top of page

Zotëri Mendo-vazhdimi


Minush Hoxha

Zotëri Mendo-vazhdimi


Z. Mendo pa pritur gjatë, me rezikun që ta thot ate që nuk duhet, paksa i revoltuar për guximin e sigurinë në paraqitjen e Liderit, ia dha përgjigjën:

„Po përse më trajtoni të nevojshëm në hesapet Tuaja? Ç´ju duhem unë? Ju kini zotësi sa për ta bëni një mbretëri të vogël! Dhe e bëtë këte fët-e-fët. E do e rritni akoma.Vrap…

“Ah zotëri i çmuar! Për gjëra të tjera me qanë zemra. Këte do ua them në një takim tjetër!”

“ Po do ndryshojmë gjërat dhe Ju nuk do jeni sikur jeni…” ia këtheu ai përsëri ftohtë e duke qeshur dhe i veshur me këmishën të zezë e një kravat roze, mbi të cilën ravizoheshin muskujt, jepte një pamje dhunuesi.

“Do ikja po mbaruat llafin me mua. Kam dhe unë detyrime…” ia tha me nerva e sa për të ikur nga aty.

” Po,po.Ju flm. që ardhet... Ua vlerësoj këte…Po dhe unë do e bëjë ate që thash…në çastin e duhur/“ dhe u ngritë për ta përcjellur deri të dera e zyrës.

“Tua jap një makinë…?” ia ofroj ai shërbimin e vetë “Kini një rrugë paksa të gjatë”

“Kursesi…Ma do shëndeti të eci këmbë. Mjeku… Po juve flm.”

Duke përkujtuar dialogun me Liderin dhe doren në mos e ka futur në hesapet e veta ku mund të kishte vetem bëma kriminale, vajti ora 17 e pasditës.

Jasht binte një shi i imtë i prajtë dhe ishte më ftohtë se orëve të mëherëshme. Ndofta dhe një borë e imtë. Me vështirësi u ngritë.Vajti në dhomën e vetë dhe pasi kyqi derën me çelës nga brënda, u shtri. U ngritë dhe sa për të hapur dritarën që të dëgjoj shiun që i bënte kënaqësi, pastaj shtriu perdet e errta përgjerë dritares pastaj sërish u shtri dhe sa për lavdërim e zu gjum i thellë…

Në orët pas mesnates tek rrotullohej në shtratë duke cijatur si një këlysh i lënë në ndonjë rrugicë të pafrekuentuar, pau një endërr sikur, duke kaluar rrugës së Bashkisë i sulej një qen që ashtu i përjargur, duhej të ketë qenë i tërbuar dhe që me kafshimin e tij ia grisi pantolonat dhe ia gërvishti lëkurën. Në suljen e tij të dytë, me tamam sa deshi ta përsëris veprimin, i doli gjumi duke brohoritur “Oooo…! Uh… ç´po më ndodhë kështu! Tmerr” Brofi shpejtë në këmbë, skajoj perdet sa për të hyrë drita dhe mbet po në atë pike ku terhoq dritarët. Shikoj, njëherë dhomën, pastaj nga dritarja natyren dhe kërkonte mënyra sa për të davarisur atë mendje.

Kishte një britmë të frikshme të fuqishme. Gruaja e dëgjojë, lëvizi vetëm pakes derën dhe e trajtojë prove se mendimi i saj për një shkallim ritmik e në rritje, mbase ishte i arsyeshëm po nuk i pranojë peshën që kishte.

Tani hapi dritarën tërësisht sa zu të depërtojnë dhe pikla shiu që në një mënyrë ia freskonin fytyrën dhe në çast përkujtoj se një endërr të tillë kishte parë para shumë e shumë vitesh. Ishte ajo koha e suljeve, kërcnimeve e ndëshimeve gjithëfare. Në veçanti e frikes në mos do e burgosin, do e heqin nga puna, do e vrasin në ndonjë rruginë periferike, do ia aksidentojnë vajzen. Frikë e cila gjetë vetën për mrrekulli në një ëndërre llahtari…

”Po tani përse përsëritet. Si t’a dij këte. Ndofta në esencë janë gjëndjet e njejta me njerëz të tjerë. Sa të largëta janë të vërtetat për njeriun…!”

