top of page

ZAMBAKU I KAONISË


Pajtim Xhelo


TREGIM

Dukeshin sikur ngjiteshin nga valëbregu nëpër shkallë mbi malet me gjelbërim gjithëvjetor dhe me rrëke përrenjsh e burimesh me ujin kristal,mbi këto male ,që,si të mbinin nga deti Jon, ndanin Kaoninë nga Amantia. Ishin fshatra me një bukuri të papërsëritur,sikur Perënditë t'i kishin krijuar për të kaluar te to fundjavët e të gjitha kohëve, Sa të hijshme vashat e Kaonisë! Të brishta e plot naze në dukjen e parë,po aq punëtore e të shkathta,sa që amantët i lakmonin dhe ëndëronin një grua kaone. Le pastaj djemtë; shtatlartë,të bukur e fisnikë,trima,të besës,po edhe sqimatarë e të ëmbël në këngë e në valle. Pesë kalorës që ,mesadukej ,vinin nga Akrokeraunet,e anashkaluan qendrën e Himerës dhe morën kthesën për në lagjen e vjetër,disi malore. Sigurisht,vinin nga larg.sepse kuajt ecnin ngadalë,të lodhur,si pa qejf. Ai që ishte në krye,u kthye enkas për të shikuar atë pamje të madhërishme të gjirit të vogël të Himerës.Psherëtiu dhe u tha të tjerëve: -Sa me fat janë këta njerëz që zgjohen në mëngjes nga shushërima e valëve dhe i ze gjumi i natës me flladin qe zbresin malet, -Kujdes im vëlla - i tha me shaka kalorësi i fundit-Mos të prishet mendja e nuk kthehesh me ne në Olympe. Të tjerët qeshën. -Nuk e ke keq-ia ktheu ai që kryesonte atë kolonë të vogël,-Sa djem nga anët tona janë martuar me vajza kaone dhe janë ngulur përgjithnjë në këto brigje të bekuara. Pas pak,si e pa që fjalët e tij mund të ishik kuptuar si të vërteta,shtoi : - Jo Eugen, fisi ynë nuk i braktis kollaj rrënjët. Eugeni u hoq sikur nuk kish dyshuar në fjalët e të vëllait të madh. - E di Bard. Bardi ishte vëllai i madh. Kish ardhur të mmerrte nusen,Marën dhe ,sipas zakonit të tyre,shoqërohej nga katër kalorës,mes të cilëve i vëllai,i cili nuk do të kthehej me të tjerët; do të rrinte një javë te krushqit e pas një jave do të kthehej në vendin e vet së bashku me vëllain e nuses.Ky ishte zakoni i lashtë i Kaonisë dhe,megjithëse amantët e quanin të çuditshëm këtë zakon,ishin të detyruar ta respektonin. Ajo që e habiste më tepër Eugenin ishte riti tjetër,sipas të cilit, pasi ikte dhëndri me nusen dhe krushqit,ai dhe vëllai i nuses do të mbillnin në oborr një zambak të bardhë. Për ç'arsye bëhej kjo? As që e kish marrë mundimin të pyeste për këtë.E respektonte dhe kaq. Tashmë krushqit që i kishin vënë re të ardhurit u dolën përpara, dhe i shoqëruan brenda. I ulën në krye ,në të dy anët e vatrës së zajarrit,mbi të cilën ngrihej një oxhak shumë i gjerë dhe pa e bërë të gjatë i zoti i shtëpisë i njohu të dy palë krushqit me njeritjetrin. Kaonët këndonin pa u shoqëruar me ndonjë vegël muzikore,edhe pse i njihnin disa nga ato. Kënga e tyre ishte e shtruar,me zëra të kombinuar me një përsosmëri të habitëshme,zëra që ndërprisnin njeritjetrin,që mbështesnin njeritjetrin,duke krijuar kësisoj një përsëritje të magjishme të