top of page

Çfarë ndjenje krenarie



Dhimitraq Thoma TRAJANI

Dhimitraq Thoma TRAJANI

Doktor i Shkencave, Inxhinier

Një letër përshëndetje tenorit të madh lirik shqiptar Saimir Pirgut, në 40 vjetorin e lindjes, për sukseset impresionuese në qarqet operistike e koncertale në Temujt më të lartë të Artit Operistik Botëror!

I nderuar Saimir! Më lejoni t’ju drejtohem me këtë cilësim, sepse ju me talentin e spikatur dhe përkushtimin shembullor në fushën e artit, kini mundur ta “shkruani” emrin tuaj në piedestalin e këngëtarëve virtuozë, me interpetimet tuaja aq shumë të duartrokitura në tempujt e artit botëror, në role kryesore të perlave operistike botërore! Sukseset tuaja, duke arritur të ngjiteni për të interpretuar në skenat e “arta” të kryeqyteteve të shumë vendeve të botës, duatrokitjet frenetike të spektatorëve që kanë mbushur ato salla, “me siguri kanë ardhur dhe janë dëgjuar edhe këtu” në Atdheun tonë të dashur, emrin e të cilit në kohët më të vështira të tranzicionit tonë, që ju e kini përmendur me krenari, si një “thirrje” nga skenat e teatrove madhështore të botës: “Shqipëria do të rrojë dhe do të përparojë në jetë të jetëve!”, ashtu si ka kumburar shekuj më parë zëri i shpresës të rilindasve tanë të shquar. Dhe cili shqiptar i vërtetë nuk emocionohet, pse të mos them, edhe përlotet, kur shikon që spektatorët e atyre sallave të teatrove më me emër në botë; e Parisit, Romës, Milanos dhe Bolonjës, Amsterdamit, Washingtonit, New Yorkut, San Françiskos dhe Los Anxhelosit, Vjenës dhe Salcburgut, Berlinit, Bonit dhe Hamburgut, dhe në shumë salla të tjera, kryesisht të teatrove kombëtare, si dhe në koncerte të tjerë, deri në vende në Lindjen e Largët, kudo ku ju kini debutuar, ngrihen në këmbë duke ju duartrokitur gjatë interpretimeve tuaja, dhe ju i përgjigjeni duke formuar simbolin e flamurit tonë kombëtar, shqiponjën me duart e hapura në kraharor! Çfarë ndjenje krenarie i krijoni ju dhe Ermonela Jaho, shqiptarëve, brenda dhe jashtë Atdheut tonë, kur ju shikojnë të interpretoni në ato salla madhështore, kur formoni shqiponjën e shoqëroni me ato thirrjet tuaja që ju burojnë nga shpirti: “Viva Albania!” Me të vërtetë për shqiptarët kudo në botë janë impresionuese!

