top of page

Vladimir Muça: HISTORI FITOREJE


HISTORI FITOREJE

 

Fitore!...Fitore!...

Thërritën mitingashët.

Si çeli lulegjaku

Kjo fitore mbi dhe?

Ata, me qetësinë e një Jude

Fshijnë gjakun e një thike

Nën teh.

Hëna zgërdhihej majë piramidës.

Kur njerëzit ja mbathin

Me kafazët e zbrazët të shpresës në duar.

Kur të pa aftët talleshin me normalët,

E larashët qetazi

Ngroheshin me zjarrin prej gjaku

Të "fitores".

Krishti i lebetitur

Vraponte në kryqëzimin e dytë

Nën gjemba e kurorës.

Gjer vonë s'reshtën ata, më të zotët,

Ata që me fyellit e pushkëve

Dinë t'ia mbajnë këngës

Dhe atëherë,

Kur turra e druve shembet

Nën peshën e frutit të rremë,

E "bosët"shtriqen lakuriq në aromën e vdekjes.

Atëherë

Afshi braktisi hirësinë vëllazërore,

Ne, të varfërit mblodhëm veç eshtrat,

Zhytur në llumin e gjakëruar

Të ndasive vëllazërore.

1997

 

     EMIGRANT

 

I vetmuar endem mes qiellgrisurve,

Fikdet i vendlindjes më gërric shpirtin,

Më mbyt mallkim i perendive,

Ngado më ndjekin

Të vdekurit e fisit.

Rrudhet dita nën avuj asfalti

Me shikim të trembur shkretëtire

Nga vendlindja diku shkrep masati

Në eshkë të regjur prej vendlindjeje.

I vetmuar endem në këtë qytet të huaj,

Varkën e kthimit mallkimi po m'a mbyt,

Me kipsin tim tragjik zë të luaj

Qarkuar me kurora bukovilesh jonike.

   MJESHTRI I MOZAIKUT

 

     (Piktorit Nikolet Vasia)

 

Ai mblidhte gurë

Ngado ku shkonte,

Relike këngësh Orfeu.

Në trastë me bukën i trazonte

Si kujtesë brumëardhje mëmëdheu.

I latonte me kujdes prindërorë

Duke mbjellë në to kujtesën,

Zgjohej miti nga gjumi përrallorë

Si floriri nga argjendari mjeshtër.

Si mund të lidheshin gurët nër vedi

Në një tastierë, si tinguj Orfeu?

E treti mendimi piktor Nikoletin

Gjer në fundjetë kur e mbuloi dheu.

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page