top of page

Çaush Kullafi: Viron Kona poeti që fal dashuri


Poeti që fal dashuri

Shkruar nga Çaush Kullafi

Dielli shpalosi rrezet e tij në kodrinat e pjesës më të gjelbëruar të Tiranës dhe Babrroit.

Përmes drurëve të ullinjve gjarpëron rruga që të çon në shkollën time. Rrugë që nuk të mundon, e tëra e asfaltuar dhe në çdo frymëmarrje që kryen në ecje, ajri i pasur me oksigjen përshkruan mushkuritë e tua.

Në shkollën time presim të vijë shkrimtari  fjalëngrohtë dhe frymëzues, z. Viron Kona, shoqëruar nga publiçisti, prof Bashkim Saliasi.

E Kam takuar shumë herë shkrimtarin, madje jemi bërë shumë miq, dhe për çdo moment që e takoj kam në përfytyrim buzëqeshjen e tij të gdhendur fort. Ky shkrimtar vizionar, artist i fjalës, njeri me formim të përgjithshëm, me një kulturë të gjërë dhe fjalëmatur, solli në Shqipëri disa shkrimtarë suedezë. Qenë ditë të bukura dhe të pashlyera në memorien time bisedat me këta shkrimtarë.

      Me vorbullën e mendimeve në kokë kaloja mes nxënësve të mi, në pritje të shkrimtarit. Fëmijët shpesh i krenoheshin njëri - tjetrit:

      - Unë kam lexuar më shumë libra të xhaxhi shkrimtarit.   

      Ndonjëri prej tyre mban një librër të shkrimtarit në dorë. Disa nxënës janë veshur ndryshe nga ditët e tjera

I përhumbur në mendimet e mia një zë fëmije më kthen në çastin aktual:





- Erdhi shkrimtari! Kthej kokën dhe të porta e oborrot të shkollës shoh  Viron Konën, i shoqëruar nga miku i tij Bashkim Saliasi. Vironi qëndronte duke vështruar gëzimin e fëmijëve.

Në atë çast m’u duk se buzëqeshja e tij u bë njësh me rrezet e diellit mbi kurorën e ullinjve. Tokonte fëmijë, i përkëdhelte duke biseduat me to, sikur të njiheshin prej shumë kohësh.

E përshëndes dhe i uroj mirëseardhjen. 

Më duket vetja si në Vlorën time, u shpreh shkrimtari. Ja, pas kurorave të këtyre ullinjve, deti më përkëdhel.

Mes fëmijëve ky shkrimtar brilant, intelektual i mirëfilltë, me një botë shpirtërore të madhe,me një zë të ëmbël, tërheqës dhe të dashur,  bisedon dhe buzëqesh me ta.

Fëmijët u bënë njësh me të. Padashur dhe unë u gjenda i shkujdesur para tij, si një fëmijë që kërkoja pak përkëdhelje nga ai.

Bashkëbisedimi me shkrimtarin kaloj në çaste aq të bukura, sa fëmijët nuk mbaronin me pyetjet e tyre, ndoshta dhe ndonjëherë pyetjet ngacmuese jashtë veprimtarisë krijuese të shkrimtarit.

Në çdo moment te shkrimtari Viron Kona u vu re dëshira dhe pasioni për të biseduar me këta fëmijë, përtej emocioneve që e kishin mbërthyer në ato momente, sa në një çast u shpreh:

      - Sot unë jam njëri nga ju, faleminderit!

      Plot mbresa dhe emocione u mbylli  ky   bashkëbisedim  me shkrimtarin dhe poetin Viron Kona, krijuesin që librat e tij i lexon çdo  fëmijë me plot pasion. Shkolla "Vëllazërimi" e ka tashmë mikun e saj. Ky shkrimtar, mik i shkollës sonë, është shembull i kthjelltësisë dhe urtësisë që lodron në botën e fëmijëv

Poeti që fal dashuri.

100 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page