VEPRA “LUFTA E VIGANEVE TE LUMIT TE VLORES”



ZYBA HYSEN HYSA: VEPRA “LUFTA E VIGANEVE TE LUMIT TE VLORES” E AUTORIT ISUF LUZAJ, S’KA NEVOJE TE KOMENTOHET, MJAFTON TË LEXOHET NGA KUSHDO…


Luftrat shekullore të popullit tonë kanë qënë të udhëhequra nga dëshira për liri dhe pavarësi, për atë liri dhe pavarësi që ua fali vetë Zoti qysh kur i vendosi në trojet e tyre që siç e përshkruan Isuf luzaj: “35000 vjet para Krishtit sipas rezeve të karbonit 14 erdhën nga ishujt e Sumatrës me një udhëtim 4000 vjeçarë Ilirothrakët që u ndanë në fisë Maqedon, Epirot Etrusk dhe u vendosën në shprehjen gjeografike të sotme: Italia qendrore, Alpet, Dinarik, Vardari, Maqedoni e sotme, Thraqi deri në Athinë dhe të gjithë bregedetin Jon dhe Adriatik…”, por në të gjitha luftrat, pasi humbi lirinë me pushtimin osman, është shfrytëzuar kjo ndjenjë e zjarrtë nga të huajt, për të dëbuar një pushtues dhe për të istaluar një tjetër.

“Lodhja e popujve t'Evropës nga Lufta, degjenermi moral i popujve të saj, kriza ekonomike e shteteve t'Evropës, reçesjoni dhe depresjoni i pas Luftës, marrëzija e Këshillave të Paqes ose Konferencave të Londrës, Parisit dhe Romës, padrejtësija e vendimeve të tyre imorale dhe xhahile, të gjitha pasoja të luftës së parë Botërore.” - thekson Isuf Luzaj në shënimet e tij, ishte arësyeja e ardhjes së Italisë në Vlorë në 1920, të cilën e shpreh edhe në vargjet e kësaj poeme gjigande, si për nga madhësia, ashtu nga rëndësia e saj.

“N'a u bë pajë Italija/ Si dhuratë nga Evropia/ Mbetet në Vlotë me gjithë ushtri./ Lodhur luftës së Greqisë/ Q'i dha zjarrin Labërisë/ Populli ynë fatzi/ Kish mbetur si i mahnitur/ Nga jeta i neveritur/ Urren dhe veten e tij / Kish rënë helm në bar e n'ujë/ Helm në bagëti të malit/ Helëm në gjellë e në bukë/ Helëm në mes babës dhe djalit./ Që atëherë kur Osmëni/ I thirri fort Perëndisë/ Erth një engjëll e përmendi/ "Ngrehu, bëhu Zot'i vendit/ Për hallin e Shqipërisë"

Këto qenë shkaqet e pushtimit nga Italia dhe më pas të shpërthimit të luftës heroike të Vorës, të çilën do ta përshkruante me hollësinë të jashtëzakonëshme, sikur të kishte qënë dëshmitar okular, por në fakt ai u bazua tërësisht në rrëëfimet e njerëzve që drejtuan këtë luftë, si dhe mjaft dëshmitarësh tjerë okularë të luftës së 1920.

Shkrimi I kësaj poeme, gjigande si nga volume dhe rëndësia, ka nisur qysh në vitin 1937, kur Prof. dr. Isuf Luzaj ishte veçse 24 vjeç djalë, por dorëshkrimet u sekuestruan në burgun e Ventotenes dhe u desh ta riniste në vitin 1965 e ta mbaronte në vitin 1990, këtë poemë - lapidar të Luftës së Vlorës, çdo varg të poemës e ka bazuar në fakte historike nga dëshmitarët okularë të kohës, ku burimet më të rëndësishme ai i ka marrë nga "Skënderbeu i kohës sonë" siç e quan ai Qazim Koculin, nga Babai i tij, që populli e thërriste "Hoxhë Hoxholli" dhe në shënimet e tija që jep në këtë poemë, thotë: “Burimet e mija historike… për të gjithë poemën janë:

1) Qazim Koculi vetë, me të cilin pata fat të jetoj tre vjet në Paris, (1933 - 1936) ai si

refugjat politik, unë si student, afër njëri - tjetrit.

