top of page

TRAZIRAT E ALFABETIT SHQIP DHE ROLI I BRITANIKËVE

TRAZIRAT E ALFABETIT SHQIP DHE ROLI I BRITANIKËVE


Dr Fatmir Terziu

Dr Fatmir Terziu


Një nga pyetjet e lëna në heshtjen historike mbetet ajo që u përket britanikëve në angazhimin e tyre për një Alfabet Shqiptar. Një nga figurat e njohura, disi nga komunikimet me Sër Aubrey Herbert, por dhe nga disa materiale arkivore, rezulton të jetë H. Charles Woods. H. Charles Woods (1881-1939), ishte në atë kohë gazetar britanik, udhëtar dhe shkrimtar për Lindjen e Afërt, përfshirë dhe Ballkanin. Në një nga dokumentet arkivore gjatë një takimi të Abrey Herbert me të, disi zbulohet se ai ka qenë me kohë i interesuar për problemet e gjuhës së shqiptarëve dhe fatit të saj. Në këtë dokument thuhet “e zgjatëm bisedën me H. Charles Woods dhe ne folëm për Shqipërinë, ku i mëshuam dhe fakteve të njohura që ai kishte lidhur me Alfbetin Shqip të vendosur në Manastir në vitin 1908”. Duhet të sqarojmë se Koloneli i nderuar Aubrey Nigel Henry Molyneux Herbert DL, i Pixton Park në Somerset dhe i Teversal, në Nottinghamshire, ishte një ushtar britanik, diplomat, udhëtar dhe oficer zbulimi i lidhur me pavarësinë shqiptare. Atij iu ofrua dy herë froni i Shqipërisë.

Materialet arkivore më pas sqarojnë se problemet e Alfabetit shqip, kanë kaluar me mjaft probleme, sikurse e citon dhe materiali më poshtë: “Agjitacioni në Shqipëri në lidhje me çështjen e alfabetit po merr përmasa serioze. Komiteti Qendror i Klubit Kombëtar ShqiptarManastir ka marrë mesazhe, nga të gjitha degët e tij, duke u ankuar për lartësinë e autoriteteve në dhënien e inkurajimit të lëvizjes në favor të implementimit të karaktereve arabe. Duket gjithashtu se përdorimi i librave me shkronjat latine është ndaluar në shkolla të caktuara. Mësuesit fetarë dhe hoxhallarët janë veçanërisht aktivë në nxitjen e ndjenjës popullore kundër alfabetit latin, për të cilin ata thonë se do të shkatërrojë, themelet e besimit të vërtetë. Në Manastir, pas një takimi, në njërën nga xhamitë, ku u kënaq shumë oratori në linjat e mësipërme, një turmë e ngazëllyer donte të shkatërrohte, zyrat e Klubit Bashkimi, organizata kombëtare, që ka marrë misionin kryesor; pjesën, në zhvillim në favor të të ashtuquajturës lëvizje për alfabet kombëtar. Ekziston një përcaktim përkatës i dukshëm midis mbështetësve të alfabetit latin, dhe madje është thënë se në shumë rrethe popullsia do të hiqte dorë më shpejt nga Muhamedanizmi, sesa të nënshtrohej që alfabeti arab të imponohej mbi ta.”

Nga arkiva mësohet se udhëtimet e H. Charles Woods në ditët para dhe pas Kongresit të Manastirit kanë qenë të shpeshta në zonë. Ai ka pasur lidhje të fuqishme me shumicën e drejtuesve të Klubit Bashkimi, madje mësohet se ka ndihmuar dhe në angazhimet lidhur me financimet e tyre.



48 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page