oh dy shpirtra kam ne kraharuar, por qe te dyja mes tyre nuk kane te shkuar”.

Ne letersine brilante te Shefqet Mekos, te shprehur me nje stil origjinal, e cila kulmon ne romanin e tij “Saga pertej Atlantikut” dhe ne novelen “Viza Amerikane”, gjen shpesh alternimin e narracionit me dramen njerezore, meditimin dhe persiatjet me hamendesimet dhe fantazine, pershkrimet per njerezit, qytetet, natyren, me psikoanalizen, kalimin e personazheve nga nje gjendje emocionale e gezuar dhe euforike ne zhgenjim dhe deshperim, nga evidentimi I virtyteve si rasti I Artan Pojanit te novela “Viza Amerikane”, te hajduti i identitetit te tij Arshim Gatrani, I cili per te marre vize dhe nenshtetesi amerikane, me pafytyresine dhe sjelljet kriminale te tij, mendon absurditete dhe kryen njemijeenje te zeza per interesat e tij te uleta. Shefqeti ne tregimet dhe publicistiken e tij letrare, me nje nerv qytetar plot atdhetari, I kundervihet absurditeteve te shumta qe po ndodhin ne vendin tone, sic eshte rasti I betonizimit te skajshem te Tiranes, I katrahures urbanistike, demtimit apo zhdukjes se “simboleve te qyteterimit shqiptar” sic eshte zhdukja nga syte e qytetareve te saj, I kulles se Sahatit e shume te tjera si keto. “Me dhemb kjo katrahure” shkruan shkrimtari Shefqet Meko, por sic thote shkrimtari anglezo- irlandez Oliver Goldsmith (1728-1774) ne romanin e tij “The Vicar of Wakefield”: “Every absurdity, has a champion to defend it” (“Cdo absurditet e ka nje kampion qe e mbron ate”).

Novela “Viza Amerikane” eshte shkruar me njenivel te larte artistic. Novela stigmatizon dhe hedh drite ne skutat e erreta te batakcinjve, spekullanteve, hajduteve dhe njerezve te degjeneruar, ne pislleqet dhe ligesite e tyre, te cilet pas viteve nentedhjete te shekullit te kaluar, jo vetem mbine si kerpudhat pas shiut, por vazhdojne edhe sot me nje kamuflim te perfeksionuar. Novela permban ne vetvete nje apel te forte per luften kunder korrupsonit, hajdutllekut dhe burokratizmit, kunder absurditeteve qe si rrjeta merimange kane mberthyer shoqerine shqiptare ne te gjitha sferat e saj deri ne maje, dhe shtyjne shqiptaret ne rruget e trishta te emigrimit.

Personazhe te tille si Xhelo Lakrori te “Saga pertej Atlantikut”, Artan Pojani te “Viza Amerikane” apo Mitat Smokthina dhe Visho Terfili te novela “Ngjyra e Syve” ne librin “Diku puthen rete”, e plot te tjere si keta, jane skalitur me kujdes e mjeshteri mbreselenese. Ato te mbeten ne mendje sa qe nuk mund te harrosh kollaj as prejardhjen e tyre, as karakterin, as historine e tyre. Ata te bejne qe te perjetosh bashke me ta fatin e tyre.

Me ka ndodhur disa here, qe I terhequr nga “pompimi” apo zhurma mediatike, si dhe nga njohja personale qe kam patur me ndonje nga autoret e romaneve te sapobotuara, te kem nisur te lexoj romanet e tyre, por me gjithe zellin tim per te lexuar, I cili akoma nuk eshte fashitur, disa nga keto libra nuk I kam lexuar dot deri ne fund. I lodhur e I merzitur prej prozaizmit te tyre e tejzgjatjeve te tipit hiq e mos keput, I kam lene ato ne mes. Kjo nuk me ka ndodhur me librat e Shefqetit, te cilat karakterizohen nga nje terheqje prej ferromonesh ne cdo faqe qe lexon.

Ne librin me tregime dhe skica letrare “I tille jam”, jepet nje tabllo e zgjeruar plot realizem e jetes se njerezve te thjeshte, si te ngjarja mbreselenese e tregimit “Dasma e motres”. Ne nje tregim tjeter, Ai pershkruan tere ngjyra dhe liston plot dashuri dhe respect njerezit e shkolluar apo te ditur te fshatit te tij Pretushe. Ne tregimin “Makthi I nje burri” jep karakterin fisnik te pedagogut te ditur Aleko Xoxe, te cilin e kemi dashur dhe respektuar te gjithe. Ne skicen “Maskarada e tranzicionit”, me nje nerv qytetar Ai fshikullon vanitetin dhe bemat e klases se sotme politike ne Shqiperi dhe degradimin e skajshem te saj, te ciles I jane errur syte per para dhe pushtet, duke shkelur me kembe interesat e nje populli te tere..

Te romani, novelat dhe tregimet e tij te shumta, Shefqeti ka derdhur talentin e tij, ka pasqyruar shpirtin e tij qytetar te trazuar. Duke u bere perfaqesues dhe zedhenes I shpirtit te emigrantit, Shefqeti Mekua me mjeshteri te vecante dhe plot ndjenje, ka pershkruar me dashuri dhe mall te pashuar, vendin e tij te lindjes, Pretushen, Pogradecin, Liqenin aty prane, Malin e Thate perkundruall, jeten e fshatit, duart me kallo te prinderve dhe bashkefshatareve te tij, duke I ngritur lapidar punes se ndershme dhe natyres se bukur shqiptare.

Se fundmi, deshiroj te theksoj se sot, ne jemi deshmitare, se klubit te shkrimtareve te vertete ne Shqiperi, I eshte shtuar edhe nje shkrimtar tjeter, I cili akoma nuk e ka thene te plote fjalen e tij. Shpresoj dhe uroj se do te kemi rastin te mblidhemi serish per te promovuar te tjera vepra letrare te shkrimtarit Shefqet Meko.

Urime Shefqet !

Prof. Dr. Lufter Xhuveli

Profesor Emeritus Tirane, me 14 Prill 2023

Hotel Plazza, ora 18.00

FOTO MEMORJE:

- Date 12 gusht 1997, ora 16.00 pres ne zyren time te Ministrit te Bujqesise, gazetarin Shefqet Meko;

- Date 1 korrik 2008, 0ra 14.00 pres ne zyren time te Ministrit te Mjedisit gazetarin Shefqet Meko, i cili ka ardhur nga Amerika bashke me djalin (me tha se e ka marre me vete per te permiresuar gjuhen shqipe).

    100
    0