top of page

Vitet 1967 dhe 1968!


Nga Majlinda Sota Mullaj



Durrësi është një nga qytetet që antikiteti i shënoi lumturimin e mburrjes së ekzistencës së tij dhe më pas kjo e fundit e shënoi në dijen e botës si një nga ekzistencat kryesore të viseve shqiptare. Okupimet e ndryshme e shënuan thellësishtë Durrësin tonë por kurrë asnjëherë në mundësinë e shuarjes së tij. Origjinaliteti dhe vecantia strategjike i ndërtuan Durrësit një fizionomi tepër kurioze dhe tërheqëse. Durrësi i ka rrënjët e ekzistencës, të dijes, të artit, të kulturës dhe të antikiteti shumë thellë dhe kjo thellësi mijra vjecare e ka ndihmuar të jetë i patundshëm nga cdo erozion natyrore dhe i pavdekshëm nga cdo erozion njerzor. Ky i fundit i ka lënduar për pesëqind vjet të gjitha pilastret e sipër përmëndur dhe në gati gjysëm shekulli i ka bërë ato të heshtin në formën e një dhimbje tjetër, ndërsa për gati tridhjet vjetët e tanishme po i bënë ato të vjellin vuajtjen e dhimbjes së ndryshimit. Shikoni lajmin e fundit, dhuna institucionale tek “Prestige Resort” të cilën shteti e justifikon në emër të ligjit duke trajtuar po vet ligjin dhe qytetarët me dy standarte. Kush është ai ligj xhanëm që funksionon me dhunë dhe pa asnjë mbrojtje ose pa asnjë spiegim për qytetarët!?

Dhe kur thika do të ketë arritur deri aty ku nuk do të mbaj më, kujtohuni që erozionin më të madhë Durrësi do ta krijoj mbi ju si qënie të papërgjegjshme e të paudha të memories së dijes.

Nuk është një karakteristik njerzore pozitive shija e arrogancës. Kjo e fundit, ndjenjë perverse, duket sikur ka krijuar të parët zombi, ata qeveritarè, të cilët më pas u kthyen në zombi joshës me fuqi psikopatike ashtu sikurse të sjellur në kujtesën time nëpërmjet librit “Psicopatici al Potere. Viaggio nel cuore oscuro dell’ambizione” të Jon Ronson ku në një frazè thekson : “... gli psikopatici ai vertici dell’ economia e della politica rovinano intere società”. Ndërsa me bëmat e tyre të natyrës idiote, këtu ata ditën të vënë në heshtje qytetërimin antik, duke bërë gjithashtu që atë të sotmin, pasi nga dëshpërimi e detyruan shumë të ulërasè - imagjinoni pikturën “urlo ose e bërtitura” e piktorit të madh Eduard Munch ku deformimi dhe faktori i shpërbërjes së dashurisë, angoshiu për të jetuar dhe vdekja përzihen së bashku deri në mungesën e frymèmarjes dhe rritjes së panikut - tani ata po kërkojnë që ta bëjnë të mos flasè, të mos shohi dhe të mos dëgjojë më.

Duke folur për fenomenet të cilat në dukje duket të kenë një vlerë të madhe shpesh herë harrojmë ato fenomene që mendojmë se janë me vlera të vogla por po t’i analizojmë, për një qytet si Durrësi, janë po aq sinjifikative sa dhe të parat. Pra duke folur për projektin gjigant të portit të Durrësit, një projekt të cilin dikush e quan vepër madhore e dikush vepër mizore ndërsa në mënyrë të pakujdesëshme, jo nga politika pushtetare por, nga faktor të tjerë po harrohen ose po abandonohen tema të tjera të cilat nuk janë aspak të një rëndësie më të vogël. E gjitha kjo ndodh sepse trauma e madhe ose traumat e mëdha e kanë më të lehtë të bëjnë zhurmë dhe të bëjë të mos dëgjohen ose të heshtin ato më të voglat që në jetën e përditëshme lëshojnë një ndjesi po aq të fuqishne sa ato të mëdhatë.