natyrës në të gjithë përbërësit e saj. E quanin kaonike dhe dukej se kish lindur bashkë me kaonët.Kohët e fundit kish nisur të përhapej edhe në Amanti.Sipas zakonit dhëndri duhet të merrte një këngë.Bardi u ndie ngushtë,se nuk kish provuar kurrë të këndonte kështu,po Eugeni u tregua i shkathët dhe e nisi këngën vet. Nuk i bëri përshtypje njeriu...Menduan se kështu ishte zakoni i amantëve dhe kaq. Bardit i bëri përshtypje që ata,për të respektuar krushqit,kishin bërë një zakon të tyre.Te amantët drejtimin e dasmës e merrte xhaxhai i nuses apo dhëndrit,kurse kaonët këtë nuk e kishin,po po e zbatonin për ti' nderuar ata. Koha po kalonte pa u ndier,siç ndodh në dasma,Dalngadalë edhe Eugenit nisën t'i pëlqenin të gjitha ritet e tyre dhe pas një farë kohe ai ishte bërë një kaon i vërtetë. Vetëm diçka nuk i pëlqeu atij : gratë ishin në ambient tjetër,veç nga burrat.Kish dëgjuar që ato luanin valle të kënduara që të rrëmbenin me bukurinë dhe hijeshinë e tyre.Me shumë kujdes dhe thuajse pa u vënë re ai doli një çast në koridor dhe u mundua të shihte andej,po një grua po vinte në drejtim të tij ,kështuqë u detyrua të hynte brenda përsëri,pa mundur të shihte asgjë. Gruaja i bëri shenjë xhaxhait të Marës, i cili doli menjëherë dhe iu afrua.Ajo diçka i pëshpëriti në vesh dhe burri u largua matanë,në oborrin e shtëpisë tjetër,që duhet të ish shtëpia e tij. Ajo i shkoi pas,penguar,sikur të kish ngarkuar ndonjë barrë tërëndë mbi shpinë. Eugeni i vuri re të gjitha këto,po nuk mundi të kuptonte gjë. Ashtu,pa vetëdije ai vijoi të shihte andej nga hynë ata të dy dhe vuri re gruan që doli nga porta e asaj shtëpie duke i rënë kokës me të dy duart,kurse burri i zuri gojën me pëllëmbën e dorës së tij të fuqishme dhe e tërhoqi brenda fuqishëm. Djali nuk po kuptonte asgjë.Çdreqin po ndodhte me ata të dy? Pse nuk po dilnin akoma? Eugeni desh të shkonte të shihte,provoi të hidhte edhe tri kater hapa për në oborr,po u kujtua që nuk mund të ish e hijëshme të ndërhynte në punët e krushqve,për më tepër të xhaxhait të kunatës. Dhe ndrroi mendim. Ndërkohë që mundohej të harronte atë çka pa,vuri re që xhaxhai i Marës me të shoqen dolën nga shtëpia dhe erdhën aty. Edhe pse mundoheshin të dukeshin të qetë, në fytyrat e të dyve lexohej fare qartë diçka e pazakonë,mbase edhe në përmasa të një fatkeqësie. Çkish ndodhur vallë me ata të dy/ Xhaxhai i Marës u ul diku dhe nuk lëvizi nga vendi.Nuk fliste.Nuk e kish më në fytyrën e tij atë gëzimin e çiltër që ka xhaxhai që marton mbesën. Të tjerët,të rrëmbyer nga dasma,nuk e vunë re këtë. Eugeni po.Ai pa gruan që shkoi përsëri te shëpia tjetër dhe kur doli sytë i kish të enjtur,edhe pse i kish fshirë për të humbur gjurmët e lotëve. Tashmë për djalin dasma u bë e huaj,zëre se nuk ishte fare aty..Pa gruan që shkoi disa herë në shtëpinë tjetër,vuri re dhe xhaxhain e Marës gjithë kohën të zhytur në një heshje të përzishzme dhe