Visar Zhiti: ZËMËRIM DHE PAS VDEKJES!
- 12 hours ago
- 11 min read

DISIDENTI I PËRHERSHËM…
- 100 vjetori i shkrimtarit Kasëm Trebeshina në ditë protestash -
- Ç’do të themi për shkrimarin Kasëm Trebeshina? – pyesja kur ishte datëlindjae tij. Po sot në 100 vjetorin e tij? Apo disidencë dcisidencës…
Jemi në ditë protestash. Ngritja krye duhet, që gjithsesi e shkundin kohën, shtetin, kërkojnë ndryshimin, godisin korrupsionin, edhe atë moral, ndëshkim të së keqes, kërkojnë ndryshimin, drejtësi dhe kujtesë, jo harresat e qëllimta… drejtësi dhe në art e letërsi, me art dhe letërsi… të lirë, në një Shqipëri EuroAtalantike, Perëndimore…
Pse kjo mëri e ndërsjellte me shkrimtarin? – I kthehem pyetjes. Dhe po vazhdoj me kas:em Trebeshinën. Latinët thoshin se vdekja i barazon të gjitha. Siç duket jo për të gjithë.
S’e di a ndodh kund një marrëdhënie e tillë plot heshtje të zymtë të vendit me një shkrimtar të vetin…
Diçka u tha dhe u bë dhe për të... Ditë protestash… Po a ishte protestues Trebeshina? Po. Po disident? Po. Mund të ketë kundërshti, që ishte i keq, por disident, që vepra e tij kështu e ashtu, por ai doli kundër, edhe me vepër... Ndërkaq unë po sjell nga një shkrim, që nuk deshën të ishte parathënia e një libri dikur, pastaj nuk desha unë si pjesë e vorbullës dhe sherrnajës, por gjithsesi doli ndryshe...
Është datëlindja e 100-të e Kasëm Trebeshinës, kur ai s’është më që prej 9 vjetësh…
DIKTATURA DËNOI SHKRIMTARIN, QË KISHTE DËNUAR DIKTATURËN:
1.
...kundërshtar i pandreqshëm, i zemëruari i gjithmontë, kështu e kaloi jetën dhe duket sikur ende kumton vetëm me heshtjen, por folëse, me të shk(r)uarën, me shumë libra të pabotuar, i burgosuri i lirë, i liri i vetburgosur, tashmë i vdekur...
Dimë që diktatura e dënoi shkrimtarin, kur shkrimtari e kishte dënuar diktaturën. Ndëshkimin i ndërsjellë, që, si të thuash, nuk i ngjan thikës me dy presa, se në rastin e parë kemi të bëjmë me një krim shtetëror, kurse në të dytin me një qëndrim dhe “credo”, me disidencë, me lirinë e brendshme dhe me brendësinë e lirisë në misionin e lartë të shkrimtarit, edhe kur pengohet.
Duket sikur zgjidhen njerëz për t’u vënë në provë nga fuqi të mbinatyrshme, tragjedira, përmbytje, murtaja, diktatura, perëndi dhe gjysmë perëndi të saj, luftëra dhe shtypje, uri dhe frikë, hetuesi e gardianë, por dhe me konforte e Realizëm Socialist, dhe me mrekullira si dashuria, të tjera të parrezikshme si miqesia e botimet, prapashpinëritë e të dalit dëshmitar. Po në p:erballje me trejtin cil:et jemi?
Është kërshëria të gjetur në jetën dhe në veprën e Kasëm Trebeshinës të fshehta të pazakonshme dhe të zakonshme, prapaskena dhe interesa klanesh, qëllime të mbrapshta, ëndrrën, ku ndeshen të gjallë dhe të vdekur, fantazma dhe të pushtetshëm, mbërritja te tirania, burgu, urrejtja dhe ligësitë si n:e ferr, grupazhet, braktisja, vetburgimi i mëpastajmë sokratik, si në shpellë. Duket si një kthim në gjenezë..
