top of page

Tredimensionaliteti i fabulës së Zybës


Pilo Zyba

Tredimensionaliteti i fabulës së Zybës


Dr Fatmir Terziu


Shkrimtari Pilo Zyba njihet si një lëvrues i fabulës, humorit, përkthimit dhe krijimtarisë për fëmijë. Por, më së shumti fjala e tij e shkruar e bën atë një lidhje komunikuese mes fabulës për lexuesin. Janë pikërisht këto lidhje shkrimtar-lexues që strukturohen mes fjalës dhe dimensionit të saj në krijimtarinë letraro-artistike. Në krijimtarinë e më së shumti në fabulën e Pilo Zybës janë tre dimensione të vëzhgueshme qartë. Tre dimensionet e fuqishme që merr fabula nga fjala e kristaltë dhe e tejdukshme e shpirtit poetik të shkrimtarit Pilo Zyba, formojnë një lidhje zinxhir me fatet e jetës ku përcaktohen situatat, lidhjet, ndodhitë, amalgamat dhe tërë komplekset e jetës mes njeriut dhe rrethinave tek të cilat ndodhet qenia e tij. Është një hapësirë që nuk kushtëzohet, por fuqizohet mes tërë dimensioneve të humorit, satirës dhe filozofisë së bukur e me shumë kuptime.

Vetë autori diku i quan këto fabula brilante nën etiketën e humorit, ‘broçkulla’ teksa në fakt prej tyre nga kënde të shumta si në gurë diamanti dalin ide dhe mesazhe nga më të fuqishmet, nga më të realizuarat. Janë tre dimensionet tek të cilat mitet vrimojnë deri në detaj për të nxjerr në pah këto ‘broçkulla’. Por në një mënyrë tjetër këto dimensione e bëjnë vetë këtë fabulë si një ‘mit të metaforës psikoanalitike’ (Caruth, 2005:125). Kur përcaktoi fabulën si metaforë psikoanalitike, studiuesja Elaine Caruth, kishte parasysh pikërisht tre dimensionet që merr ajo nga fuqia e fjalës.

Duke parë këtë teori në lidhje me fabulën e Pilo Zybës natyrshëm ajo që bashkon është se ka qenë prej kohësh një trajtesë në këtë funksion, të cilin e shohim tek përmbledhjet “Gomari dhe patat” dhe “Këmborët”. Në një lidhje tjetër është edhe fakti i fabulës si trillim në studimin e autores në fjalë. Trillimi ka qenë prej kohësh i trajtuar si një lloj fëmijë i llastuar në disiplinën më të gjerë të folklorit, edhe pse që nga fillimi nuk u dallua si një zhanër më vete.

Kështu Vico (1752), i cili ishte i pari që të propozojë një shkencë të shoqërisë njerëzore që përfshiu studimin e folklorit, besonte "se duhet mësuar në funksion të mitologjisë ose në lidhje me interpretimin e trillimin, sepse siç e dimë të gjithë historitë e kombeve kanë fillimet e tyre në mit "(Hawkes, 1977:12). Një këshillë është edhe lidhja me sentencën e Frojdit 174 vjet më vonë (1926) në lidhje me rëndësinë e studimit të mitologjisë në trajnimin e këtyre lidhjeve.

Fabula, Miti dhe mjaft anë që lidhen me to kanë gjeneruar në vazhdimësi një interes më të madh dhe studimi ka treguar se është kjo lidhje jetike mes tyre. Neglizhimi psikoanalitik është si një tejkalim stili, por jo me karakteristikat e veta të kësaj teorie unike. E gjitha kjo mund ti atribuohet në interesin e saj mitit me nivelet e procesit dhe primaritetin e komunikimit. Ka disa ngjashmëri me dy veprat e Pilo Zybës në fabula “Gomari dhe patat” dhe “Këmborët”.


16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page