top of page

Unë në FLORIDA!


Përparim Hysi

Unë në FLORIDA!     (cikël me poezi)

Nga Përparim  Hysi

1.Unë në FLORIDA

Kam tri vjet këtu, në SANT PETËRSBURG të FLORIDËS Bashkë me timeshoqe kemi ardhur tek djali. Është aq mirë,sa nuk dallohet nata prej ditës Po ke parë që për SHQIPËRINË na griu malli.

Klima e zgjedhur si në gji të ZOTIT Gjen çdo gjë...dhe qumësht dallëndyshe Por prapë nuk i shpëtojmë dot lotit Ah,sikur kështu dhe në SHQIPËRI të ishte!

Favoret e këtushnme nuk  kemi si i bëjmë hasha Se të ankohesh kot, të vretë PERËNDIA! Po ku na hynë në sy,neve,konforti e pasja Gëzimin dhe lumturinë e gjejmë tek  SHQIPËRIA.

                        5 shkurt 2003

2.Sa vende të bukura ka në botë

Sa vende të bukura që ka në botë, Ku dora e njeriut ka bërë mrekullira. Aq bukurira që nuk  i përshkruan dot. Me të tila bukurira është plot FLORIDA!

S'do mend që prekesh  dhe mbushesh me shend Sado negativist apo nihilist të jesh. Por mendja ime për në SHQIPËRI rend Them:- Më bukur nga SHQIPËRIA kund mund mos gjesh.

Le ta braktisë SHQIPËRINË, kush të dojë Kurse unë vetëm atje dua të jap frymë. Ta dini:-SHQIPËRINË me asnjë vend nuk e ndërroj Mbi gjithë mrekullitë, është vetëm vendi im.

                               29 janar 2003

3. Kjo natë

Kjo natë me fanfara e me fishekëzjarre Nuk më solli gëzim. E them  hapur fare! Se mendoj barkboshët në botën e madhe Që festat i "joshin" me iluzione zhgënjimtare.

Kjo natë është si festë,por s'më mbush me inspirim Sa fëmijë të pafatë,s'festojnë se kanë urinë Ndaj nuk më gëzon kjo natë me fishekëzjarre

Dhe shfryj si shtërngatë kundër pabarazisë aq të madhe.

                               31 dhjetor 2002

4. Në jetë

Në jetë kam qenë një degë e trashë lisi Që kurrë nuk u thye,kur mbi të ranë "tramundana" Por ndryshe, fare ndryshe më  është shpirti Në shpirtin tim flenë veç zogj me krahë të bardha.

Ky shpirt i brishtë,është kthyer në vullkan Dhe ka thyer çdo cunam e tramundan.

                     30 janar 2003

5. Blerim në dimër

Dimër është: muaji  Janar! Befas livadhi i shpirtit bleroi. Në FLORIDA dhe dimri bën behar (Veç kush ka ardhur,mund të besojë)

Shetis këtu me pantollona të shkurtëra Se këtu, në FLORIDA, ka vetëm një stinë Para syve ma bën me sy e bukura Dhe shpirti m'u mbush me blerim.

Kështu filloj e lëshoj "xixa" E harroj fare moshën që kam Nisem pas saj, si"syra-mbyllura" Se ndryshe do bëja bam.

Bam të pëllcas is flluskë sapuni Se  syrin e saj, nuk kam si e bëj hasha Epo sa para bën burri Kafshova gjuhën dhe"plasa".

                       30 janar  2003

6. Për të të besuar

Për të të besuar,as nuk më duhen fare betime (Prova, patjetër... dhe  një kohë e gjatë) A je e zonja që mos  u shmangesh syve? Se sytë më tregojnë. në je"ditë" apo "natë?"

                                 2 shkurt 2003

7.Poetët hermetikë

Poetët hermetikë që kam njohur në kohëra Ma"lodhën" kokën me shumë të panjohura Nuk e dua poezinë që më ngjan me algjebër Poetë të tillë më duken si "UFO",ardhur nga planet tjetër.

E lexoj poezinë e IKS poeti Dhe nga mendja bëhem pak"rrëmujë" Ndodh si me atë punën e mullirit

-Mulliri punon  me erë, po nga i futet ujë?!!!

                           1 shkurt 2003

8."Parada" e aromave

Aromat sikur po bëjnë"paradë", Por jo si ushtarët koreano-verior, që demonstrojnë forcë Ato  vijnë e kundërmojnë nga një livadh Dhe ta mbushin shpirtin plot.

Mushkëritë mbushen me ajër të freskët Tek thith erëzat ndjen kënaqësi Unë nbushem plot dhe bëhem aq i prekshëm Sa me mendje ia mbath për në SHQIPËRI.

Se atje e gjeja këtë aromë Mu tek livadhi që kisha pranë shtëpisë. Lexues, për vargjet, besomë! Nuk ka aromë si e SHQIPËRISË!

                          5 mars 2003

9. A e di?

Kur të shoh ty,unë tak vë syzat Por a e di pse ndodh kështu? I vë se nuk dua të shoh sytë Dyfytyrësh:-Je njeri i ndytë.

Urrej më shumë njerinë me dyfytyra Se kuçdedrën me nëntë kokë. Dyfytyrëshi për mua është mynxyrra. Ndaj vë syzat se më sjell ndotë.

                      4 shkurt 2003

10. 4  SHKURTI   1944 !

O ZOT,pse u derdh atë ditë aq gjak (Rrugët e TIRANËS u mbushën me kufoma) U vranë që të gjithë, pa faj; pa shkak Ndaj dhimbja e madhe, vazhdon dhe në ditët tona.

                           4 shkurt 2004

                                        Tiranë, 5 nëntor 20019 #Përparim  #Hysi

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page