I nderuar Saimir! Me interpretimet tuaj në role kryesore në kryeveprat operistike botërore: “Traviata”, “Luça Lamermur”, “Madama Baterflaj”, “Eugeni Onjegin”, “Fausti”, “Donzhuan”, “Boema” dhe në shumë interpretime në role të të tjerë, më mbeten në mendje ato që shkruan dhe thekson shtypin ndërkombëtar, që ju vlerëson si një “autoritet dramatik dhe skenik, një nga zërat më të bukur që mund të dëgjohen sot!”; "një nga interpretuesit më të rëndësishëm botërorë të roleve të tenorit lirik"; të cituara nga “Seen And Herald International”, “Opera Today”. Dhe në vazhdim, vlerësimet të tjera të shtuara për ju, ku “The New York Times”, nënvizon: "Interpretimi i tij vokal tingëllon spontan, krejtësisht i pa sforcuar, duke u zgjeruar vazhdimisht në një lojë intuitive dritë-hijesh me një prekje të mëndafshtë"; për ta vazhduar me një “kurorë suksesi që ju ka vendosur në kokë" (The New York Sun) me mbishkrimin:"Vetëm qielli mundet të jetë kufiri i tij!”; "Teknika e tij është e shkëlqyer dhe cilësia lirike e zërit është po kaq e bukur”; "Një yll në rritje" do ju cilësonte Ju Saimir, Revista “Opera Now”! Dhe “yllin” tuaj, dritën që shkëlqente në “Galaktikën Muzikore Botërore”, nuk mund të mos e shikonte Luçiano Pavaroti, që do ju afronte dhe do ju mbante pranë! Këto vlerësime, do t’i krahasoja si “një dritë që projektojnë” mbi portretin tuaj artistik Saimir, tenorët e famshëm të kohës, Domingo, Pavaroti dhe të tjerë, të frymëzuar nga interpretimet tuaja në rolet e Alfredos, në Operën “Traviata” të Xhiuzepe Verdit; tek Opera “Madama Baterflaj” të Xhiakomo Puçinit, që së bashku me sopranon e famëshme, bashkatdhetaren Ermonela Jaho, në rolin e Çio-Çiosan, ngritët në këmbë duke ju duartrokitur dhe të përlotur spektatorët në Teatrin Shtetror të Mynihut. Në atë shfaqje, një ditë para mbylljes të tij për shkak të pandemisë, ku ju Saimir u shprehët: “Sonte do këndojmë më bukur dhe më fort, dhe kjo mbyllje do kalojë dhe jeta e bukur do rifillojë shpejt!”, unë e kam konsideruar si një mesazh shprese, që i vinte qytetarëve të Mynihut nga një artist shqiptar, në “zemrën” e Atdheun të Ludvig Van Bet`hovenit, Johan Bramsit dhe Johan Bahut, pikërisht në atë sallë, ku janë dëgjuar shumë krijime muzikore të tyre, dhe ndërmjet tyre edhe simfoni të shumta të Bet`hovenit dhe e famëshmja “Sonata e Hënës”, që ai ja kushtoi dashurisë të vetme në jetë, por që ajo nuk i dhuroi atë lumturi që ai ëndërronte;

“Një yll që po rritet shpejt”, i ka përkufizuar një gazetë prestigjoze sukseset tuaja Saimir, dhe talenti juaj nuk mund të mos nderohej me çmime të njëpasnjëshme. Në vitin 2002, ju u nderuat me dy çmimet e Para ndërkombëtare: "Caruso" dhe "Tito Schipa" dhe në verën e vitit 2004, në Festivalin e Salzburgut, ju ishit debutuesi më i ri në historinë e këtij Festivali, në një rol kryesor.

Dhe suksesi pas suksesit, në vitin 2009, ju u përzgjodhët, për tu nderuar me Çmimin "Franco Corelli" nga "Teatro delle Muse" i Ankonës për interpretimin e rolit të Alfredos në Operën “Traviata" të Verdit; në shtator të vitit 2013, kur ju Saimir, në muajin e 32 vjetorit të lindjes tuaj, fituat një çmim të lartë, "Pavaroti D'Oro" (Pavaroti i Artë).

Në vazhdim, në “rrugën e artë” të sukseseve tuaja artistike, ju filluat bashkëpunimin me Operën Shtetërore të Vjenës, ku shquhet interpretimi juaj në "Elisir d'Amore", ku ju nderoheni me një nga çmimet më të ëndërruara nga artistët lirikë, "Eberhard WAECHTER Gesangsmedaille", që akordohet të rinjve me karrierë premtuese. Më tej, ju debutoni në role të rëndësishme duke ndriçuar si një tenor lirik i kërkuar për të bashkëpunuar me teatrot më të mëdha të operës në mbarë botën, nën drejtimin e dirigjentëve më të shquar të kohës.