Tek ndiqte gjurmët që ia thoshte mendja e mendoj se, ishte kohë kur djalli kishte marrë frerët në duart e veta dhe bënte hatanë mbi njerëzit. Koha kur njerëzit bënin pelegrinazh të dhunëshëm pa dijtur se në cilën faltore të ndaleshin, me ate ” nuk heqë peshë ku nga do do ndalojmë, por nga do ikim”. Koha kur ishte ilusion qetësia shpirtërore e njeriut.

Dhe kjo si një film i tmerrit zu ti shpaloset para syve aqë sa, që ti hikën, duhej, pa kushte të ikte dikund- dikah. Natën! Në mengjes!Nëpër acarr, shi, vap, kodrave, baltes! Dhe pyetej: do m’a mbajnë vitet këte. E përgjigjej, sikur mua, do i dhunoj dhe unë këmbet.

Nga torture e brëndëshme, shpejtë e shpejtë u vesh, vëri një kapelë hedhi dhe një shall rrotull qafës dhe pa i bërë gëk as lajm gruas, doli rrugëve të qytetit. Tek qëndra, nxorri një Diazepam të 20 që ia kishte paracaktuar z. Skendo dhe në çezmen e Shatërvanit e piu si i thohet në këmbë. Sa kalojë përskaj ndërtesës të pushtetit lokal si një provë e ogurit që mbante ëëndërra, i hedhi një shikim dy policëve dhe sa deshi ti anashkalojë ata e ndalën dhe kërkuan identifikimin nga ai.

“ Ju lutem t´mos më ndaloni” ua tha me shqetësim.

” Kam dhëmbje koke dhe me duhet ajri e hecja” ua shpiegojë arsyen.

“Zotëri, është orë e vonë sikur e shihni!” ia tha njëri nga ata, bullafiq dhe me një qeshje të thartë e të shkurtër.

“ Skeni dëgjuar ju për vrasjet që kanë ndodhur në këto orë…? …E dyqanxhiut, n’atë çarrishten e fshatit tek shkon nga kryeqyteti! tash sëfundi” ia tha tjetri.

“Zotërinjë, unë nuk jam vrasësi! Besoj e kuptoni” ua tha në gjëndje që në çdo çast të filloj me ulërimë të një të sëmuari tek e shihte tashmë vetën në këmishen e çmendurisë.

“ Ne do marrim gjeneraliet e identifikimit dhe do i paraqesim në divizionin e krimeve” ia tha ky i dyti nga fytyr e të cilit rezonte një indiferencë.

“ Si të doni…po shpejtoni paksa” ua tha.

“ Ju doni të përcaktoni mënyrën e punës! Kohën! Mbajeni gjuhën brënda, për interesin Tuaj” ia tha polici i dytë.

“ Vetëm ata që kanë në mendje diç të prishur enden poshtë-lart- qytetit në këte kohë” ia shtojë i pari.

Ai duke iu dridhur vërejtshëm dora, nxorri kartën e identifikimit, ia lëshoj policit të dytë në dorë dhe ai, e ndriçojë me bateri zyrtare, e lexojë dhe ia diktojë policit të pare. Sa zgjatte kjo punë, shiu e kishte lagur aq sa nëpër faqe zunë ti bijnë pikat.

“ E po, mund të shkoni tutje, tashti për tashti” ia tha polici i parë duke ia dorëzuar kartën e identifikimit.

“ Këto do i dorëzojmë të organi që bënë hetime! Do merrni njohtim për këte. Në kohë…!” ia tha polici i dytë qetë.

E kjo…? Ç’do thot kjo!” i pyeti anise ngutonte të hikte nga aty.

