top of page

ZËRA TË BRENDËSHËM


Vasil Tabaku

Nga Vasil Tabaku


ZËRA TË BRENDËSHËM

Dëgjoj

Heshtjen e zemrës

Rënkimin e saj prej dhimbjeje

Dhe vendin tim

të mbetur

mes brengës e vuajtjes

një trishtim shqiptar…

prej lotësh

janë sytë,

prej trandafilash të kuq

djegur nga etja

janë buzët,

këngët e mia

vajtojnë

lidhur brengash

ku rrugët

lëpijnë plagët

nga plumba të verbër

dhe lumenjtë

qajnë për lotët

e fëmijëve të uritur

ndërsa vajzat

yje qiejësh mahintës

digjen

nga pritja e gjatë

e dashurisë

që kurrë nuk do të mbrrij

në gjoksin e tyre

prej dy pëllumbash të bardhë

plagosur

nga kurbeti dhe varfëria..

Ah ti vendi im

Ti tokë e shenjtë

Mbuluar nga puthja ime

Dhe ofshama e grave

Të braktisura

Si shtatore vuajtjeje

Mes klithmave të ngrira

Ku politika

Luan përbindëshëm

Me fatet

e jetëve të braktisura…

Ah ti vendi im

Djep dhe varr

Ëndërr dhe shpresë

Mall dhe dashuri

Prush dhe dritë

Qiell dhe britëma yjesh

Ngrehu dhe rend

Rend vendi im

Drejt buzëqeshjes së mohuar

Nga ca pseudonjerëz

Të vetquajtur perëndi

Zezanë politikë…

Ec vendi im, ec

Me ty është fluturimi

Janë krahët dhe flatrat

Është dita që të prêt

Dhe zemra ime e trishtë

Që dhemb,

dhemb dhe vetëm dhemb…

Eja vendi im

Njerzit e mi

ejani

Në këtë hapsirë drite

Dhe ëndërrash pafund

Eja vendi im ,eja…


15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page