Jetëshkrimi për Kasëm Trebeshinën sillte mjaft bëma, por dhe karakterin e tij të çuditshëm, përplasjet, pabesitë... po çelësat e leximeve të teksteve dhe nënteksteve, për të cilat më shumë flitet se sa janë lexuar, nga që kanë mbetur ende të panjohur, megjithëse herë pas here dalin nga mugëtira...
2.
PARTIZAN DHE SHKRIMTAR
I tillë ka qenë fati i shkrimtarit Kasëm Trebeshina dhe i krijimtarisë së tij, fat(kob) që ja bënë të tjerët, por që e zgjodhi dhe vetë me idealin e tij dhe asketizmin e tij dhe që ndryshon ngadalë, fat i kacafytjes dhe i mbylljes rrënuese, i mureve brenda mureve, teksa ai si natyrë është i kundërt me fatin e tij, i gjallë, i hapur, i çiltër deri në një egocentrizëm, i paqetë, fantazist, kështu më vjen të them, për aq sa arrikta të di për atë. Trebeshina dhe fati i tij që të dy ishin këmbëngulës dhe duronin. Më i fortë doli Trebeshina, me të vërtetë një kalorës hijerëndë i (ç)misionit të tij. Kali i tij është Pegasi, që ai gjithë kokëkrisje nuk pranoi ta bëjë kalë ushtrie për të tërhequr topa apo të ngarkohet me patatet e batalionit a të burgut, dhe as e futi në kooperativat rurale të Realizmit Socialist, edhe pse kishte qene luftëtar i egër, oficer dhe bënte pjesë me fitimtarët dhe u përkiste atyre që kishin marrë përsipër të ndërtonin një Botë të Re duke dashur me gjak ta shkatërrojnë të vjetrën me gjithsej dhe përfundoi në një burg të ri.
Edhe kur e rrëzonin poetin dhe e merrnin për ta hedhur pas telave me gjemba të ferrit, ai mbahej pas frerëve të yjeve, ndërsa flatrat e Pegasit si me magji i kalonin pas kurrizit… dhe kqyrte botën me mospërfillje krenare dhe mllef të pazakontë. Kështu dhe Kasëm Trebeshina u shndërrua në mit, por të heshtur, edhe t;e përz;enë, në një lloj kentauri të habitshëm, gjysmë pegas dhe gjysmë rob, me flatra dhe me patkonj, me bajonetë dhe penë. Pse ta fshehim, edhe vetë vrasës dhe kundërshtar i vrasësve.
I hazdisur, që i çmoj guximet, qendresën dhe shpërfilljet filozofike për gjithçka që është dhunë, përulje, padrejtësi dhe jo virtyt. Aq më tepër që Trebeshina nuk ishte aq kollaj i çkyçshëm, por dhe arkivat për të janë të tilla. Por jo dhe aq. Dosjet e tij, që nga ajo e punës, e hetuesisë, e gjyqit, etj, etj, nëse kanë mbetur, s’e di sa mundësi ka patur t’i shfletojë hulumtuesi i mundshëm. Më shumë se sa mister shkrimtarësh, nëpër to me siguri janë ndrydhur kundërshti dhe krim, përplasje dhe mëkat, denoncime, turp, pabesi, vrasje të ngadalta, aq sa ke frikë se mos në vend të fletëve do të gjesh pergamena prej lëkure të rrjepura njerëzish.
