top of page

VJESHTA


Nga Luan Çipi Diku lexova ca rreshta, Shkruar nga një shoqja ime, Ku qortohej e shahej vjeshta, Bëhej - copash e thërrime. Nëpër buzë, (diç më qeshet), Vjeshtën, përgojojnë ca miq: “E përdala, që zgërdheshet, E pashpirta, lakuriq”. E theksoj:  -nuk ka si vjeshta, As e ngrohtë dhe as e ftohtë, Është për mua, më e shtrenjta, Stina më e mirë në botë! Të shëron, është eliksiri: Gjethe, kokrra, gjelbërim. Pishat, agrumet, ulliri: Rezistencë për adhurim. Nuk pëlqej dimër e verë, Vapën dhe ftohmën, ç’i dua? Borë e shi, tufan dhe erë, A po: djersë gjer në thua! Secili ka mend e tija, Unë, po shfaqem me dëshirë, S’ka pse ju kaplon mërzia, S’ke ç’më do si shok të shtirë! Tiranë, më 10.10.2020




19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page