Qytetarët e Durrësit ose me siguri ata që u ulën në bankat e asaj shkolle duhet të kujtojnë datën 1 shtator të 1967 ose janarin e 1968 muaj dhe vit ky i inagurimit të një dije. Dije kjo, e cila ka lënur gjurmë tek komuniteti. Kur flitet për bëma “pozitive” gjithashtu edhe gjurmët në shoqëri, duken të tilla, ndërsa kur flitet për bëma “negative” diskutimet shpesh vënë në qëndër të vëmëndjes krijimin e shumë problematikave. Si një ish studente e gjimanzit “Gjergj Kastrioti” dua të vazhdoj t’i kujtoj me nostalgji ato vite. Ky është edhe një nga faktorët që më shtynë t’i dedikoj këtë shkrim. Një tjetër fakt është viti i atyre 55 brezave plot me kujtime nga ky gjimnaz sikur dhe viti i një përvjetori të rëndësishëm për këtë të fundit.

Tentativat nga persona jo dashamirës të dijes për përvetësimin e njërit prej ambjenteve të këtij gjimnazi sikurse tendenca apo mungesa e transparencës apo “mungesa e fantazisë” nga pushtetarët e qeverisë lokale, për ta shfrytëzuar atë gjithmonè si “ambjent dije”, nuk ka bërë gjë tjetër vecse i ka lënè, me dashje, vend korrupsionit që tashmë në qytetin e Durrësit është ulur gju më gju me popullin. E gjithë kjo katrahurè nuk bënë gjë tjetër vecse inkurajon rritjen e veprimeve informale, jo ligjore dhe njëkohësisht demoralizon fuqinè e veprimit të ligjit të së drejtës. Një tjetër faktor dëshpërimi që është cliruar nga xheste të tilla korruptive është tolerimi i forcës të së keqes kriminale dhe mafioze sikurse krijimi dhe rritja e një mos sigurie sociale.

Ky shkrim shpresoj të jetë dhe një lexim reflektimi për të gjithë shoqërinë që kur cdo kush prej saj t’i drejtohet instancave kompetente lokale sikur dhe istitucioneve të tjera shtetërore apo platformave të ndryshme e domosdoshme është që të kuptojnë që dhe këto të fundit mekanizma institucionale nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë gjë tjetër vecse rikthejnë përsëri ankesën tek ato instanca lokale të cilave shoqëria, si e pa shpresè, për vite i është drejtuar. Pra edhe veprimet ose angazhimet e tyre lënë shumë vend për të reflektuar. Edhe një herë vlerson të theksohet që këto platforma apo “institucione” dëshmojnë që nuk lëvizin në favor të së drejtës ose nuk veprojnë ndryshe nga pushteti lokal përsa zëri i qytetarit rikthehet përsëri atje ku nuk ka qënë i dëgjuar. Cdo fakt i denoncuar ka një rëndësi të vecantè sepse ajo që del në pah është intimidimi i të gjithë atyre qytetarëve që me mos indiferentizmin ose me aktivizimin e tyre në jetën shoqërore mendojnë të kontribojnë në përmisimin e politikave sociale të vendit apo në të mirë të qytetit ku ata jetojnë. Për të reflektuar më mirë atë përsa sipër thënur i kthehemi një prej atyre ngjarjeve të fundit sic është tërmeti i 2019 i cili akoma sot ka lënur plagë të hapura.

Ky tërmet i dha një dorë qeverisë që në vitin 2021 të hedhi në tokë pra edhe një nga ndërtesa domethënëse të këtij qyteti, shkollën e mesme ose gjimnazin “Gjergj Kastrioti” duke lënè në harresë atë ambjent që ndodhet në një pozicion paksa më të aneksuar, por asnjëherè i harruar ose më mirë të themi i mirë mbijetuar në memorjen e mijra durrsakëve. Pra kjo ndërtesë e cila mund të quhet ndryshe ambjent i prodhimit të dijes “empirike/ ekperienciale” e personifikuar me emrin “ baza prodhuese” edhe pse me vetëdije, në këto vitet e pushteteve zombike, është masakruar nga papërgjegjèshmëria ose indiferentizmi i atyre që për natyrë krijojnë “erozione njerèzore” prap, arriti t’i rezistoi edhe këtij erozioni natyror. Dera “jeshile” e këtij ambjenti deri më 5 nëntor të 2022, datë kjo kur “vandalët” e hodhën në tokë, vazhdonte të trasmetonte një farë shprese rimëkëmbjeje.