Kasëm Trebeshina ishte njeriu që kishte kërkuar vazhdimisht të ndeshej, qoftë dhe me të ultën, se për të beteja ishte e madhëriushme. Kur pa mbaruar mirë adoleshencën, ai rininë e tij e vuri me të parët përballë luftës. U bë partizan dhe luftoi kundër pushtuesit, kuçedrës botërore të nazi-fashizmit. Pastaj kundër komunizmit si me një kuçedër tjetër. Nuk i la kohë vetes të ndihej fitimtar. U fut në burg për të sfiduar tiraninë dhe mungesën e lirive. Pasi ranë diktaturat komuniste, ai prapë s'u ndie fitimtar, por dhe humbës jo, asnjëherë. Kurrë. I përkushtuar si një murg ndaj shkrimeve të veta. Kështu pohonte. Duke pasur si ikonë rrëfimtarin e shkëlqyer të shqipes, Mitrush Kutelin. Që edhe atë e burgosën. Shkrimtarit do të t'i duhej të ishte i urtë me këdo. Madje edhe me pleqërinë e vet. Por, siç thamë, Trebeshina mbetet egërshan gjithmonë. Me diktatorët, me sistemin e tyre, edhe pse luftoi me ta, me harenë dhe harresën kolektive, me fitoret, me nëpërkëmbjen, me kompromisin, me Realizmin Socialist dhe Lidhjen e Shkrimtarëve, madje dhe me miqtë, kështu më duket, ëndërroi demokracinë dhe s’kish si të kënaqej me atë, i ikën të gjithave dhe urren disidencën, madje edhe të vetën, edhe kombësinë…

Kasëm Trebeshina kur na përshfaqet partizan, trim i çartur, lufton me fanatizëm duke mos besuar në drejtimin, komedianët, i quan ata të shtabit, ndërkaq ka drejtuar vetë beteja dhe gjyqe partizane, ka ekzekutuar dhe ai, jo vetëm gjermanë, por edhe partizanë, duke ju bindur ligjit të luftës, vrit se do të vrasin, etj, etj. Po konturohej kështu lufta civile në Shqipëri. E tmerrshme! Megjithëse pati zëra që buçitën që atëhere:
“Ah, o bijtë e nënës, pse kështu përçarë./ Qoftë i mallkuar kush s'do t'ju bashkonjë, /…/, Pse e bëtë Kombin në greminë të shkonjë.”
(Hekuran Zhiti, "Dy kundërshtarët", poemë, marrë nga "Luftëtar' i lirisë", "Oshëtima e Korçës", shkurt 1944.)
Mes asaj ploje, thënë troç, vetëm duke i përfytyruar, unë jam ndjerë keq si në një vorbull infernale dhe më është dukur se isha hedhur në zanafillën e krimit dhe të ndëshkimeve të mëpastajme.
Ndërkaq çmoj kurajon për të thënë dhe të vërtetat e rënda.
Se së fundmi, kur shkrimtari gjerman Gynter Grass, vërsnik me Trebeshinën, rrëfeu në një libër autobiografik se në rininë e parë kishte qenë me forcat esese, u trondit jo vetëm lexuesi i tij në Gjermani, por i gjithë opinioni letrar botëror dhe gazetat hapën anketa, madje dhe në Shqipëri, për qëndrimin ndaj tij, aq sa u shkua deri atje, që a do t'i hiqej çmimi "Nobel". Ndërsa një shkrimtar shqiptar shprehej në shtyp për Trebeshinën që pse të mos e marrë dhe ai "Nobel"-in?
Letërsia ndahet nga ai që e prodhon dhe bën jetë më vete, por për ndërgjegjen e njerëzimit kanë rëndësi në këtë rast dhe realiteti jo letrar. Poeti Ezra Paund si simpatizant i fashizmit u burgos në një kafaz në një shesh të madh të një qyteti të Italisë.
Rebelin Kasëm Trebeshina e burgosën bashkëluftëtarët e tij si kundërshtar dhe, sipas ritualit, dënuan dhe veprën e tij letrare, të akt-ekspertizuar nga kolegët e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Fitimtarët ishin bërë më pushtues se pushtuesi që mundën.
Ç’qendrim duhet mbajtur me Kas:em Trebeshinën apo si me burgun e Spaçit?
Duke mos qenë të lirë, duket sikur nuk prodhohet as liri.
