top of page

VËRTETËSIA E TEZËS SË J:G:HAHN


VËRTETËSIA E TEZËS SË BABAIT TË ALBANOLOGJISË J:G:HAHN

                          . “ Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja dhe kjo e fundit nga pellazgjishtja ”

 Etnogjeneza e kombit tonë ende nuk është përcaktuar plotësisht. Një ndër pengesat kryesore për këtë është mosarritja e zbulimit përfundimtar të prejardhjes së gjuhës shqipe. Albanologjia ka kohë që ka dalë në përfundimin se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, por ky, një përfundim i drejtë, është arritur duke u mbështetur më tepër në fakte historio – gjeografike dhe arkeologjike se sa tek ato gjuhësore. Gjuhësia nuk ka mundur ta provojë vazhdimësinë gjuhësore ilirishte – shqipe për të vetmen asye: mungesën e dokumentave të shkruara në gjuhën shqipe para shekullit XVI si dhe mos njohjen e gjuhës ilire. Në kohën e sotme, falë informacionit të gjerë dhe në kohë të shpejtë nga interneti, kjo pengesë po kapërxehet..

1 Vazhdimësia gjuhësore ilirishte shqipe.dokumentohet me shkrim

Gjuha shqipe është shkruar shumë më herët se shekulli XVI. por duke përdorur alfabete të gjuhëve të tjera. Kjo gjë na bëhet e njohur nga burime të ndryshme.. Marin Barleti në librin " Rrethimi i Shkodrës " (1504), thotë se kishte përdorur burime të shkruara historike "në gjuhën e popullit", pa përmendur se me ç‘lloj alfabeti ishin shkruar. Ky alfabet ka qenë ai i latinishtes . Këtë na i bën të njohur dëshmitari më i hershëm që njihet gjer më sot për këtë çështje, francezi Gulielm Adae, i njohur me emrin Brokard Monaku. Gulielm Adae, në një kumtim latinisht të vitit 1332, shkruante: ” Shqiptarët, sado që kishin një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve, në librat e tyre përdorin shkronjat latine ". Është një fakt i hidhur, por ilirët nuk kanë arritur të kishin alfabetin e tyre. Ka shumë arsye, por për këtë nuk po ndalemi gjatë këtu, vetëm se do përmendim një nga këto arsye që na duket më e rëndësishmja. Lindja e një alfabeti është rezultat i punës së përbashkët të intelektualëve, por qendrat urbane ilire, qysh herët ranë nën sundimin romak.dhe adminisrtimi, zhvillimi kulturor dhe komunikimi fetar në ato qendra bëhej me gjuhën e pushtuesëve. Në këto kushte, masa e ilirëve të pashkolluar që nuk arrinte të përdorte gjuhën e pushtuesit, vazhdonte të përdorte gjuhën e tij, por për nevoja të komunikimit me shkrim, përdorte shkronjat e alfabetit latin. Nuk është bërë e mundur të gjendet ndonjë libër i shkruar në periudha të herëshme, por janë gjetur mbishkrime të lashta të shkruara në materiale të forta si qeramikë, gurë etj. të cilët janë të konservuara në disa nga muzeumet tona si në Muteun Arkeologjik, Muzeun Kombëtar, në atë të Durrësit, të Apollonisë .etj. Duke punuar për shumë vite me radhë, kam mundur të deshifroj disa prej këtyre mbishkrimeve. Tek mjaft prej tyre, të cilat kryesisht janë gjetur në jugë të vendit tonë, është përdorur alfabeti i greqishtes së vjetër, kurse tek disa të tjerë, të gjetur në territorin e veriut, është përdorur alfabeti i latinishtes. Një karakteristikë e veçantë për të gjithë këta mbishkrime është mënyra e shkrimit të tyre: tek të gjithë shkrimi ka karakter linear, vargëzim shkronjash, pa ndarje midis fjalëve. Kjo ka bërë që ata të kenë mbetur shumë kohë pa u deshifruar. Këto mbishkrime janë shkruar në gjuhën shqipe, por me një shqipe shumë arkaike, të pa zhvilluar, me të gjitha fjalët njërrokëshe, me trajta fjalësh të ngurtësura, të pandrysheshme sipas numrit, rasës, vetës, trajtës etj. Tek këto fjalë nuk ekzistojnë mjetet gjuhësore si parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet .që u japin fjalëve fleksibilitet, ndryshueshmëri. Pothuajse të gjitha këto mbishkrime kanë karakter epigrafik, përkushtime mbi gurë varresh. Po sjellim shkurtimisht përmbajtjen e njerit prej tyre, të një mbishkrimi, të gjetur në Ballsh i cili ndodhet në ruajtje në Muzeun Arkeologjik Tiranë. Datohet si i shek III – I p.e.s.



