top of page

“Viza Amerikane” - Përballë Miqve në Tiranë


Prania juaj në këtë takim promovues, fjalët që u thanë, malli mes duarshtrēngimeve që më duket si një re e bardhë, në këtë sallë, më bëjnë të besoj se shpirti i njeriut,kudo, miqësia shqiptare gjithëandej, janë prona e përbashkët që nuk ka mundur të na e vjedhë kush. Jeta ime ka piktakimet e veta më të gjithë Ju, në shekullin që iku dhe në dekadēn që jetojmë.Secili nga Ju, në një mënyrë ose tjetër keni bashkëudhëtuar me mua, duke “lundruar”në fantazitē e mia deri përtej Atlaktikut. Thënë shkurt, prania Juaj dëshmon se “neuroni” i sē shkuarës nuk humbi ndjeshmërinë shoqërore si një vlerë shqiptare. Mirēnjohja- ky institucion shpirtēror i çdo karakteri, nuk është “privatizuar” ende dhe me sa duket , nuk ka “tapi” për tu vjedhur. Ndaj Ju them: Faleminderit! Me dorë në zemër falenderoj mēsuesin tim të parë Edip Mullaj, present në këtë sallë, autoritetin pedagogjik të kohës Dhimitra Lalaj që ishte mësuesja që më shpëtoi nga veset e “moshës kalama” apo punëdhënësin e parë në gazetari Prof.Dr. Lufter Xhuveli. Ju Faleminderit.


Ky promovim është si një finish i një aventure shqiptaro-amerikane mes kolegësh dhe miq të letērsisë, e cila filloi si një shaka, por falë vullnetit kēmbëngulës e krijues të Dr. Luan Zyka, Kryetar i Komunitetit Shqiptar të Selanikut, u krye me nder duke bërë një tur Ballkanik: Selanik-Shkup-Prishtinë .Për mua si autor ishte një ëndërr jetuar syhapur. “Rrethrrotullimi” promovues i librit tim “Viza Amerikane”ka pasur si protagonistë plot energji “aleatët shqiptarë”, miqtë e mi, Ahmet Prençi dhe Arben Çejku. Unë personalisht nuk do ta harroj kurrë këtë aventurë me “shkrimtarin nga Amerika…” siç do bënte njoftimin publik në Selanik Dr. Luan Zyka. Duke jetuar gati njëçerek shekulli në larg vendlindjes, dhe larg Jush, them me siguri se asgjë nuk krahasohet me miqësinë shqiptare. Në Amerikë shpesh miqtë “vijnë dhe ikin” si dallgë tregu, këtu në Tiranën e dashur , miqtë janë që të mbeten…

Si ëndërrimtar për tu bërë krijues, kujtoj një këshillë të Kadaresë dekada të shkuara “Në letërsi njeriu futet për tu bërë i famshëm”.

Unë jam futur në letërsi në moshë të re, për të botuar në një moshë jo aq të freskët,duke shijuar këtë “moment fame”në këtë lartësi marramendēse të Hotel “Plaza” investim i mikut tonë me vlera Behar Malaj. E shijoj këtë moment si një mrekulli njerëzore, si një vlerēsim miqsh, si premtim për tu lexuar. Më mjafton dhe më deh ky “çast fame” mes Jush miqtë e mi dhe pyes veten: Ç’është fama dhe lavdia? Pse ajo nuk ka as kut, as limit? Sepse fama është një “adrenalinë” që të ngacmon çdo por qelizor duke gudulisur një fantazi të habitshme që të kujton shprehjen për dollarin amerikan “Sa më shumë të kesh, aq më shumë do…” Për mendimin tim, lavdia e vërtetë e secilit është shēndeti, familja, miqtë e shokët, që sado të numurueshëm, mbeten të pambarimtë… Fjalët që u thanë këtu, për mua janë as më shumë e as më pak si një moment i bukur që i shijoj si “qyli” më i ēmbēl…

Falenderime e Mirënjohje për kohën, vëmendjen dhe dashamirësinë ndaj meje.

Shefqet Meko 14 Prill 2023 (Fjala e shkruar për promovimin e novelës “Viza Amerikane” në Hotel “ Plaza” Tiranë.)

5 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page