”Zotëri, jetoni ju këtu a në ëndërralla. Nuk shihni se si katandiset ky vend? Nga vrasjet, rrëmbimet, rrahjet” ia tha ai bullafiqi. ” E vendi nuk vie në këte gjëndje vetvetiu. Dikush ia bënë gropën” shtoj.

”Ani…? Ç’lidhje kam unë me këte?” e pyeti përsëri tashmë duke mërdhitur paksa.

”Ne, nuk e prejudikojmë askend. Por zbatojmë urdhërin dhe i japim tek divizioni për krime të rënda për t’i verifikuar. Kaq”.

Z. Mendo, ua la një ”natë të mirë” ashtu pa vullnet, pak nga të ftohtit, më shumë nga shqetësimi, pastaj, futi kartën e identitetit në xhepin e sakos dhe pothuajse në vrap hikte rrugës poshtë Bashkisë.

Ashtu i shqetësuar sikur ishte, me duart e lagura që i mërdhinin, morri drejtimin për në kafenenë në të cilën nuk kishte shkuar shumë vite. Ishte ajo në një vend të fshehur paksa në të cilën mobileria dhe komoditeti ishin të ulta por lejonte liri në sjellje. Kishte intimitet. Duke hecur rrugës me lloç, nëpër një errësirë gadi të plotë, nga një largësi e vogël pau se kishte njëfarë ndriçimi në te dhe paksa u qetësua. Hapi derën e vjetër që kërciti dhe u fut brënda. Që në fillim e mori një disponim jo i mire ngaqë dëgjoj një këngë shumë të vjetër, por të cilën ata që ishin aty e dëgjonin me kënaqësi. Ndofta edhe ju por sikur shoqërimin në ndejen e ndjejshin të nevojshëm.

Një burrë në moshë që nuk dihej në ishte klientë se pinte dhe vetë ose kamarierë, paksa i dehur dhe i përgjumur, me lëvizje koke i dëshiroj mirëseardhje, kurse nga një tavolina skaj një kamini i përlyer e me xhama të thyer ku ishin ulur dy mysafirë, poashtu të dehur, të paruar dhe keq të veshur iu paraqitën me një përqeshje.

“ Një dopio konjak…” ia tha atij të përgjumurit sa zu vend.

Ai po nga pozita që ishte i mbështetur me kokën në llamën e dorës mbi banak, me një qeshje memzi të vërejtshme, ia bëri të dijtur se dëgjojë porosinë.

Ndërkohë, pas një vështrimi më të gjatë, njëri nga mysafirët, ia tha:

“Dukeni qerthull nate që prehet në zgafellë”

“ I lagur, i errtë, i frikësuar…! ”

“Sikur t´ju ndiqnin qent e hangarit! Ata që ruajnë mallin e kontrabanduar” shtoj pas pak duke qeshur.

Zoti Mendo nuk iu përgjigj po në vete e mendonte një sulm të furishëm mbi ta me fjalë- pse jo të kishte forcën fizike dhe një të rrahur dhe atë sa për të shkarkuar nervat e ngritur. T’i drejtoheshin në atë mënyrë, pa u njohur fare. Të cenojnë dhe privacinë e tij të cilën ai e trajtonte shënjtëri! Epo, përkundra kësaj, nuk e bënte se e kishte punën pisk.

“U dolen hesapet dore…shihet!” ia tha tjetri me një zë të çjerrur.

Ai vetëm i shikonte therrshëm dhe me një domëthënie që të mos i cenojnë mëtutje privacinë e tij.

“Ne vetëm menduam t´ju ftojmë në shoqërinë tonë” ia tha mysafiri me flokë paksa të thinjura dhe fytyr të vuajtur e që kishte një moshë afro të 50-ve.

“Apo s´është kështu Safo?” iu drejtua me plotësim pyetje ai që i thonin Mjeshtër .

Z. Safo e shikoj gjatë nga habia për ftesën, bëri me kokë njëherë-dy dhe përfundojë me një qeshje të cilën se kuptuan as shoqëruesi e as z.Mendo.

