top of page

Vizita e Marsit, ne L.A.



Wise men don't need advice. Fools won't take it.

Njerezit e mencur nuk kane nevoje per keshilla; Budallenjte nuk duan t’i degjojne keshillat.

Benjamin Franklin.

20 dite te shkuara, morem aeroplanin une dhe im shoq Konstantini dhe arritem ne Los Angeles. Eshte privilegj te vizitosh anen perendimore te kontinentit amerikan dhe njekohesisht fat te vizitosh kete vend te bekuar. Pranvera nis te shpertheje me gjithe magjine e saj shume ngjyreshe nepermjet ringjalljes se plote. As florikulturisti me I mire, as, biologu dhe as inxhinjeri agronom e gjenetisti qe merret me bimesine dhe kryqezimin e sorteve nuk arrin te kuptoje teresisht natyren dhe madheshtine e kesaj ringjalljeje! Ajo nuk ka te krahasuar me bimesine tone mesdhetare. Jane sekretet e klimes, qe diten arrin shifra te larta dhe naten freskohe dhe vesohet per t’i mbajtur kerkesat e bimeve te kompletuara! Raportet me the mira, Toke, Diell, H2o, qe krijojne rritje dhe jetegjatesi fantastike te palmave, sequoja, kaktuseve qe ne I njohim ne miniature ose si fiq deti e ketu rriten gjigande, jetojne me shekuj.

Me pyet vajza per natyren dhe emrat e disa luleve qe une t’ ja spjegoj me afersi…ajo thote: “Mami ti je e kesaj fushe, ma thuaj”. Dhe kur femijet arrijne te kene mare kulturen maximale, prape, ata mendojne se ne prindet duhet te pergjigjemi ne pyetjet e tyre! Kjo ben te ndjehesh mire, se ata besojne tek dijet tona!

 Sot njerezit e shkences kane nje specializim te ngushte, e nuk te pergjigjen tej fushes se tyre. Dhe ne se I thua: ku ndodhet kjo rruge…te pergjigjet :I don’t know!

Akoma nuk i pergjigjen luftes se virusit te cmendur…dhe kjo tregon se do i mbyllim syte pa mare pergjigje per shume gjera qe jane si mistere akoma!

Ne levizjet brenda lagjes (nuk eshte rigorozisht e ndaluar levizja e shkurter) mundohem te fotografoj ato bime e peme qe me terheqin; Po a mbahet tere magjia e natyres ne nje sfond telefoni, pavaresisht si e ka emrin …Icloud (rete) apo qielli (sky) vete!

E megjithate here pas here me pelqen qe t’ju tregoj dhe keto bukuri, qe jo kushdo mund t’i arrije, sidomos tani qe u krijua gjendja e pasigurise!

Uroj qe jeta te kthehet ne ritmin normal e ne perseri te takohemi me muzen tone dhe te ndajme bashke gjera te bukura.

Diten e pare qe mbritem, ne L.A. rruges per ne shtepi, ndaluam ne nje park ne Santa Monika per te shetitur pak bebin e vajzes. Aty kapa ne nje moment femijet qe i kacavireshin pemes e loznin te lumtur! Nuk ishin dhene akoma orjentimet per t’u mbyllur brenda. Pas asaj dite u zbeh levizja e femijeve dhe e te rriturve. E dini dhe ju, se ashtu po ndodh ne cdo vend te botes. Pra me duket se eshte dhe foto historike kjo e 9 Marsit, 2020!

Uroj fat the mbare dhe sa me pak telashe per secilin ne keto kohe te cuditeshme!

© ELKO N. Qeparoi

@ 29 Mars 2020, Santa Monika, C.A.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page