top of page

Zonja e Durrësit dhe Elisa e Skëndebeut


Ilir Levonja

Ilir Levonja

Zonja e Durrësit dhe Elisa e Skëndebeut

Ditën e djeshme herët në mëngjes dha dorëheqjen kryetarja e Bashkisë Durrës. Ajo e shpjegon qartë në një status në Fb se përse e ndërmori një veprim të tillë. Në një intervistë për Top Chanel midis të tjerave ajo pohoi se “për hir të së vërtetës ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar. Por duhet të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima se në raste të tjera ka(në) qenë mbi 1 mijë viktima.” Nuk dihet se për çfarë rasti e ka fjalën, apo cilin tërmet ka pasur ndërmend si fakt krahasues, shto dhe atë ''kënaqjen'' me 50 viktima etj., afërmendsh janë gafa të pa përshtatshme për momentin dhe një figurë si numri 1 i një qyteti të traumatizuar. Kësisoj zonja në fjalë reagoi, pohoi qartë, tha se ishte “e lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e kryetares së Bashkisë Durrës”. Kaq dhe në pjesën dërrmuese vihet re se opinioni e mirëkuptoi dorëheqjen. Megjithëse ka edhe plot aludime se e ka shtrënguar ai, i madhi. Ashtu sikur ka edhe plot rilindas që e dënojnë aktin e saj duke e cilësuar me germa të mëdha si dezertore lufte dhe për rrjedhojë meriton të ndëshkohet. Unë po preferoj të gjykoj aktin, për më tepër dhe opinionin e gjerë që beson akoma në ekzistencën në zhdukje të individit të përgjegjshëm, gabova, nuk i takon këtij soji parie të flas kështu dhe po largohem. Pra sado sado firove të kësaj kohe të egër që po bastardon ditë më ditë ndërgjegjen civile, individin bashkëkohës etj., ekzistokan edhe ca thërrime që njohin hapjen e krahut. Le t'i heqim kapelën dhe aq. Se teseristat pavarësisht se i ha meraku mbi gjoja dezertimin apo se kush ka për të zëvendësuar komandantin, për më tepër në një vend si Shqipëria ku të gjithë janë njësha, i kanë pështyma a teshtima si vemje të infektuara gjenetikisht. E për më tepër që Webet po çahen me fotot e xhuxhit. Skënderbeu dënon me propogandë dhe non grata e Amerikës i duhet për të luftuar presidentin jo klanin që e mban në pushtet. Se po të kujtojmë gafat e Elisa Spiropalit, e bëjmë menjëherë diferencën. Po ne harrojmë shpejtë..., dy ditë dhe aq. Në dimrin e kaluar Elisa nëcilësinë e ministrit a ministres së shtetit, nga foltorja e kuvendit deklaronte se flamuri shqiptar ka fushë të zezë, shqiponja e kuqe në fushëne zezë. Po as që u kujtua të bënte një ndjesë publike, jo më të jepte dorëheqjen. Në marsin e këtij viti, pyetjes së gazetares mbi opinionin e indinjuar për gafat e saja, ajo i vulosi një vulë mbi vulë si puna e pronave me mbivendosje, se i injoronte me krahasimin e kompleksitetit për më tepër po sipas saj Don Kishoti është një figurë komplekse e romantizmit shqiptar. Po terr se ia bëri syri, nuk ''dezertoi'' nga lufta, vazhdon ta lartësojë figurën e Don Kishotit të saj lart e më lartë. Ja një tjetër deklaratë e Elisës, “Është Shqipëria që deshi Ismail Qemali, që mendoi Fan Noli, Shqipëria që vuajti Fishta dhe të tjerë rilindas shqiptarë. Është Shqipëria që ideoi ky burri këtu Skendërbeu. Shqipëria europiane dhe vetëm europiane ...'' (maj 2017). E megjithatë Elisa nuk dezerton. Ndaj sot Shqipëria është po aq europiane sa edhe është Koreja e Kim Jong Unit a Turqia e Erdoganit.


13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page