Pas një cope kohë sikur u bë pishman ose nga që iu dashtë kohë të sajoj pyetjen ia këtheu Mjeshtrit të vetë:

“Të bëhemi tre që hikim nga shtëpitë dhe nën shikim të hutinit të ndejemi këtu! Hu-hu,hu-hu…Sikur e dëgjoj…nga degë e ares!”

“Këtij i ka hikur mendja. Kujton se është një zog i vocerr që, duke dashur të hikë do i futet hutinit në sqep…” ia sqaroj Mjeshtri tek hetonte trullosjen e Mendo-s.

Mendo gjetej në një çast delikat nga që nuk dinte si të reagoj. Në të vërtetë, nuk mundte të reagojë. Furi e pamjeve, ato me të cilat ardhi aty, ato të fëmijërisë së herëshme, dimërat e ftohtë, vaji i fëmijëve, ashpërsinë në sjelljet e njerëzve fantazma, shuplakat e policëve pa patur asnjë lidhje me ate për të cilën e fajësonin e sa për të fikur çdo ndjenjë revolte, intervistimet e parreshtura nga zyrtarët dhe të tjerët të cilët, kur nuk ua mbante ose nuk dinin, kërkonin fajin tek ay, bashkëshortja në një mëni të paharruar dhe se fundi sjellja e egër e dy policve. Kur të gjitha bashkonin forcën e vetë krijonin një tmerr e ky një neveri, sikur ky i sontmi dhe vetëm në një vrap, në një vetëlëndim ose dehje të rëndë, gjente harresen dhe pak prehje.

„Ky po vdes “ i kujtohej t´i kishte thënë doktori të s´ëmes kur ishte në të dhjetën vjet. „Mushkërit po i digjën flakë. Që sonte pas mesnate do mirret vesh kjo punë…!” e deklaronte kismetin doktori mustakzi dhe i rrept nga gjuha.

Kur ajo e kishte shikuar me brengosje të thellë dhe pyetshëm doktorin, ai sikur e mori për fajësim të tij, i ishte përgjegjur në vazhdim:

„Zonjë, ne nuk këthejmë të vdekurit nga varri ! Vetëm kurojmë!”

Heshti dhe për një kohë dhe herë i shikonte të pranishmit, here rrotull kafenesë.

Derisa ndodhi biseda dhe përkujtimi, kamarieri me hapin e një breshke, pa mantel pune me një xhemper të trash me fyt të thellë, mbante në dorë mjaftë pasigurtë konjakun dhe kur iu afrua fare e pyeti:

“Doni të uleni pranë kaminit ose atje, afër banakut. U është futur dhe në kocka të ftohtit prandaj, uluni këtu” ia tha dhe lëshoj pijën në suprinën e tavolinës, fare afer kaminit.

Mendo nuk iu përgjigj fare por veproj sikur e këshilloj ai.

„ E dini” shtoj kamareiri kur vajti te banaku, “ju kini pamjen e një të munduari. Një që është sikur shnjestra kineze. Të gjithë provojnë me shigjetën që të qëllojnë pikën e mesit, e ju jeni pika e mesit”Po jeni dinjitoz! Nuk jipeni! Bile, sa e shoh as që trembeni!”

„Po ju…? Jeni dhe ju nga ata?” e pyeti Z.Mendo kamarierin qortueshëm.

„Ah zotëri…tani skam zemër për asgjë! Që të tre: prindërit dhe unë donim të bëhesha inxhenier i tensioneve të larta. Gjyshi më ëndërronte pilot. E ç´ doli…një batakçi që memzi fiton për akloolin. Dëshira është dëshirë e jeta jetë…”

