U NDA NGA JETA RESHAT KRIPA
Na Luan Çipi
Një shok e preu rrugën në mes,
Miku ynë i ëmbël, Reshat Kripa,
Vlonjat i hershëm, shqiptar me besë,
Publicisti, poeti dhe trimi me çika.
Qysh pesëmbëdhjetë vjeç në kohë t’ Enverit,
Shpërndau trakte, kërkoi Liri
Dhe e burgosën, e shtinë midis ferrit,
N’ ëndërrim të flamurit të Kuq e Zi.
,,Atdhetari’’ e kishte pseudonimin,
Dhe për atdheun sakrifikoi,
Me ‘’Demokratët’’ bëri betimin,
Me ta u lidh e me ta luftoi.
Doli në krye të ‘’ish të përndjekurve’’,
Aktivist për rehabilitim, dëmshpërblim,
Në ballë u ndodh të të gjitha përpjekjeve,
Që Shqipëria në Evropë, të ketë integrim.
Po, kaq ishte e thënë, ka kufi jeta,
Në tetëdhjetetre vjetor, u shuajt kolosi.
I paharruar për veprat e veta,
Do ngelet heroi, që ëndrrat si sosi...
Tiranë, më 05.12.2019
Commentaires