top of page

Ç’DO TË THOTË TË JESH ATDHETAR.



NJË VËSHTRIM I SHPEJTË MBI VEPRIMTARINË ATDHETARE TË DEPUTETIT TË VLORËS BUJAR LESKAJ




Nga Enver Memishaj


Çdo njeri ikën nga bota e të gjallëve duke lënë pas gjurmët e tij në këtë tokë dhe duhet lënë pas gjurmë që mbeten e jo nga ato gjurmë që zhduken me kalimin e njeriut në amëshim. Njeriu me vlera në shoqëri duhet të jetojë me parimin se çfarë gjurmësh do të lerë pas vetes, çfarë veprash, se në botën e përtejme na përcjellin e na kujtojnë veprat që lëmë pas.

Ka shumë personalitete, që falë shpirtit tyre atdhetarë, inteligjincës dhe punës dallohen nga studime e botime në fushat e dijes, apo krijimtarisë, por nuk kemi parë deputetët ose ata që quhen baballarët e kombit, apo qeveritarët e viteve të demokracisë që të kenë lënë gjurmë për të nesërmen. Por përkundrazi, shumë prej tyre janë përfolur për qëndrim refraktar ndaj kundërshtarëve politik ose që dallohen për sharje e shpifje deri për skandale dhe vjedhje, apo shpërdorim detyre. Thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton, pra a kemi ne shqiptarët qeveritarë dhe deputetë që meritojmë?

Ose cili qeveritar apo deputetë ka lënë gjurmë për të cilat duhet të krenohet? Zor se kësaj pyetje do ti përgjigjshim menjëherë, por do të rrinim gjate duke u menduar.

Unë do të sjell një shembull domethënës deputetin e Vlorës zotin Bujar Leskaj i cili gjatë karierës tij si qeveritar dhe si deputet ka lënë pas gjurmë të pa shlyera që do t’i qëndrojnë kohës dhe do të merren si shembull se si duhet të jetë ose më mirë se si duhet të jesh shërbestar i popullit tënd, siç thoshte Mid’hat Frashëri.

E ata që duan të merren me vështrime kritike le të sjellin një shembull tjetër si Bujar Leskaj, e sado që të mundohen nuk do gjejnë një qeveritar, apo deputet që të krahasohet me të. Me shërbimet e shquara që ky burrë nga Vlora i ka sjellë vendit të tij e ka ngritur vetën mbi shokët e radhës së tij.

E tani me që unë jam ekonomist dhe e mat punën me sasi dhe cilësi le të bëjmë një vështrim të shpejtë mbi veprimtarinë atdhetare të këtij deputeti.

Bujar Leskaj pas vitit ‘90 nuk u nxitua të anëtarsohej në parti politike, por në vitin 1997 kur Partia Demokratike për arsye që dihen u godit rëndë dhe pothuajse u bë inekzistente, Bujar Leskajt i thirri zëri ndërgjegjes atdhetare se kjo parti duhej shpëtuar si pasuri e vlerë kombëtare. Prandaj kur të tjerët po largoheshin,ai ju bashkangjit kësaj partie me hovin e moshës me energjinë por mbi të gjitha me bindje se në këtë moment ai po bënte një xhest atdhetar, po ndihmonte për të shpëtuar një pasuri e vlerë të popullit të tij.

Pati shumë si ky burrë, por edhe falë besimit dhe ergjisë së pa shtershme të doktor Berishës ajo parti shpëtoi nga shpërbërja dhe në vitin 2005 do të merrte drejtimin e vendit.

Populli i Vlorës nuk ia harroi këtë xhest atdhetarie Bujar Leskajt. Në vitin 2005 e zgjodhi deputet me sistemin mazhoritar dhe me një diferencë të madhe nga kundërshari tij politik i Partisë Socialiste.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve Bujar Leskaj, kanidati për deputet i PD-së, shfaqi një paraqitje që deri atëhere nuk ishte parë në botën shqiptare. Ndërsa kanidatët e tjerë shanin njeri tjetrin çka tregonte nivelin kulturor të shoqërisë sonë, Bujar Leskaj u shpërndante libra të rinjëve vlonjatë ku kandidonte. Kjo shfaqje prej intelektuali e profesori, por mbi të gjitha e një qytetari me vizion europian e afroi me rininë vlonjate, rini e cila ia shpërbleu me vota. Ky tha një plak vlonjat është një atdhetar i mirë, për të cilin ka nevojë Shqipëria.