Dhe më lejoni i nderuar Saimir të shpreh atë që ndiej dhe si do i vlerësoja sukseset tuaja gjatë inerpretimeve tuaja në Operat “Bohemë" në "Gran Teatre del Liceu" të Barcelone-s; "Flauti Magjik" në "La Scala" të Milano-s; “Traviata" në "Metropolitan Opera" të New Jork-ut, në "San Francisco Opera", në Teatrin "San Carlo" të Napoli-t, si dhe në "Bayerische Staatsoper"; "Elisir d'Amore" në Teatrin e Operës së Romë-s dhe në Operën Shtetërore të Vjenës; "La Clemenza di Tito" në Operën e Paris-it; "Lucia Di Lammermoor" në Operën e Los Angeles, në Operën Kombëtare të Washington-it si dhe atë të Hamburg-ut; "Werther" në Teatrin e Operas në Tiranë, "Rigoletto" në Arenën e Veronës, në Operën e Zurich-ut, në Royal Opera House të Londrës si dhe në "Bayerische Staatsoper"; "Idomeneo" në Festivalin "Styriarte" në Grac të Austrisë; "Makbeth" në "Maggio Musicale Fiorentino"; "Jolanta" dhe "Francesca da Rimini" në "Theater an der Wien" të Vjenës; " Figaro" në Teatrin "Colón" të Buenos Aires; "Don Giovanni" etj. Këto interpretime në role kryesore të krijimeve më të duartrokitura; pranoni ju lutem që unë t`i vlerësoj dhe t`i cilësoj ato: si gurë diamanti me shumë ngjyra në portretin tuaj interpretativ”, dhe gjej rastin të imagjinoj, krijuesit e këtyre veprave klasike sikur t`ju dëgjonin juve në skenë, do shpreheshin: “...ky është tenori lirik, që do kërkonim t’i interpretonte personazhet e operave tona!” Për sukseset tuaja i nderuar Saimir, me siguri ju, do ndanit të njëjtim mendim me mua dhe do shpreheshit: “Sukseset e mia janë kontribute për nderin dhe krenarinë e Kombit tim!”


I nderuari Saimir! Sukseset tuaja, duke ia dalë të ngjiteni për të interpretuar në skenat e “arta” të kryeqyteteve në shumë vende të botës, duatrokitjet frenetike të spektatorëve që kanë mbushur ato salla, “të jeni i sigurtë se kanë ardhur dhe janë dëgjuar edhe këtu në Atdheun tonë të dashur, që me të vërtetë na emocionojnë; veçanërisht kur ju e përmendni me krenari përkatësinë kombëtare! Dhe ai pohim është një tjetër përulje me ndjenjën e respektit që ju tregoni ndaj vendlindjes tuaj, ku hodhët “hapat e para” në rrugën e bukur të artit muzikor; që me talentin dhe vullnetin tuaj, ju u ngjitët në skenat ku janë interpretuar kryevepra të kompozitorëve të mëdhenj: Verdit, Puçinit, Betovenit, Bramsit dhe Bahut, Çajkovskit, Sharl Gunos; dhe të kompozitorëve të tjerë, në Operat: “Traviata”, “Madam Baterflaj”, “Luçia Lamemur”, “Fausti”, “Karmen”, “Boema”, !”“Traviata”, “Rigoleta”, dhe në shumë vepra klasike, ku rolet kryesorë për t’u interpretuar në ato skena ju janë besuar juve.

I nderuar Saimir, dëshiroj të shpreh atë që mendoj dhe përfytyroj: “sytë e përlotur të atyre mijra spektatorëve që kanë mbushur sallat ku ju kini interpretuar në Operën “Traviata” të Verdit, që ka muzikuar një nga kryeveprat e Aleksandër Dymas; ku ju luani në rolin e Alfredit. Dhe çfarë dhimbje provojnë ato kur dëgjojnë zërin tuaj të papërsëritshëm pranë Violetës, që deri në momentin e fundit të jetës të saj, ëndërronte lumturinë në krahët e të dashurit të saj, Alfredit. Por unë jam i bindur se shumë prej atyre spektatorëve që e kanë qenë në atë sallë, nuk mund të mos pyesin se nga cili vend vjen ky “yll” - siç ju krahason shtypi botëror. Dhe asaj simbolike të gjetur nga shtypi i huaj, do dëshiroj t’i shtoja një pyetje: cili shqiptar, në territorin e Atdheut tonë dhe jashtë tij, nuk do të emocionohet dhe të mos ndiehet krenar, kur shikon Ermonelën dhe ju Saimir, të qeshur dhe kur lumturia juaj shpërthen në fytyrat tuaja të bukura, të qeshura dhe plot dritë, pas asaj shfaqje shumë të suksesshme në sallën e Operas Shtetërore në Mynih, me një zë të fuqishëm, me duar të vendosur në kraharor, për të formuar shqiponjën e flamurit tonë kombëtar, tek thërrisnit me tërë forcën tuaj: “Viva Albania!”, dhe duke na u drejtuar me ndjenjat e pastra që burojnë nga shpirtrat tuaja: “Ju duam të gjithëve!” Çfarë mundet ta shprehë më shumë se kaq atdhedashurinë tuaj, që po rritet shpejt!


43 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page