top of page

ZINXHIRI DHE HIJA E NJË TË VDEKURI

Updated: Jul 2, 2022



ZINXHIRI DHE HIJA E NJË TË VDEKURI NË KORNIZËN E PIKTORIT

(2 Korriku shihet në ...)

Tregim nga Fatmir Terziu


Sikurse ishte njoftuar do të bëhej sqarimi i Pikturës së Shekullit. Kjo pikturë pasi kishte marë vlerësimet globale, tashmë do të zbërthehej dhe aty. Piktura kishte një mister të pakuptueshëm. Brenda saj ishte zhgarravitur një Hije, dhe ngjitur me të një zinxhir. Kështu Zinxhiri dhe Hija e një të Vdekuri ishin në projektet sqaruese të Tryezës së Madhe.

„E Zinxhiri, sikurse dihet ka vetëm hallka pas hallkës, që të quhet zinxhir, që të mbahet në jetë“, u tha thirrësi i tyre.

„Po iu këput një hallkë e vetme ai nuk quhet më zinxhir, e si i tillë nuk mund të shkonte më shumë se sa duhej, deri sa të shfaqej dhe mbetej pranë tij Hija e një të vdekuri në këmbë“ – vazhdoi ai.

E ata vetëm dëgjonin e dëgjonin, qasjen e tij vetë i dytë, derisa në raste të tilla dihet se çfarë ndodh me sytë…

U përhumbën, iu mbyllën gojët, veshët dhe sytë, aq sa dikush tha se kjo ishte e ngjashme me magjitë…

***

Aty u duk qartë se luhej një skenar. Koklavitja e syrit rrokte përtej datës së parë të shënuar në kalendarin e muajit Korrik. Vera zhurritej me shpejtësi dhe bashkë me të peizazhi përreth ishte gudulisje e dehur në avull të zbehtë. Përkundër trokitjeve në siparin e fjalës, fjalitë gri të zhveshura dukeshin fantazmë dhe plotësonin një trung të shtrembër me degët e tij të shtrira mbi fletë të zhgarravitura, duke gërvishtur tavanin me sy si yje të lodhura dhe kapnin kubenë e asaj godine kryeneçe si me duar kockore. Mendjet ishin allakatur. Tingujt jetëdhënës ishin zhdukur. Zhurmërat dhe hapat në distancë ishin e vetmja gjë që lajmëronin rrethinën e qetë. Nuk kishte freski. Ajri ishte i rënduar nga era e bojës që zmaltonte faqet e mureve. Dhe aty, në Tryezën e Madhe, dukej si një skenë e një teatri të parapërgatitur… Luhej si në dimër, ndërsa realiteti ishte zagushi vere. Ishte skenar pylli, ndërsa gjendja dhe gjendësia ishin në atë sallë. E fundja ishte teatër…e Zinxhiri sapo kishte marë rolin e tij të vërtetë. Kishte filluar jo vetëm të tundej… por dhe të zbërthente tërë dimrat e dimërimit të tij në atë dimër të improvizuar mes një pylli në ditën e parë të Korrikut.

Një pishtar po galoponte lehtë nëpër fushën e gjerë pas fundit të pyllit të dendur. Burri ndaloi dhe zbriti nga kali. Lëreni të palidhur, pa u shqetësuar se kafsha nuk do të ikë.

„Po në skenar …, në skenar është shkruar se kafshët ikin, arratisen, braktisin…? – u dëgjua një zë i sinqertë në Tryezën e Madhe.

„Unë e di skenarin. Unë e kam shkruar vetë. Ata ikin se…, nuk e di pse, se, akoma është Hija e një të vdekuri nën këmbë“.

Heshtja u rikthye. E pastaj të gjithë heshtën. Ai e dinte se ata ishin si bagëtia. E bagëtia do të lëvizte, por ama nuk do të lëvizte nëse nuk e ndjenin të zotin në kthinë.