Këtij njeriu, i rrihte zemra për Vlorën që e kishte lindur e rritur. Ai do të shfaqte një dashuri të pakufishme për vendlindjen, gjatë udhës së jetës e karierës së tij. Ai e ndiente se biblioteka e qytetit ishte varfëruar pasi shumë libra e materiale të tjera të shkruara me vlerë banditët e ’97 –tës i kishin djegur. Kështu që Bujari kërkoi e vajti kudo deri sa e fuqizoi bibliotekën e Vlorës me shumë libra me vlerë, duke shëruar nje plagë të pranverës së përgjakur të vitit 1997.

Në këtë drejtim ai do të bënte shumë, kështu është rasti i paisjes me kompjutera i shkollës së mesme të Kotës, qendra e komunës me të njejtin emër, etj.

Në vitin 2005, falë kontributit të tij e vlerave kulturore do të emërohej ministër i kulturës. Në këtë detyre ai do të financonte librat që pasqyronin dhunën dhe terrorin e diktaturës komuniste, ndërsa si individ me paratë e xhepit ai do të sponsorizonte librat e shumë studjuesve, veçanërisht atyre vlonjat, me tema atdhetarie, duke i bashkangjitur emrin e tij veprave atdhetare, që pasqyronin këto libra.

Jashtë vëmëndjes së tij nuk do të mbeteshin as grupet folklorike të Vlorës. Si ministër kulture ai ka të drejtë të krenohet se me firmën e tij kënga polifonike u pranua nga bota e qytetëruar si trashëgimi me vlerë e njerëzimit. Këtë veprimtari atdhetare ai do ta vazhdonte duke bashkëpunuar, nxitur e vlerësuar e grupet folklorike të Vlorës, me poetët, rapsodët dhe këngëtarët dhe shpesh duke i sponsorizuar këto grupe si nga fondet shtetërore ashtu edhe nga pasuria e tij.

Dashuria për vendlindjen nuk ka kufi, ajo shfaqet në shumë fusha e shumë drejtime. Kështu ai do të botojë librin e vlerësuar “Deputetët e Vlorës 1912 – 2009”, dhe më pas ai do te botonte librin studimor “ Muzat e Qëndresës”, ku do të përmbledhe artikuj studimor e kritik për veprat e botuar nga të persekutuarit politikë, duke pasqyruar në këa artikuj mendimet dhe idetë e tij atdhetare.

Bujar Leskaj do të jetë aktiv edhe në shtypin e ditës. Artikujt e tij kanë një cilësi të lartë intelektuale, pasi trajton tema të halleve dhe problemeve të shoqërisë sonë. Larg reteorikës dhe llafeve të tepërta, artikujt e tij dallohen nga shifrat dhe faktet dhe here herë nga dokumenti, por mbi të gjitha ai argumenton me komptencën e një profesori edhe rrugë zgjidhjet e problemit që trajton. Artikujt e tij kritikojnë qeverinë, por duke dhënë edhe zgjidhjen për problemin që trajton, çka do të thotë se këtij qytetari i rreh zemra me popullin e tij.

Në botën e kulturës dhe librave Bujar Leskaj dallon mbi shokët e sërës së tij, pasi është edhe edukator i brezit të ri, rinisë universitare ku shërben si pedagog (2000 – 2010). Edhe në këtë aktivitet, pra në fushën e ekonomisë, ai do të botojë për studentët libra të fushës.

Ndryshe nga të gjithë njerëzit e radhës së tij deputetë e ministra, por jo vetëm ndryshe por mbi ata ai do të dallojë sepse do të merret e do të realizojë vepra të një rëndësie të madhe që mbeten për jetë të vlerësuara e të pa shlyera.

Me inisiativën dhe me kontributin e tij si nëpunës i lartë i shtetit edhe si finanacues ai do të ideoi ngritjen e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë. Ai kapërxeu vështirësitë dhe do të arri që ta ngrejë bustin e Ismail Qemal Vlorës, babait te kombit tonë, në qendër të Prishtinës, kështu që athdetari Bujar Leskaj do t’i bashkangjit emrin e tij atdhetarit të madhe, përjetësisht të madh e të nderuar Ismail Qemal Vlorës. Dhe kjo vepër atdhetare e tij nuk do të kalonte pa u vlerësuar nga Presidenti Ashim Thaçi i cili do ta dekoronte Bujar Leskajn me një dekoratë të lartë të Kosovës.