Kjo datë për të cilën ftoj instutucionet lokale durrsake ta shënojnë në memoriumin historik të qytetit përderisa vetè ato marrin pjesë në inagurimin e ndërrimit të faqes ose të ekzistencës të saj, duke ja “invertuar” kuptimin, ngjyrat, madje dhe vitin dhe duke vazhduar të ngrejnë për rreth saj akoma iluzione me ngritje muresh të tjera abuzive të cilat kërkojnë t’i justifikojnë apo fallsifikojnë si ekzistuese që prej 1920. Cmenduria zombike nuk ka limit... jo!? Ajo me këtë injorancè e cila kërkon të thuri rrëmujè memoriesh herë të bën të qeshësh e herë të bën të qash dhe herë keq ngatërron të hershmen dhe të sotmen e memorjes së dijes! E gjithë kjo .., pse? Vetëm për pasione korruptive duke i humbur gjurmët kështu ambjentit të një “aktiviteti mësimor” që, sot mund të shërbente shumë mirë si qëndër pomeridiane për të rinjtë që me dëshirë zgjedhin të zhvillojnë, thellojnë jetën profesionale. Ky do të ishte një mesazh kuptimplot, do të ishte një simbol si për këtë ambjent mësimor ashtu dhe për të gjitha maturat e studentëve që kanë dalur prej tij. Sot brezi i parë, i dalur nga kjo shkollë, sikurse nga ky ambjent “ empirik” – që prej vitesh lëngon fytzënien nga ndërtimet pa kriter dhe presionin e tjetërsimit nga fuqia korruptive e bekuar, pa përjashtim, nga të gjitha instancat e pushtetit – i përket ndoshta atyre që tashmë si gjyshër jua rrëfejnë atë si tregim nipërve e mbesave të tyre.

Breza të shumtë po me të njëjtin ritëm kohe vazhduan të dalin nga ky ambjent!! Ndërsa për të vendosur ndryshimin ose përvetësimin, shitjen, dhurimin, diversifikimin e tij, ata nuk u pyetën. Për këtë u mjaftua vetëm arroganca, intimidimi, mospërfillja jo vetëm e atyre që mësuan në ambjentet e kësaj shkolle por e një shoqërie të tërë durrsake. Kjo është ajo që mbyt të drejtën dhe bënë të triumfoj të shtrembtën, korrupsionin e një pushteti të pangopur. Muaj të tëra pune, trasformimi të këtij ambjenti, persona që ikin e vijnë me zhurma varreje, e makina plot apo bosh gati për të shkulur nga rrenjët memorien shoqërore. Kanale fekalesh që hapen e mbyllen si t'ju dojë qejfi dhe heshtja, indiferentizmi apo më keq akoma frika e një mëhalle e cila bënë sikur nuk sheh apo sikur nuk dëgjon, rriten. Cdo hap i keq hedhur demostron zotësinè e qeverisë si e famshme në mardhëniet me shoqëritë guackë sikurse dhe shoqërin tonë tashmë të brisht, të dobët përderisa prej vitesh vazhdon të jetë “sukube” e guackës së saj.