Kurse në gjysmën matanë të kombit, në Kosovë, Presidenti Ibrahim Rugova i kishte thënë shkrimtarit Adem Demaçi kur doli gjysmë i verbër nga burgjet e gjata të Jugosllavisë, se "këtu mes nesh ishte një karrike gjithmonë bosh, të priste ty...".
PROMEMORJA:
Intelektualë të shquar të Prishtinës, së bashku, na dëshmon poeti ynë i fuqishëm Ali Podrimja, i ishin kundërvënë uniformitetit në art, servilizmit krijues, tiradave, pra Realizmit Socialist dhe policisë letrare, aq më tepër të huaj, duke guxuar të dalin në mbrojtje të vlerave, lirisë së mendimit e të krijimit dhe botuan si një manifest të tyren tekstin problemor "Vox clamantis in deserto" qysh në tetor të vitit 1971. Tetori siç duket qenka edhe muaji i kundërshtimeve të mëdha, se edhe Kasëm Trebeshina, "Zë i humbur në shkretëtirë", në tetor, por më 1955, gati dy dekada më parë, guxoi atëhere kur nuk guxohej dhe i shkroi një promemorje diktatorit Enver Hoxha me akuza të rënda, por të vërteta, largpamëse, e paralajmëronte për batakun ku po e çonte vendin dhe kulturën, akt që nderon jo vetëm inteligjencën shqiptare, por të gjithën në perandorinë komuniste dhe racën e atyre që shkruajnë. Thonë që ajo letër nuk gjendet në arkivë, të tjerë thonë që ka qenë dhe është. Mund ta kenë zhdukur, etj. Thonë që Enveri nuk t:e linte gjallë me një letër të atillë, por dhe mund të mos ia kenë dhënë “për të mos e shqetësuar”, etj, etj. Për mua ka rëndësi kumti i Promemorjes. Kasëm Trebeshina e mbartte atë kumt. Gjithashtu Trebeshina u kacafyt në vendin amë të Realizmit Socialist, në Leningrad dhe në Moskë, kundër kësaj metode, e përjashtuan si të marrë, por e burgosën në atdhe, nisi greva urie, kur i gjithë populli në një farë mënyre do të ishte në një pangopje të gjatë, kur intelektuali i njohur Xhevat Korça i kishte dhënë fund jetës me një grevë të tillë urie, i pari fare në burgun ku do të mbyllej Kasëmi, që pasi të dilte do të kërkonte të drejtën ta linin të ikte nga Shqipëria, por ata që ishin më të çmendur se ai si mund ta linin? Dhe pastaj ai vetë e kërcënoi shtetin se nuk do të votonte më. Kaq kishte në dorë. Dhe e burgosën prapë.
Kur Trebeshina hynte së pari në burg si disidenti i parë, bashkëkohës si të tillë kishte dhe Sejfulla Malëshovën, por ndërkohë ai gjente brenda telave me gjemba kundërshtarë tradicionalë, të lartë, të hapur kundër sistemit dhe ideologë antikomunistë, martirë të lirisë, qendrestarë asketë, një pjesë e të cilëve tani ishin nëndhè, pa varr, të pushkatuar nga bashkëluftëtarët e Trebeshinës nga po ato gjyqe, vazhdim i gjyqeve mizore partizane, ku dikur dhe ai pati bërë vetë.
Po ndaloheshin libra, po digjeshin bashkë me to dhe diploma të atyre që ishin lauruar në Perëndim, në Francë e Austri, në Itali e Gjermani, Greqi é Turqi, etj. Mbase ishte inati gjeneral që diktatori s'kishte kryer dot asnjë universitet asgjëkundi, as në mal, siç kishin qejf të thoshin adhuruesit e tij shkretanë.
Do të vazhdonin persekutimet e mëdha. Do të pushkatoheshin dhe poetë, djem të rinj, do të vareshin, dhe atëhere kur s'po ndodhnin më akte të tilla kaq mizore dhe në perandorinë komuniste. Po i afroheshim jo vetëm shekullit të ri, por edhe një mijëvjeçari të ri. Me shpresë të përzishme.