Aktori kryeneç, kësaj radhe ishtë i përzgjedhur deri tutje komisioneve, kaloi rrugën dredha-dredha të boshllëqeve, duke vazhduar drejt ngrehinës mbi të cilën zgjatnin trupthat të vetme dy pemë mbresëlënëse. Atij i pëlqente të ngjitej vetëm atje, të qëndronte nën kurorat e lashta dhe të shikonte pamjen përballë tij. Këtu dy majat Mend dhe Hesht prekën forcat e tyre të fuqishme dhe formuan një zgavër lakonike, tip lugine. Në këtë luginë u përhap një mahisë-qytezë e bukur, e zhgarravitur në një kornizë, e quajtur Lajthitje, që tashmë do të quhej kryeqyteti i vjetër i mbretërisë Boshane. Pallati ngrihej me gjatësinë e tij, me gjithë shkëlqimin e vetë protagonistit të tij, i prerë si në shkëmbinj, i rrethuar nga një mur i tretë. I dyti bllokonte kohën e vjetër, i pari pasaardhësin e tij.

Lajthitja ishte i rrethuar nga maja të larta shkëmbore në katër drejtime dhe kishte vetëm dy kalime për t'u lidhur me pjesën tjetër të botës. Ishte pothuajse e pamundur që një ushtri armike të arrinte në këtë qytet. Pikërisht për pritat e tmerrshme që mund të bëheshin nëpër kalime. Në të kaluarën, ka pasur një përpjekje të suksesshme që përfundoi çuditërisht në mënyrë tragjike për mbrojtësit e Lajthitjes, të bllokuar në një grykë gjatë luftës së madhe civile që grisi qokat e kalemxhinjve dhe mbyti tokat e mbretërisë Boshane me gjakun e nënshtetasve të saj, por historia nuk njihte rast tjetër, përveç asaj që shpalosej në kornizën e zhgarravitur estetikisht.

Një kalim verior ishte pothuajse i papërdorshëm për shkak të rrugës së ngushtë, e cila pengonte dy karvanët që udhëtonin në drejtime të kundërta të kalonin të sigurt. Ishte më e pjerrët dhe e vështirë për të ecur. Tjetra nga lindja ishte vena kryesore që lidhte Lajthitjen me një nga qendrat kryesore tregtare, qytetin e Çbendjes. Ky qytet ishte menjëherë pas kurrizit.

Protagonisti i kornizës së zhgarravitur ishte një gjahtar. I lindur në vetë qytetin e tij të shpikur, ai kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës pikërisht aty, aty në atë kornizë. Dhe nuk do të lodhej kurrë nga pamja e përrallave me forma mistike, tempujve të bardhë, mureve të forta, kështjellave të fuqishme që ngrihen lart si përbindësha, hijeve të errëta.

Një qytet i pasur me një tregti të lulëzuar, plot jetë. Dhe këtë vetëm ai e kishte paracaktuar. Vetë e kishte zhgarravitur, që t'ua mbushte mendjen të tjerëve me struktura postmoderne.

Protagonisti i kornizës buzëqeshi dhe fiku pishtarin e tij, duke e hedhur mënjanë. Ai nuk kishte më nevojë për të. Hija e të vdekurit nuk shihej më, zëri i saj dëgjohej larg. Ata që e rrethonin nuk guxuan t'i afroheshin aq afër, se mendonin nuk është më qenie njerëzore. E mbanin si hero, por thjesht brenda kornizës së bërë nga duart e tij.

Ndonëse po i afrohej të gjashtëdhjetave, Protagonisti i kornizës kishte një fizik masiv dhe trupor, pa asnjë gram mish të varur. Supet e gjera, ijet e ngushta dhe krahët e fortë, të ashpërsuar nga harku dhe ngrehësa e shpatullës së trazimit të bojërave. Nuk e kishte humbur shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë. Kishte vetëm disa qime gri në pasurinë që i kishin lënë flokët e zinj e që hera-herës i binin nën supet. Fytyra e tij ishte me vullnet të fortë, me një mjekër të shukatur nën trup të gjatë por ishte kokëfortë. Rrudha të vogla tipologjike ishin shfaqur vitet e fundit rreth syve të tij të errët. Kur buzëqeshte, këto rrudha, në vend që ta plaknin, dukej se e rinonin. Buzëqeshja e tij ishte thjesht djaloshare. Hunda e tij kishte një gungë të vogël, një kujtim i fëmijërisë së tij të çmendur. Kur ktheu kohën pas, dhimbja e frakturës i dukej e ëmbël dhe nostalgjike. Ato kohë nuk mund të ktheheshin më. Lavjerrësi i jetës e shtyu pamëshirshëm përpara dhe e kuptoi me trishtim se vitet e tij më të mira kishin kaluar, por të paktën nuk i kishin humbur kot. Ai kishte diçka për të lënë pas.