e kuptoi qartë se diçka e rëndë duhet t'u kish ndodhur.Po çfarë? Të tjerët i kish rrëmbyer hareja dhe gëzimi,as që u shkonte nëpërmend ajo që pë përjetonte Eugeni. Mbase s'ka asgjë për t'u shqetësuar? Ai po mundohej t'i mbushte mendjen vetes të hiqte dorë nga ky dyshim që e kish shkëputur tërësisht nga kjo dasëm,për të cilën kish ardhur që nga aq larg. Po nuk kish fërcë ta bënte këtë Dyshimi ishte i pamposhtur. Në mesditë,sipsa zakonit dasma duhet të mbaronte. I zoti i shtëpisë,si e vuri re që i vëllai e kish humbur torruan, e kujtoi të birin: Bëni gati kuajt dhe tët motër - i tha. Në zërin e tij u ndie një dridhje e lehtë. Ish dhimbja që do shkëpuste degën nga rrënjët e shpirtit. Hipën ata në kuaj dhe po prisnin që nëna t'i jepte vajzës bekimin. As dy hapa nuk kish bërë nëna e Marës,kur u dëgjua një ulërimë që drithëroi gjithë ata njerëz që prisnin ndarjen. Nëna shtangu dhe u kthye andej nga erdhi klithma e llahtarshme. Bërtiti Mara dhe pyeti xhaxhanë që i kish vënë dorën e rëndë mbi supin e saj të brishte : - Kestrini xhaxha? Kestrini ishte djali i tij që lëngonte pa shpresë prej kohësh. Burri i ra kalit lehtë në vithe. -Hajde bijë, shko për atje ku je nisur,shko në të mbarën tënde.Ai pritej të vdiste.Ti këtë e dije. U shtangën kalorësit të gjithë,po zëri i burrit ishte urdhërues, i prerë : - Nisu Bard,ik djali im! Perënditë ju dhënçin një jetë të lumtur dhe na gëzoni me shumë nipër e mbesa! Ngriti dorën që e drejtoi për andej nga Akrokeraunet,po kokën e nbajti ulur,si të fshihte lotët e dhimbjes,përzier me ato të gëzimit. I gëlltiti ato që të mos e pengonin dhe lëvizi dorën,që donte të thosh që Bardi duhet të ikte,që të mos tronditej edhe Mara,sytë e të cilës buronin lotë si një shi që s'ndalej Dhe Bardi u nis; me të edhe Mara,koka e të cilës mbeti e kthyer pas edhe kur ata kishin kaluar gjirin e Himerës e po ngjiteshin në Akrokeraunet. Në mes të heshtjes së padurueshme që kish pllakosur,xhaxhai i Marës i tha të kunatës : -Dhe tani zambakun,hajde,lëvizi këmbët,dasma do çuar deri në fund. Ngadalë,me këmbët që thuajse i zvarriste, gruaja shkoi dhe u kthye pas pak me një zambak të rrënjëzuar,që ia dha të birit. U afrua dhe Eugeni.Ai mori belin,hapi gropën,shkrifëroi dheun dhe ,pasi mbollën zambakun,e ujitën dhe u afruan atje ku po rrinte ai burrë,në mëdyshje mes dhimbjes dhe gëzimit njëkohësisht,gjë që nuk ndodh rëndom në jetë. - Kjo është jeta që erdhi - tha- Le ta lemë të rritet-heshti një hop,pastaj,sikur të donte të mblidhte kurajon dhe burrërinë që dukej se po e braktisnin,shtoi -Dhe tani le të shkojmë te jeta tjetër që u fik ! Eci përpara,duke u lëkundur lehtë dhe me kokën ulur: I shkuan pas edhe të tjerët...Të gjithë. Zambaku i posambjellë mbeti atje,i vetëm,i trishtuar,që po provonte edhe ai një dhimbje që ditën e parë të jetës së vet.

Fund

Pajtim Xhelo

39 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page