Cfarë koicidence! Tërmeti i nëntorit shkundi Durrësin e bashkë me të shumë institucione të dijes, ndërsa tekat e një të papërgjegjshmi pretendues pronar i saj po në Nëntor, por, të 2022 – it e shkundi atë nga themelet duke dhe e tjetërsuar. Denoncimi se po tentojnë të eliminojnë një nga kujtimet memoriale të brezave të tërë kurrë nuk do të ndalojè. Kush vendosi t’i ndërroj destinacion dhe kush e vendosi që këtë patrimonio arsimore, kulturore ta gëzojë papërgjegjshmëria!? Kush me shumë skuthëri po i hap rrugën tekave dhe interesave idioteske afariste korruptive atyre që aftësia për të kompromentuar, për të fallsifikur apo sajuar nuk i paska munguar po aq sa i ka munguar aftësia për t’u edukuar apo shkolluar qoftë dhe në këto ambjente!? Cfarë nuk po bëhet e nuk po tentohet!? Deri këtu paska ardhur projektit i portit të Durrësit!? Deri këtu paskan ardhur Emiratet e Bashkuara Arabe!? Deri këtu paskan ardhur tentativat, deri në kthimin e mureve e të derës 55 vjecare nga mësimore në injorancën e turizmit pervers të ushqyer me lekun e shoqërisë dhe të historisë!?

Nga data 21 shtator e deri më sot data 10 dhjetor 2022 vazhdojnë të punojnë pa pushim herë katër, herë pesë e herë gjashtë puntorè të zellshëm. Dhe thuhet që shqiptarët ikin se nuk duan të punojnë!? Në datën 5 Nëntor kjo forcè e madhe korruptive hoqi derën e shpresës, derën e premtimit të dijes dhe ministria e arsimit, seksioni i arsimit lokal, drejtoria e shkollës, policia e shtetit, ALUIZNI, IKMT, policia bashkiake me heshtjen e tyre i thanë këtij abuzimi vetëm “puna e mbarë”. Dhe jo vetëm kaq, përsa që të dyja këto të fundit dhe të tjerë institucione si këto, janë kthyer në specialistët e marrjes së hakut.., sepse kur qytetarët durrsakè kërkojnë spjegime apo drejtësi përsa i përket padrejtësive të prodhuara nga të “fortët” apo nga të pandërgjegjshmit që arrijnë deri në okupimin e pronës publike, ata, mezi presin sikur dhe një tullë të lëvizi, t'ju vijnë, t’ju itimidojnë, t'ju gjobisin duke ju quajtur dhe dezertor të ligjit. I korruptuari, mafiosi, i papërgjegjshmi nën hundën e tyre dhe për karshillik të së vërtetës që vuan, vazhdon të korruptoj ata të veshurit me emrin institucion të cilët fryhen me rrogat e vjedhura nga shpërdorimi i taksave edhe të atyre që vetëm për dy tre javë i thithin vetëm ajrin kësaj toke të bekuar. Po po rroga të vjedhura për derisa prej jush ata që me taksat e tyre ju paguajnè marrin si shërbim vetëm vrerin, përbuzjen, arrogancën dhe xheste të shumta bullizmi ndërsa juve vazhdoni vetëm të fryheni nga korrupsioni që vet prodhoni.

Fiks 55 vjet më pas qeliza e fundit e një pushteti të pakuptimshëm por shumë të fuqishëm i jep kënaqësinë të pamundurës, tjetërsimit të vendit kuptim plot, të vendit të dijes “empirike” ose eksperienciale të këtij monumenti. E quaj monument sepse një ditë të afërt do të jetë një përpjekje e përbashkët e durrsakëve ku kurajo, vetëdija dhe ndjeshmëria për rregull dhe shtet ligjor - virtute që i nxisin njerèzit jo indiferent - nuk do të dënohen më si parregullsi, ashtu sikurse po ndodh sot, por do të jenë pilastri i një shoqërie të shëndetëshme. Dënimi i të drejtës dhe lobimi i të padrejtës janë cudira që ndodhin vetëm në vendin tonë, me shtetin tonë të korruptuar dhe të papërgjegjshëm përsa ka harruar që jemi ne si qytetar pa është ai si shtet dhe është Shqipëria si vend pa është qeveria si pushtet.

Durrès dhjetor 2022

180 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page