3.
KADARE DHE TREBESHINA,
TREBESHINA DHE KADARE.
Megjithëse i padëshirueshëm, madje dhe i pakuptimtë duket se ka mbetur pezull një konflikt që shfaqej herë pas here dhe në shtyp, me ndërprerje natyrisht, por i pambaruar dhe i pambyllur mes Trebeshinës dhe Kadaresë apo Kadaresë dhe Trebeshinës a i të dyve, i nisur në diktaturë, i heshtur mbase deri sa nxori krye, kur I.K. nëpërmendi inicialet e dënuara dhe të komplotuara me heshtje të "K. T"-së, gjë që u gjallërua në postdiktaturë, gjithë pezm, hapur, me akuza dhe kundërakuza jashtletrare.
A do të duhej të ndalej pak këtu?
Trebeshina, sipas meje, pati një përkushtim deri në sakrificë për të vërtetën e letërsisë së tij, por kështu dhe Kadareja për letërsinë e tij të vërtetë. I pari i tha burgut: hapu, në ferr vete si shkrimtar, sepse ruaj brenda vetes luftëtarin, ndërsa i dyti, do të ruanter me çdo kusht shkrimtarin brenda vetes duke pranuar dhe kundërdënimin si mosdënim, luksin që i lejonte ajo kohë dhe më pas për të krijuar si dhe mundësinë e të qenit dëshmitar letrar dhe përballë atyre që sundonin. Ndërsa i pari zbriste humnerave duke u harruar si shkrimtar, i humbbotshëm, i dyti ngjitej lartësive duke u bërë shkrimtar i përbotshëm. Zbritja kishte terr dhe lehtësinë e dhembëshme të asgjësë. Ngjitja ishte e vështirë dhe me vezullime mëkatesh të krijuesit, që të bënin më të dukshëm për t'u goditur. Por dhembja mbetej përreth. Trebeshina, duke hyrë në burg, mbërrinte mjerimin e lirisë, të asaj lirie të mbytur, që s'kishe ç't'i bëje më, kurse Kadare sikur donte t'ia hiqte kthetrat asaj lirie të mjerë, ta barabiste me liritë që shikonte nëpër Europë. Trebeshinën letërsia nuk e linte të jetonte, Kadarenë nuk e linte të vdiste. Shkruanin të dy, pavarësisht nga njëri-tjetri, njëri si të thuash në parajsën e rremë të ferrit dhe tjetri në ferrin e parajsës së rremë. Njëri fshehurazi me polic te kryet që i kujtonte abazhurin e fikur që nazistët i bënim me kafka të burgosurish, tjetri me abazhur të përndezur që i kujtonte policin e kuq dhe që duhej të fshihte mesazhet. Njëri s'kishte kohë të veten dhe shpikte moskohën, absurdin e saj vrastar, tjetri krijonte kohë edhe për të tjerët dhe shpikte të ardhmen duke risjellë të shkuarën si pjesë të përjetësisë. Nëse njëri s'botonte dot dhe i goditej vepra e tjetri botonte radhazi, me zulm dhe godiste me veprën, shteti ndërkaq të dyve u shtonte dosjet. Realisht i donte të dy ashtu, mendoj, dhe nuk i donte ndërkohë. Por përdorte imazhe të tilla dyshe për propagandë dhe për të trembur, për të torturuar të gjithën, si rrjedhojë njeri-tjetrin dhe veten. I burgosuri shpresonte lirinë e shpirtit, i paburgosuri çshpresonte shpirtërisht burgun...