Protagonisti i kornizës psherëtiu butë. Filloi të kthehej te kali, por me bisht të syrit ndjeu lëvizjen. Ai u kthye befas, i fryrë dhe gati për telashe. Një figurë e mbështjellë me një mantel të zi dhe një kapuç të ulët që i mbulonte fytyrën eci me qetësi drejt tij. Protagonisti i kornizës mbeti i palëvizshëm në pritje. I sapoardhuri ndaloi disa hapa më tutje dhe ngriu gjithashtu.

„A ke problem, o njeri?“ pyeti Protagonisti i kornizës.

Në vend të një zëri, një fërshëllim u dëgjua ndërsa i huaji nxori shpatën nga këllëfi i saj.

Një grabitës i mashtruar, mendoi ai i mërzitur.

„Të lutem, nuk dua të luftoj. Çfarë do nga unë?“

Përgjigja tjetër ishte një ngritje kërcënuese e shpatës dhe një hap tjetër përpara. Kurthtari mati figurën agresive, të veshur me të zeza, duke nxjerrë shpatën. Ai e dinte mirë se do të duhej të luftonte. Ai ishte i bindur. Protagonisti i kornizës kishte kaluar shumë beteja dhe ai e dinte shumë mirë kur fjalët do të ndihmonin, dhe kur çeliku.

Burri nga ana tjetër e sulmoi me shpejtësi rrufeje, me një goditje të fortë prerëse. Kurthtari e largoi me forcë dhe e shtyu armikun e tij, por ai ishte ende në pozicion mbrojtës. Ai u tërhoq dhe u mbrojt nën goditjet e ashpra. Palosjet e errëta të tretura zbuluan trupin e hollë të sulmuesit të tij. Lëvizjet energjike dhe fleksibël e tradhtuan rininë e tij. Do të ishte për të ardhur keq t'i merrte jetën, mendoi Protagonisti i kornizës, i cili më në fund kishte gjetur një boshllëk për të hequr qafe lubinë hije të sulmeve të furishme ndaj tij. Ai përdori të gjithë vrullin e kundërshtarit të tij të ri kur u përplasën shpatat. Kurthtari bëri djathtas dhe rrëshqiti tehun. Kjo doli të ishte e armikut të tij dhe e tërhoqi zvarrë. Kurthtari e tundi shpatën lart, por ajo ishte rikuperuar shumë shpejt dhe u hodh anash me një lëkundje në ajër. Maja pothuajse preku supin e Protagonistit të kornizës. Protagonisti i kornizës u mërzit dhe doli përpara, duke tundur armën, i tërbuar seriozisht. Ai sulmoi nga e majta dhe nga poshtë. Figura e Hijes u mbrojt me mjeshtëri, por tani ishte radha e kurthit për të sulmuar. Ai kërceu derisa shpina e tij u pa të mbështetej në trungun e trashë të një peme. Protagonisti i kornizës u shkund me tërbim, duke kapur dorezën me të dyja duart. I huaji u përkul dhe u kthye anash, duke ikur direkt nën krahun e Protagonistit të kornizës dhe duke u gjetur pas tij. Copat e lëvores fluturuan ndërsa shpata goditi kërcellin në vend të qafës së të huajit. Atij iu desh të kthehej shpejt, duke ndjerë se kishte rënë vetë në një kurth dhe duke shmangur majën e armikut që synonte në mënyrë të rrezikshme sytë e tij. Kundërshtari i tij u mërzit me inat dhe sulmoi sërish, këtë herë në gjoks. Kurthtari u shtir dhe iu shmang tehut, duke u lëkundur me gjithë fuqinë e tij. Goditja e dy armëve ishte aq e rëndë sa i pulsonte kyçi i dorës, rënkoi edhe tjetri nga ana tjetër dhe i varej dora, bosh. Shpata e tij fluturoi larg dhe hëna preku çelikun që shkëlqente me zjarrin e saj të ftohtë argjendi.