Para se të ngrij goten, shikoj rrotull kafenesë dhe në një qoshkë, qëmoti, qëndronte shqiponjë e ngrirë me sqepin të hapur-duket i kishin futur një copë dru i gjatë të përpunuar e të ngjyrosur kuq që ashtu i dredhur e i lakuar dukej si një feçkë e vogël fili që e futur më në thellësi të grykës bënte të qëndrojë.. Anash saj në një sfond të kuq, një kobure të varur dhe më largë saj dy pacerrka mbi një gjysëmçilimi, që shpërfaqin një simbolikë që, qifti dhe kamarieri nuk dinin ta interpretonin. U dukej marrëzi- e mendonin. Dy pacerrka, hëë…! Në dy rafte një përmbi tjetrin qëndronin vegshi, govata dhe një kovë bakri fare që i kishte hikur kallaji dhe tani ishte nxirë dhe një tepsi me fund të rrafshtë. Ornamente që çonin imagjinaten tek idila e fshatit.

Mendo i nguli shikimin kobures që të gjej dmth. e saj dhe, sa e pau kamarieri se është kurreshtarë ia shpiegoj me ironi:

„ E Tafait ishte. Ta frikësoj gruan se e kishte të përdalur. E kishte zënë në voter… e kupton ku e kam fjalën” e tha me humor. ”Si çift lepurushes…Tre herë” shtoj më pas.

“ Qiti në te…?” e pyeti shumë kurreshtarë për shkak të tarafit të vetë dhe tek i iku pshtyma nga goja dhe më një pamje serioze ngulmonte për të vërtetën të plotë për arsyera fare personale.

“ Aa, jo! S´i punojë këmbëza” qeshi kamarieri. ”E vrau me sopatë. Copa copa, si një kafshë” ia shpiegoj.

Mendo uli paksa shikimin dhe duke paramenduar aktin, akoma iu ngriten nervat dhe shqetësimi.

“E përse…? e pyeti mëpas kamarierin.

Ai tashmë ishte po në atë pozitën mbeshtetur te banaku dhe i rehatuar duke mbështetur mjekren në llamën e dorës, ia tha:

„Veç asaj që e thash, i kishte mohuar autoritetin. Ashtu… si një fshesë pasdere e merte! E Tafai ishte me kërnome! Në gjyshin ishte” iu përgjegj. “Po, dhe i kishte mësyer dhe nënes së tij plakë”

Mendo kishte çpikur konjakun e parë dhe tek i vinte një zemërim, porositi një dopio tjetër.

“Menjëherë zotëri!” ia këtheu Kamarieri dhe lojti vendit për ta kryer punën.

Ata të dy që dukeshin si dy sorra nate mbetur në degë lisi,ashtu të lodhur e shikuan kurse Safo që kishte një prirje për të flas ia bëri:

“ E po të gjerë e keni grykën zotëri! Ju lumtë!”

Mendo qëndronte në një pike të lartë shqetësimi ndaj, sa i erdhi konjaku, që në herpën e parë e piu më shumë se gjysmën.

“ Ka dhe një kulturë zotëria”, shtoj Mjeshtri „se, konjaku nuk është i gjinisë sonë”

Z. Mendo, vërejti se nuk do i bëjë ballë edhe ndonjë pas kësaj.

Se si dehej më shumë e më shumë, përpiqej në mendje që të përcaktoj hapin e mëpasshëm.

Të shkoj nuk mundte, të rrinte gjatë aty dhe po ta shihte ndonjë i njohshëm, për shkak të prestigjit që mendonte se e kishte, ishte komprometuese. Më pas ata kreaturat që ishin prezent, me dukjën e tyre po dhe me të tjerat, e neveritnin. Në veçanti kamarieri që dukej i humbur fare e përkundër kësaj jipej i qëndrueshëm bile-herë-herë edhe më humor.

Por, në një cast krejt befasishëm hyri një grua e çakërdisur hulumtoj me shikim ate që kërkonte dhe kur pau kamarierin, pa i vënë veshin askujt, i thirri kamerierit: ”M’i jep të hollat. Ndyrësirrë! Fëmijët po vdesin… e ti…pi dhe veç pi. I mallkuar” ia tha derisa iu afrua banakut në pritje t’ia jap të hollat.