Trebeshinën s'e la vendi, shteti më saktë, ta botojë veprën dhe pritet që ajo të dalë më shumë në dritë dhe të zërë vendin e merituar. Shkundëllimën dhe vetëtimat e shpeshta i ka dhënë. Nga thellësitë erdhën dallgët e saj si të një lumi të nëndheshëm. Në apokalipsin e ngjarjeve mes gomoneve të arratiakëve fanitet dhe skafi biblik i Noes.
Kur Faik Konica botonte në shqip në SHBA Përrallat Arabe, mbi 100 vjet më parë, midis të tjerash shkruante në hyrje të tyre se një “Princ i Kishës Romane, një kardinal emeritus”, por edhe Darvini, të dy i lexonin më ëndje ato përralla dhe i fusnin në dhjetë librat më të mirë të tyre. "...dy njerës të larguar njëri nga tjatëri sa një botë nga tjatëra, bashkoheshin në dashurin' e këtij libri...".
Dhe unë shtoj se dashuria përbashkuese për librin duhet të na bëjë më të mirë dhe më të drejtë, ashtu si lexuesit edhe shkrimtarët. Polemikat dhe mosmarrëveshjet të mos jenë në emër të urrejtjes. Nderim dhe dhembje për vuajtjen dhe për krijimin.
Shtoj prapë tani se lexuesi korrigjon. Arrin të bëjë pajtimin e atyre që s’u pajtuan asnjëherë edhe kur s’janë më. Sepse ka veprën…
Jo të brazojë, të japë vlerat, detyrë parësore e Kritikës së munguar.
E thosha me siguri që veprat që dalin nga urrejtja kurrë nuk janë aq të bukura, as aq jetëgjata sa krijimet që dalin nga dashuria. As dhe aq të rëndësishme.
Sa më larg zilive, të jashtburgut dhe për burgun, të lavdisë dhunuese dhe krenarive hiperbolike, boshe, sepse që të gjitha nuk janë letërsi, por lëndë për letërsinë. Veprat e urrejtjes në jetë vdesin më shpejt dhe shërbejnë për ndërprerjen. Dashuria është krijuese dhe punon hyjnisht për vazhdimësinë e pafundme.
4.
EMBLEMATIKU I ERRËT
Vlerësimet për veprën e botuar deri më tani në prozë dhe poezi të Kasëm Trebeshinës, për risitë dhe mesazhet që mbart ajo, sa e vazhdon traditën dhe sa e thyen atë, sa thyen heshtjen dhe të tashmen, shqetësimet që sjell dhe pasurimin që u bën letrave shqipe, janë biografia e shkrimtarit dhe ajo që mbetet është letërsia e tij. Aty janë vlera dhe mbivlera. Megjithatë nga ana shoqërore kemi të drejtë të dimë se ç'ishte dhe ç'bëri shkrimtari mes nesh, si qytetar. Po ne ç'bëmë me të? Aq më tepër "në kohën sot dhe në vendin këtu" jemi të detyruar të pyesim për këdo: me kë ishte, me ata që shtypnin apo me ata që shtypeshin? Sepse duam të farkëtojmë ndërgjegjen e shëndoshë kolektive, përgjegjësinë dhe guximin qytetar, - kështu pyesja çiltërsisht, kur tashmë dhe çiltërsia bëhet pengesë
Kasëm Trebeshina është më emblematiku i disidencës shqiptare në diktaturën e letrave, i kundërshtimit të hapur. Ashtu si vepra e tij, na tërheq edhe jeta e tij. Datëlindjet e tij na shtojnë mundësinë e përsiatjes. Rrëfimet, dëshmitë, kujtesa për të dhe për të gjithë ata që vuajtën martirizueshëm, por dhe si heronj, për të Drejtën, të Vërtetën dhe liritë e njeriut, për fjalën, që u përleshën me të keqen vrastare, janë të një rëndësie të domosdoshme. Morali i demokracia nis me to, si me një datëlindje e përditëshme.
Që e gjitha të shndërrohet në vlerë e virtyte, në letërsi dhe art. Jemi në ditë protestash...








Comments