Kurthtari e sulmoi atë. I huaji u përkul nën tehun e fishkëllimës me një shpejtësi të lakmueshme dhe u hodh drejt të moshuarit, me grushtin e tij në bark dhe të brendshmet e tij shpërthyen nga dhimbja. Një valë e fortë të përzierash e përfshiu dhe e rrëzoi në tokë, por ai tërhoqi edhe figurën e zezë me vete. Të dy ranë rëndë njëri mbi tjetrin. Kurthtari u përpoq të përkulte shpatën në mënyrë që ajo t'i shponte fytin, por ai e kapi kyçin e dorës dhe ia përdrodhi fort. Me një britmë, Protagonisti i kornizës ngriti grushtin e majtë dhe e përplasi në tempullin e armikut të tij. Ai ankoi dhe mbeti i shtangur. Protagonisti i kornizës e goditi me shkelm dhe e rrëzoi, duke e refuzuar me forcë. Burri goditi kokën në një shkëmb aty pranë dhe ra në heshtje. Kurthtari u shtri në shpinë, duke marrë frymë thellë. Ai u përpoq të normalizonte frymëmarrjen e tij. Barku i tij ishte ende i djegur dhe urthi po i frynte në fyt.

Ti je plak o burrë, i tha vetes me ironi. „Ti nuk je më për këtë punë.“

Ai pa trupin e palëvizshëm, të shtrirë rreth një këmbë larg njëri-tjetrit, dhe psherëtiu, këtë herë duke thënë me zë të lartë.

„Dhe ai ishte i mirë.“

Ai u ngrit ngadalë, mbuloi shpatën dhe filloi të studionte Hijen e Njeriut që gati e kishte vrarë. Hija u ngrit pranë tij dhe ia ktheu shpinën. Puna e tij e parë ishte ta kontrollonte për objekte të rrezikshme, ndjeu palosjet e mantelit, por nuk gjeti asgjë atje, pastaj shkoi te çizmet, por nuk kishte asgjë atje, e ndjeu atë të ngrihej në këmbë, duke e lartësuarr, duke u përpjekur të zbulonte nëse kishte kudo goditje të padiktuara. Ai nuk gjeti asnjë gjë nga ato që kishte zhgarravitur në atë kornizë.

Hija i zgjati një unazë. Ishte pikërisht ajo që i duhej dhe kështu e rithurri zinxhirin. Në kërkim të unazave të tjera, që kishte ngjitur në trupin e tij, ai arriti të bënte atë që i duhej sërrish, zinxhirin e famshëm e të bekuar të tij, dhe ashtu në gërrhitje e sipër e varrosi nën rroba. Kur nuk gjeti asgjë, u zhvendos në kapuç. Me njërën dorë e ngriti mbi shpinë të huajin, me tjetrën e shtyu kapuçin. E kuptoi që ishte femër. Femër? Gati sa nuk ulëriti. Por ishte e pamundur, se goja iu duke sikur i kishte ikur. Ajo lëshoi ​​një përrua flokësh të gjatë e të drejtë. Ata ishin si të ishin lyer me argjend dhe me ar. Dy ngjyrat u ndërthurën në mënyrë të shkëlqyer dhe krijuan më shumë ngjyra nga spektri i arit dhe argjendit. Flokët që përkëdhelnin dorën e kurthit ishin si mëndafsh. Fytyra e plogët ishte këndore me mollëza të fryra, një hundë të drejtë, të hollë, buzë të forta dhe një kthesë edhe më të fortë, gjë që e bënte të qartë se ato pothuajse nuk shtriheshin shpesh nën një buzëqeshje. Sytë ishin të lyer. Qepallat e mbyllura ishin të gjata, me qoshe të mprehta dhe qerpikët e trashë të artë të errët që përshkruanin një gjysmëhënës të përsosur. Vetullat kishin një kthesë arrogante. Lëkura e saj, krejtësisht e pastër nga njollat, kishte një nuancë të këndshme të artë, si të spërkatur me një pluhur shumë të imët e dhe ky gjante si i artë. Një vath kristali shkëlqente në veshin e saj të majtë. Nën dritën e hënës ajo dukej se po digjej.

„Nga ke ardhur, o i huaj?“ E pyeti në heshtje kurthtari, ai që për momentin ishte larg botës së vetëdijshme të të zgjuarit dhe nuk mund ta dëgjonte. Kishte diçka të ndryshme dhe të pazakontë për këtë të huaj. Ai do të dallohej nga njerëzit në Lajthitje me pamjen e tij. Ai sigurisht nuk ishte këtu, kur dëgjoi zërin e njërës prej të thirrurave në Tryezën e Madhe të asaj Godine.