Le të ndalemi pak më gjatë në detyrën e lartë të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që Bujar Leskaj kreu gjatë viteve 2011 – 2020, sepse në këtë detyre, në fakt para se të ketë vepruar si Kryetar i KLSH-së, ai ka vepruar si patriot dhe shtetar.

Kryetarin Leskaj duhet ta shkëpusim nga e përgjithshmja, pra nga cikli i rotacioneve të kryetarëve sepse ai, ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk do të bëjë pjesë tek grupi i ish-kryetarëve, por do të mbetet si kryetari i themelimit të KLSH-së moderne, ose një Kryetar emeritus i KLSH-së.

Arkitektura e re menaxheriale dhe audituese e KLSH-së ka një dokument kyç, verba volant, scripta manent thotë latini, pra ligjin e ri 154/2014 të funksionimit dhe organizimit të KLSH-së. Me të drejtë, ky ligj mund të pagëzohet si Ligji “Leskaj” , sepse është hartuar dhe miratuar falë kompetencës profesionale, përkushtimit dhe vendosmërisë së dr. Bujar Leskajt. Me lëtë ligj u zhbë termi kontroll, u gdhend fjala auditim dhe u vendos fjalori dhe metodologjia euro-atlantike e auditimit, përfshirë auditimin e performancës që Perëndimi e realizonte qysh në fund të viteve ’70.

Bujar Leskaj ka vepruar në njëfarë mënyre edhe si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, si një përfaqësues dinjitoz i interesave kombëtare. Pra është dr. Bujar Leskaj, e jo një Ministër i Jashtëm apo ndonjë zyrtar tjetër, që është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Polonisë, z.Andrzej Duda me titullin “Kryqi kalorësiak i urdhrit për merita në dobi të Republikës së Polonisë”.

Dr. Bujar Leskaj është themeluesi i KLSH-së moderne, pasi ai arriti që të bënte reformë edhe me ikjen e tij, më saktë duke mos pranuar të kandidonte për një mandat të dytë. Ai na paraqitet edhe si një shembull dinjitoz i shtetarit që nuk kapet me thonj e me dhëmbë pas karriges së pushtetit si shumica e politikanëve tanë, por pasi i shërben vendit të tij ai, largohet për t’u lenë vend të rinjëve që vijnë me ide të reja, dhe kjo sjellje ka në brendinë e vet shpirtin atdhetar të atij që e bën. (Shih gazetën “Sot”, Tiranë, dt. 26.1.2019, f. 15)

Shpirti atdhetar i tij, adhurimi ndaj figurave historike që bënë kombin shqiptar dhe vlerësimi akteve atdhetare të këtyre personaliteteve do ta shtynte Bujar Leskajn në vepra të tjera atdhetarie, ose në gjurmë që mbeten përjetësisht mbi tokë.

Në vitin 2010, ai do të ideonte dhe do të ngrinte Institutin e Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlorë” dhe në krye të këtij instituti do të ishte vetë ai. Çdo vit Bujar Leskaj do të organizonte studjues e profesora të historisë për t’i bërë jehone veprës madhore atdhetare të Ismail Qemalit në çdo përvjetor të lindjes dhe vdekjes së tij.

Dihet se në vitin 1908 Ismail Qemali bëri një udhëtim historik nga Vlora në Vranisht, por veç disa kujtimeve të zbehta të pleqëve nuk kishte qoftë edhe një pllakë përkujtimore për këtë udhëtim historik. Kjo mungesë vlerësimi e kësaj ngjarje e shqetësonte atdhetarin Bujar Leskaj dhe ai vendosi ta përjetësoi veprën dhe udhëtimin e Ismail Qemalit duke ngritur bustin e tij në Kotë, qendër e komunës me të njejëtin emër, ndanë rrugës nacionale që Ismail Qemali heroi Kombëtar i Shqiptarëve t’i flasë Vlorës e fshtarësisë, të vazhdoi t’i flasë Labërisë dhe Shqipërisë.