“ Gjyshi, dy djemt e tij dhe nusja e njerit prej djemve, kishin shkuar për të punuar në arë. Papritmas nusen e kapin dhimbjet e lindjes. Pozicioni jo normal i saj i bie në sy gjyshit,.gjë që e trondit shumë Nusja, e cila quhej Perri, lind aty në sy të gjyshit. Djemtë alarmohen, burri i saj largohet që aty nga turpi. Nga kjo tronditje e rëndë gjyshi vdes.aty në arë. Nusen e ndajnë, e largojnë nga familja. Djalin e porsalindur nuk ia japin ta merrte me vete, por mbas disa dite ia shpien, se nuk nuk e rrisnin dot. E ëma, Perria, gëzohet pa masë,por gëzimi i shuhet shpejt,. foshnja vdes ”

 2 Ilirët, thrakët,maqedonasit, epirotët dhe mesapët kanë patur një gjuhë të njëjtë.

 Nisur nga ideja e Hanit se ilirët, thrakët, maqedonasit, epirotët dhe mesapët kanë qenë fise me origjinë të njëjtë dhe se kanë patur një gjuhë të përbashkët, punova mjaft për deshifrimin e mbishkrimeve të gjetura në këto territore. Rrezulton se kjo ide ka qenë reale. Kam deshifruar mbishkrime të gjetura në Bullgari, Maqedoni, në Italinë e Jugut .dhe rezulton se janë shkruar me të njëjtën gjuhë, ilirishten, dhe me alfabetin e greqishtes së vjetër. Po sjellim shkurt përmbajtejen e një mbishkrimi të gjetur në Çilie Messapico pranë Brindizit në Itali.Mbishkrimi datohet si i shek III - I p.e.s. Përmbajtja e mbishkrimit “ Theodhori, me sa kuptohet, ka qenë babai i vajzës së tij të vetme, Anës. Vajzë

Përmbajtja e mbishkrimit “ Theodhori, me sa kuptohet, ka qenë babai i vajzës së tij të vetme, Anës. Vajzën e kish martuar. Theodhorit mund t’i ketë vdekur e shoqja dhe, ashtu i mbetur fillikat, ai ka shkuar tek shtëpia e vajzës. Vajza e ka pritur tek dera, por i thotë: ” Hajde baba, futu baba,por mos rri shumë se është keq të rrish tek bija.” I tronditur keq nga ky qëndrim i vajzës, i ati do të ketë ndërruar jetë. Në mbishkrim nuk shkruhet për vdekjen e tij, por deri sa ky mbishkrim është bërë mbi një gur varri, e nënkupton këtë.

 3 Helënët, frigët etruskët kanë patur gjuhë të njëjtë me ilirët, thrakët etj.

Kam arritur të deshifroj mbishkrime të gjetura në një territor akoma më të gjerë dhe të datuara në periudha koma më të herëshme,.të gjetur në Itali, ( mbishkrimet etruske ) në Greqi dhe Turqi..Këta mbishkrime janë shumë më të hershëm se ato mbishkrime që janë shkruar me alfabetin e greqishtes së vjetër dhe latinishtes. Shkojnë deri në shek VIII – VII p.e.s. Ata janë shkruar me një alfabet të veçantë i cili njihet si alfabeti fenikas. Por i rëndësishëm është fakti që edhe këto mbishkrime deshifrohen me gjuhën iliro- shqipe. Po sjellim përmbajtjen e shkurtë të njerit prej tyre, të një mbishkrim të gjetur në ishullin Lemnos të Greqisë.i cili datohet si i shek.VII p,e.s. Përmbajtja e .mbishkrimit Një person i quajtur Maf kur shkon tek ara e tij.për të punur,po Përmbajtja e .mbishkrimit Një person i quajtur Maf kur shkon tek ara e tij.për të punur,por befasohet, bëhet si i marrë. Arën ia kanë zaptuar disa persona. Ai u kërkon njerëzisht të t’ ia kthejnë. Nuk merr përgjigje prej tyre. U drejtohet përsëri me njerëzillëk. Ata i përgjigjen se ara është e tyre. Aty vjen dhe vëllai i tij. Së bashku u kërkojnë pushtuesëve të tokës t’ua kthejnë, por ata nuk pranojnë. “ Ju ini fis i madh, -u thonë vëllezërit, por ne “ nuk largohemi që këtej se me këtë rrojmë, këtu kemi varret ”. Janë përleshur. Vëllai i madh vritet ( theret).. Në gur portreti i tij dhe përbri shpata. 4 Gjuha pellazge, mëma e gjuhëve indoevrropiane. Faketet që sollëm, provojnë pa mëdyshje se në një periudhë shumë të lashtë, një territor shumë i gjerë ku përfshihet Gadishulli Apenin, Gadishulli Ballkanik, Pellgu i Mesdheut, deri dhe Lindja e Mesme e më tej, kanë patur një gjuhë të përbashkët atë pellazge, sepse pellazgët janë populli më i lashtë që njeh historia. Ilirishtja është gjuha pellazge. dhe shqipja si vazhdimësi gjuhësore e ilirishtes, është në të njëjtën kohë, e prejardhur nga pellazgjishtja.

4 Pse vetëm gjuha shqipe është gjuha e vetne që i ka mbetur besnike pellazgjishtes.

 Ndër gjuhët indoevropianë të cilat rrjedhim nga pellazgjishtja, tri janë konsideruar nga më të vjetrat. Sipas renditjes që u bën atyre Departamenti i Zhvillimeve të Gjuhësisë e Kulturës në Institutin Max P!anck ( Institute for Evolutionary Anthropology) të SH:B:A gjuha Albanian ( shqipe) renditet si gjuha e tretë, pas anatolianes dhe tokarishtes. Por, ndërsa gjuha anatoliane dhe ajo tokariane janë gjuhë të vdekura, mbetet shqipia si e vetmja gjuhë që ruan vazhdimësinë me mëmën e saj, pellazgjishte

8 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page