Në netët e gjata të ftohta të dimrit parizjan, në shtëpi të tija, mblidheshin të gjithë rrefugjatët politikë shqiptarë dhe shumica e studentëvet dhe u përgjigjej me saktësi fetare të gjitha pyetjevet mbi historinë e re të kombit dhe sidomos mbi luftën e Vlorës, që Ali Klisura e quante Qazimin: "Skënderbeu i kohës sonë", Qazimi mbante ment emrat e kumandarëvet të çetavet, emrat e shumicës së të vrarëvet e të plagosurvet dhe mjaft emra heronjsh vullnetarësh. Nuk fliste kurrë për vete, merzitej kur e mburrnin dhe në një rast që Mustafa Kruja e thirri: "Babai i Kombit" Qazimi nuk e mbëshehu mërzinë e rastit.

2) Im atë, që lebrit e thirrën: Hoxhë Hoxholli që Osmëni deshi të qëndronte si anëtar i Komisjonit dhe që ai deshi më mirë të qëndronte si hoxhë i çetave me çetat bashkë.

3) Ali Beqiri, mik i ngushtë i t'im eti dhe shok i të birit të tijë MEJPHMETIT…

4) Osmën Haxhi, kushëriri i mëmës t'imë dhe adhuronjës i t'im eti.

5) Qazim Kokoshi, fqinji i imi në Skelë dhe ati i Fatoshit, shokut t'im të shkollës fillore dhe më vonë në Paris.

6) Spiro Koleka, fqinji yni dhe mik për më se 30 vjet, i t'im eti.

7) Sheme Sadik Dukati, Laze Malo Tërbaçi, bajrM Qamil Agaj, Rrapo Çelo Sevasteri, Shahin Nuredin Gorishti, Ymer Çelo Dukati dhe Velo Hazis Kananaj, dajiu i mëmës t'ime. Duke i njohur e duke i pyetur këto heronj të luftës, patëm bujarinë të më jepnin miqësinë e tyrej mua që nuk ishja asgjë, më nderonte jashtë çdo dimensioni që ka mendja e një të riut, ajo miqësi e tyrej. Sipas dëshiravet të këtyre burravet, dilte në shesh fatkeqësija që Qazim Koculi si intrigant, kërkonte ta shkatërronte miqësinë dhe dashurinë në mes të Osmënit dhe Qazim Kokoshit, duke arrijtur më në fund me konfliktin në mes të Qazimit e të Kokoshit, kur populli pas fitimit të luftës, emëroi me brohoritje Osmën Haxhinë, babai i popullit dhe Prefekt të Vlorës, më vonë deputet në Parlamentin e parë demokrat të Republikës së Shqipërisë.

8) Shukri Dimraj, nipi i Selam Musait, miku im, nga i cili kam më se 300 faqe të makanografuara, informata e dëshmi të sakta të jetës së Selamit dhe të luftëtarëvet të tija kundra Grekut. Këjo lëndë e vargëzuar në tetë rrokëshin popullore do të figurojë në një tjetër poemë, me emrin "LABËRIJA".

9) Populli me radhë, vullnetarë ose jo që të rinisë t'ime, që kur fillova të shkruaj këtë poemë aty nga viti 1937, i pyesja dhe me durim e vullnet të mirë më përgjigjeshin drejtësisht. Selam Musai vdiq 62 vjeç.

Të gjithë këtyrej burravet të ndershëm u falëm nderit.” Ky shënim I autorit, flet qartë për vërtetësinë dhe origjinalitetin e kësaj poeme histrorikë me rëndësi të jashtë zakonëshme kombëtare.


Poema “PËRPJEKJA E VIGANËVE TË LUMIT TË VLORËS" ka pesë vëllime, e shkruar me vargun popullor tetë rrokësh, me një gjuhë të pasur, ku spikasin fjalë të dy dialekteve, toskërishtes dhe gegërishtes, saqë kur fillova të lexoj, s’më besohej që ishte nga Vlora, por vazhimi i shkollës në gjimnazin e Shkodrës dhe fati i tij që jetoi dhe u shkollua para vetit 1972, kur Kongresi i drejtëshkrimit i ra me sopatën e madh dhe i preu krahun e djathtë, gegërishten, me qëllim, që në të ardhmen, gegërishtja të quhet gjuha kosovare dhe Kosova, kombi Kosovar. Vetëm në vendin tonë ndodh të përbuzen dialektet dhe krahinizmat, të mos përfshihen ato në gjuhën standarte, kështu gjuha shqipe është bëre një përzierje gjuhësh, në një kohë që ka një fjalor nga të gjitha trevat shqiptare për të konkuruar për çmimin “GINES”.