Në kët vazhdë te veprave dhe veprimtarisë atdhetare nuk mund të mbetej jashtë vëmëndjes së tij edhe fshati origjinës së tij Drashovica. Te ura në Drashovicë qëllon topi Italisë... Kështu ka mbetur kjo urë në histori, ura e luftrve për liri dhe po në dalje të kësaj ure në hyrje te fshatit Bujar Leskaj do të ngrinte bustin e Ismail Qemal Vlorës, e atij burrit shqiptar që bëri Shqipërinë thotë Bujar Leskaj.

Në këtë mënyrë Bujar Leskaj do të bashkonte emrin e tij të nderuar me emrat e patritëve të këtij fshati, që patën lënë emër jo vetëm në historinë e fshatit, por më gjerë, duke dhenë edhe shembullin se në çdo kohë atdheu ka nevojë për shërbestarë të tij dhe ata gjenden e lindin prej traditave dhe rrethaneve historike, kështu Bujar Leskaj mbetet shembulli i atdhetarit dhe shërbestarit ndaj atdheut dhe interesave kombëtare, ndaj edukmit atdhetar.

Për të gjitha këto merita Presidenti i republikës, Shkëlqesia e tij Bujar Nishani do ta vlerësonte dr. Bujar Leskaj me dekoratën e lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" dekoratë që u jepet qytetarëve shqiptarë për ndihmesë të qenësishme ose akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin e përparimin e Republikës së Shqipërisë. Ky urdhër është i artë.

Vepra më e fundit atdhetare e dr. Bujar Leskajt.

Më 12 mars të këtij viti dr. Bujar Leskaj në krye të Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” do të përmëndej e do të flitej për një vepër tjetër atdhetarie që do t’i shërbejë shoqërisë dhe si një hap më tej për bashkimin e trojeve shqiptare: Ngritjen e Muzeut Kosova në rrugën historike Justin Godart, në Vlorë.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve për ngritjen e këtij muzeu historik, që do pasqyrojë historinë e Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, kishin ardhur personalitete të shquara nga vendi nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në praninë e disa dhjetëra qytetarëve vlonjatë, intelektualëve, personaliteteve të fushave të ndryshme, historisë, publicistikës, vëllezërve nga Kosova e Maqedonmia e Veriut, nuk kishte rast më të mirë për të evokuar nëpërmjet kujtimeve të protagonistëve demonstratat studentore në Kosovë, Lëvizjen Kombëtare të Çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në veprimtari nderuan me pjesëmarrjen e tyre lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kryetari i BDI, njëri ndër themeluesit dhe udhëheqës politik i UÇK, zoti Ali Ahmeti, kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi.

Të pranishëm ishin edhe zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi; zoti Naim Zhitia,vëllai i heroit të Kosovës dhe Nder i Kombit, Afrim Zhitia, babai i dëshmorit Labinot Krasniqi. Kryetar i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vëlla i heroit të Kosovës dhe Nder i Kombit, Fehmi Lladrovci, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, organizator i demonstratave të vitit 1981 dhe drejtues i shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës Hydajet Hyseni. Ismet Sulejmanin, ish- epror i lartë i UÇK.

Vëllezërit kosovarë dhe nga Maqedonia e Veriut, vlerësuan lart këtë inisiativë dhe vepër të dr. Bujar Leskaj, si një vepër atdhetarie, që do të afrojë e bashkojë shqiptarët dhe do ngrejë më lartë frymën e vëllazërisë dhe atdhetarisë. Ata vunë kurora me lule mbi varrin e Ismail Qemal Vlorës.

* * *

Në përfundim të këtij shikimi të shpejtë të veprimtarisë atdhetare të dr.Leskajt do të bënim pyetjen: Çdo të thotë të jesh atdhetar në kohën e sotme? Deputeti Bujar Leskaj i përgjigjet kësaj pyetje me vepra dhe veprimtarinë e tij. Shembulli tij na tregon se në çdo kohë edhe në ditët tona njeriu mund të bëjë vepra atdhearie, pra mund të lerë gjurmë të pa shlyera, popullit dhe vendit të tij.




Zotrija i nderuar Ali Ahmeti zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi dhe personalitete të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut vendosin kurora mbi varrin e Ismail Qemal Vlorës


8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page