“ Do i përplas të gjitha” iu kërcnua e pastaj këtheu kokën nga të pranishmit.

”Çfarë shikoni. Ka këtu dikush lakuriq, batakqinjtë e dreqit” dhe nga kjo që të gjithë ulën shikimin.” Një si ky jeni dhe ju…flliqësira kundërmonjëse!”

Kamarieri i zënë pisk ia tha duke dashur t’a qetësoj me lëvizje dore

” Mos i fyej këta. Janë zotëri! Prit…” dhe doli nga pasbanaku dhe njëherë vajti tek Mjeshtri e Safoja të cilët ia paguan pijët e veta e më pas vajti të Z. Mendo. ”Mos e ke bezdi. Ja…”dhe ia dha në copë letre çmimin që ia tha ai. Mirëpo, për ta qetësuar gruan i duheshin më shumë ndaj i tha: ”Ia shtoni këtyre bile edhe pak. Për kur të pini herën tjetër!”

Z. Mendo bëri sikur ia tha dhe ai fëtëefët ia lëshoj grues në dorë duke e lutur të largohet.

”Do më lë rrugës pronari, po bëre shamatë. Ikë… të përgjërohem!” ia tha gruas kurse ajo i shtrëngoj me grusht të hollat dhe, për çudi-pa i rënë akoma tensioni- mori të dal tek i shikonte herë njërin e herë tjetrin. Akoma pa dalur përfundimisht këtheu kokën dhe ashtu e çakërdisur sikur në fillim, ua tregoj gjuhën për aqë sa mund ta nxjerrte dhe ua”tha: “ Në vend t’ju vrasin Ju, vrasin qeentë e qetë. Shtet budalla!” dhe ikur duke përplasurr derën.

Pasi iku nga aty gruaja e kamarierit, storien e së cilës z. Mendo, e kishte përcjellë sikur tej xhamit me avull, tek i lëviznin me shpejtësi të papërcjellshme mendimet, tek zotëroj ndjenjë revolte, njëherë shikoj ata të tre dhe që të gjithë i dolën dopio dhe nuk dinte se cilët ishin të vërtetët. Kurse, Mjeshtri e Safo që, ashtu të rexhur me pijën, nuk kishin mbërrijtur tek dehja e z. Mendo, iu drejtuan Kamarierit: ” Të sërt kishe bashkëshortën!” kurse ai tashmë i fyer dhe i cvilitur i falenderoj që të gjithë për gjestin dhe ua tha paksa më zë:

”Nuk ishte kështu. As Ajo e as unë. Ajo ishte e bukur dhe e butë e unë i sjellëshem dhe i arsimuar. Duheshim! Por, dreq politika …u vura në ballë të një ideje dhe humba hapin me punën. Me jetën more…Më thane ata që ishin drejtues:edhe kundra pushtetit edhe puna që të dha-nuk shkojnë një udhe! Dhe ja tani…çdo mbrëmje dramë e njejtë me actor të njejtë…!”

”Po, në një mënyrë një fat kemi. Iskonike është ta kundërshtoh pushtetin dhe iskonike është t’a vuash këte” e tha Safo dhe që të dy ia pohuan. “Ka një libër shembujsh…”

”T’mos katandisej familja sëpaku, se për mua…tërt si një pordhë” u ndërlidhë Kamareieri

”kjo është e zeza” shtoj.

”E dini…luftova për të drejtën time-sikur të tjerër, pushteti më ndëshkoj, në pushtetin që e doja, luftova për të drejtën time, edhe ky pushtet më ndëshkoj…E më pare këte ma kishin vënë në detyrë. Po, ime grua ka një mendje bibe-s’i kupton këto!”

Derisa pritnin fjalën e tij e Kamarieri e mendonte, ra një heshtje. Më në fund, reagoj Kamarieri:

” Idiot pa shpresë” më thoshte gruaja. ” S’di të ngritesh! Veç të bijsh!”