„A dini ndonjë gjë se 500 mijë që kanë ikur dhe kanë braktisur Mbretërinë tuaj në këtë vit?

Ai gati nuk e besoi. Tashmë nuk ishte më në përrallat e tij, as në atë ëndërr të çmendur, dhe i duhej të fliste. Foli…

„Ikin, ikin… Ikin se është Hija e një të vdekuri nën këmbë“. – tha ia dhe pa se tashmë ajo tryzë nuk e kishte më atë skenarin e parapërgatitur të tij. Rrotulloi sytë përqark dhe ulëriti. „Pse ma paskeni ngatërruar skenarin e shkruar me Biblën?“

Të gjithë u habitën dhe ende nuk e besojnë kur ai vetë, vetë ai filloi të lexonte me të madhe „…Dhe të dymbëdhjetët ishin me të, si dhe disa gra që ishin shëruar nga shpirtrat e këqij dhe nga sëmundjet: Maria, e quajtur Magdalena, nga e cila kishin dalë shtatë demonë, dhe Joana, gruaja e Kuzës, të zotit të shtëpisë së Herodit, dhe Suzana, dhe shumë të tjerë, të cilët i siguruan nga mundësitë e tyre. Dhe kur u mblodh një turmë e madhe dhe njerëzit nga qyteti në qytet erdhën tek ai, ai tha në një shëmbëlltyrë: "Një mbjellës doli të mbjellë farën e tij. Dhe ndërsa ai mbillte, disa fara ranë përgjatë shtegut dhe u shkelën, dhe zogjtë e qiellit i hëngrën.“

Ata, të mbeturit e Tryezës së madhe po merrnin lemerinë ... Iu kujtua zinxhiri. Dhe e besuan se do të jetë këputur ndonjë hallkë e tij. E besuan…, por nuk e dinin se ai ishte vetë autori i asaj vepre të madhe globale. Ishte vetë Piktori i asaj kornize të mistershme përballë tyre me atë skenar të jashtëzakonshëm në atë Tryezë të madhe.

Por ai, si piktori më modest që kishin parë ekspozitat heshti. Thuajse u gëlltit në heshtjen e tij. U gëlltit pasi pastaj rikujtoi…lojën dhe rolin që kishte me atë skenar nëpër kokë. Ky ishte roli i një aktori, dhe natyrisht aktori, si të gjithë aktorët, më parë duhet të mësojë dhe të interpretojë përmendësh aktin që i është dhënë. Vërtet kështu bëri…

„Dhe shtatë gra do të kapin një burrë atë ditë, duke thënë: „Ne do të hamë bukën tonë dhe do të veshim rrobat tona; vetëm le të quhemi me emrin tënd; hiq turpin tonë.” Por ndërsa shihte si nëpër mjegull braktisjen e madhe, e vërteta ishte një kataklizëm në sytë e tij. Mundohej ta transferonte edhe atë, duke përmendur se fajin e kishte ajo „Hija e një të vdekuri nën këmbë“. Ata në ikje e sipër, të trembur nga vetë ai që po fliste, pëshpëritën dhe mosbesimin e rikthyen sërrish në frikë. Por, ai aktori më finok i skenës vazhdoi, sikur donte t'u thoshte se „Të vdekurit tuaj do të jetojnë, trupat e tyre do të ngrihen. Ju që banoni në pluhur, zgjohuni dhe këndoni nga gëzimi! Sepse vesa juaj është një vesë drite dhe toka do të lindë të vdekur.“

E pastaj nënqeshi dhe tha me vete, sa shpejt u lexoka Bibla në një ëndërr me frikë „Njeriu i jep fund errësirës dhe kërkon deri në kufirin më të largët mineralin në ngrysje dhe errësirë të thellë.“ Po fundja, Hija, Hija e atij të vdekuri dhe Zinxhiri më duhen mbajtur në këtë kornizë…, përfundoi ai, eh fundja ende mund të luhet „Fajin e ka…“. Eh, kështu mendoi dhe brofi nga ëndrra vetë Piktori i kësaj vepre të madhe Globale në kornizën e madhe.


71 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page