top of page

Vlerat dhe antivlera!


Vlerat dhe antivlera! Ka vështirësi të ndryshme në trajtimin e tyre, ato janë objektive dhe subjektive.



E lexova me vëmëndje shkrimin ku autorja Fatmiroshe Xhemalaj jep saktë konstatimet e saj. Sigurisht shkrimi e meriton urimin edhe më këndvështrimin tim.

Në komentin tim do të shtoj disa mendime në vijim të temës, temë e cila vërtet duhet vlerësuar dhe duhet shtjelluar vazhdimisht. Po ndalem tek dy shembujt që na jepen nga studjuesja.

Kur ndeshemi me shkrime të niveleve mbi mesataren ku flitet për vlerat dhe kundërvlerat mendoj se duhen mbajtur parasysh:

a) Cili është niveli i autorit që shkruan për antivlerat, jo personaliteti i tij në një shkrim, por në të gjithë shkrimet e tij. Për rastin "a", janë disa shkrues që i kanë treguar antivlerat e tyre ndaj Atdheut dhe heronjëve. Me këta, gjoja autorë, nuk ja vlen të merremi.

b) Autorë të ndryshëm, kur devijojnë nga vlerat dhe u bëjnë hosana antivlerave, nuk meritojnë të trajtohen nga autorë seriozë, mediat e ndryshme dhe as nga institucionet shtetërore dhe jo shtetërore. Mënjanimi për 'ta është një vlerë që ndihmon shoqërinë dhe Atdheun.

Të tjetërsohen të vërtetat, apo të shpërfytyrohen, qoftë edhe duke dyshuar në'to (me qëllim ose jo ) është pa diskutim antivlerë, që veç qendrimit bojkotues ndaj kujtdo, kërkohet edhe qendrimi i institucioneve të drejtësisë. Institucione këto që në këto 30 vite edhe në këtë drejtim kanë qenë jashtë funksionit, gjë që ka stimuluar qendrimet antivlerë. Autorët e antivlerave kanë marrë zemër flasin dhe livadhisin "hergjele".

Nuk mundet që nën petkun e demokracisë, të shpërdorohet e drejta e fjalës dhe e lirisë, e sidomos kur nga autorë të ndryshëm (që nuk janë pak), pa as më të voglën përgjegjësi shkruajnë dhe flasin kundër vendit dhe heronjëve tanë.

#fahri #dahri 02/12/2020.-

37 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page