”Drejtë fare” ia tha Safo dhe ashtu i dehur brofi në këmbë tek tundej dhe në shënjë admirimi ia dha dorën Kamarierit.

”Drejtë i ke menduar të gjitha. I dijtur je!” ia tha dhe Mjeshtri.

”Po I dijtur por i do paratë për shërbimin përpara se t’a bëjë. Trishtueshem i varfër”.

Tek shikonte shqiponjën e ngrirë me atë gjuhën e zgjatur të saj, sosi pijën e mbetur dhe pas vetëm pak çastesh zu të ndihej akoma më keq.

I ngacmuar nga pamje e shqiponjes-ajo në pamje krenare e ky tek binte, nga pozita që i kishin dhënë në epikën pas së cilës fshiheshin kukuriqet, padashtas, hedhi goten e pijës me xhamin të trashë, dhe me të qëlloj mu gjuhën e saj dhe më shumë se ia përgjysmoj.

Kamarieri, posa pau këte-ndonëse i frikësuar- po edhe dy mysafirët zunë të rrahin me shuplaka dhe ia tha.

„ Punë e lavderueshme. Ka vite e vite që përqeshë jetën tonë…” tha e më pas shtoj: “Ju-e mendon-të jeni si unë, e jeni qelbësira!”

Safo që nuk ia shkapte shikimin herë shqiponjes e herë Mendos, disi i gëzuar, ia tha:

„ O ç´shenjëtarë ….! Mu në gjuhë i qëlluat. Në mos jeni i togut të pushkatimit?”

Mendo vetëm e shikoj dhe pëprpelitej në mendje të kuptoj se ç’po ndodhë rrotull tij dhe ç’domëthënie kishte ajo që kishte bërë.

”Po mirë e bëtë. Ç´i duhet gjuha asaj që të flas si i thonë. Kundra natyres së vetë. I mjafton hapësira e lirë qiellore dhe të jetë krenare …!”

„Përse nuk e nxorret nga kafeneja, kur ju përbaltë kaqë ?” arriti të pyes z. Mendo

„ E po, nuk lejuan. Pa te-thanë- ne jemi një asgjë. Kështu jemi ne: një shpend është gjithëçka e ne asgjë. Ajo na jep atë që nuk e kemi”

“ Kamarier, zotërisë dhe një dopio nga ne, apo jo Mjeshtër” pyeti Mjeshtrin.

„ Mos e diskuto fare! Na e bëri qefin zefk!” ia këtheu ay.

Derisa kamarieri zbrazte konjakun dopio në një tjetër got, z. Mendos, zu ti sillej kafeneja sikur t´kishte hipur në çikrrik. Ajo ndjenjë i bëhej e padurueshme dhe, e para që do bënte, ishte të lëshonte një britmë të fuqishme, po, duke ia ditur pasojën me fuqinë e mbramë e ndali.

“ Jeni një trim zotëri” ia tha Safo më pas.

Me shumë vështirësi ia këtheu:

“Trim…? Fodull…hiq më! Besoj… e kuptoni këte”.

Koka i gravitonte nga suprina e tavolines dhe sa zu të binte mbi te, e ngrinte e kështu disa herash.

“Zotëria ikën pas ndonjë ëndërre të bukur. Se si i bijnë çepallat” e tha duke qeshur Kamerieri me cigarën në maj të buzës së poshtme.

“Shpejtë e shkeli konjaku” ndërhyri Safo.

”E po të tjerat e lodhën-konjaku e rrëzoj” e plotësoj Mjeshtri.

Z.Mendo i dëgjonte këto dhe i ngacmuar tek e mbante kokën mbi brylin e djathtë, memzi ngriti pakëz kokën dhe pa i shikuar ua tha me një të folur të trashur:

”Diazepam 20-shi” e tha tek nxorri kutinë e drazheve e më pas: ” dhe… konjaku. Dhe ajo kuçka në vendin e parë …!” dhe drejtoj me gishtin nga dera.

Pastaj sikur e zu një gjum i rëndë.

38 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page