top of page

Topollaj në „Kohë virtuale“ jo thjesht si lexim i duhur


Topollaj në „Kohë virtuale“ jo thjesht si lexim i duhur


Gjatë muajve të verës kam qenë duke humbur shumë kohë me seleksionimin tim të librave në Bibliotekën time në Londër dhe që janë një pjesë e konsiderueshme në gjuhën shqipe. Para së gjithash, sepse më pëlqen. Gjithashtu, sepse më duket ironike dhe trishtuese që prirem të lexoj më shumë libra në anglisht sesa në gjuhën time amtare. Kur më thërret një libër shqip, më ngjall një përzierje të çuditshme ndjenjash, dashuri për letërsinë vendase, kënaqësi në leximin e një libri që më flet në gjuhën time të parë (dhe, më shpesh sesa jo, për realitetin në të cilin jetoj) , krahas ndjenjës së detyrës ndaj asaj që më bën ky që jam.

Për një gjuhë të përdorur nga rreth shtatë e tetë milionë folës amtarë në mbarë botën (jep ose merr), shqipja jonë e pasur dhe e pastër mbart një literaturë të pasur dhe të larmishme. Dekadat e fundit, me lirinë e të shkruarit, si brenda shteteve ku flitet dhe botohet shqip, por edhe jashtë e sidomos në emigrim, kanë parë breza shkrimtarësh të rinj që janë të prirur të eksperimentojnë me forma dhe lëndë të reja dhe të zgjerojnë kufijtë tradicionalë. Një zhvillim i dukshëm i kohëve të fundit ka qenë angazhimi në rritje i shkrimtarëve vendas me trillimet e zhanrit, duke përfshirë fantazinë, fantashkencën dhe krimin. Prandaj nuk është për t'u habitur që tre nga romanet që lexova gjatë muajve të verës, megjithëse shumë të ndryshëm në stil dhe qasje, secili huazojnë elemente të trillimit të krimit dhe thrillerit. Por kjo ishte vetëm si një shtysë në këtë ndalesën time të sotme.

Ditët, dhe pse jo javët e fundit, më kanë rënë në dorë dy librat e autorit Shpendi Hulësi Topollaj. Njëri i përket fushës së eseve. Libri titullohet „Kohë virtuale“ (2023). redaktorë dhe korrektorë të librit përkatësisht janë emra të njohur të fushës së shkrimit, kritikës dhe botimit sikurse janë Fatmir Minguli dhe Kadri tarelli. Autori përdor këtë libër, me të cilin prezanton në formën e eseve dhe mendimit të tij disa nga librat e autorëve të tjerë. Shpendi Hulësi Topollaj në këtë mënyrë merr në kosnsideratë romanin “Asnjëherë Të Martën” ku që në titull përcakton se është „një roman dinjitoz i Bashkim Hoxhës“. Autori ndalet tek poezitë e Hava Muçollarit, për të cilat shkruan se janë shkruar “me zjarr malli për vendlindjen, dhe po në këtë libër janë dhe disa ese të tjera ku midis të tjerave bien në sy „Mihal Ciko, mjeshtri që bashkoi artin me atdhetarinë“; „80 vjetori i Ermir Dizdarit“; Elfrida Lezi nis rrugëtimin poetik“; „Dritan Çoku, i jep jetë trashëgimisë kulturore të Beratit“; „Adivije Hoxha poetja që triumfon me dashuri mbi fatkeqsinë“; „Një punim madhor i Agron Dalipajt për ndikimin e gjuhës Shqipe në mitologji“; „Hamdi Hysuka për artistin e këngëve dhe valleve folklorike Hajri Ismani“; Një libër model për të nxitur kurreshtjen dhe krenarinë e fëmijëve për historinë“; „Xhavid Nimani një figurë e nderuar për popullin e Kosovës“; „Vepra madhore e Shefki Stubllës “Biografia e Prishtinës” në larminë e saj antropologjike“; „Nexhip Vinçani, njëri nga gjeneralët më të shquar të ushtrisë tonë“; „Poetja Armenida Qyqja edhe prozatore me të ardhme“; „Përherë e kujtojmë me nderim shkrimtarin fisnik Niko Deda“ e mjaft të tjera sikurse mbeten për tu veçuar „Lea Ypi në kërkim të lirisë përmes absurdit“; „Dashuri dhe hakmarrje diktatori“; „Nazmi Seitaj ringjall shokët e tij martirë të poezisë“; „Thjeshtësia dhe madhështia e figuracionit të ndjenjave në poezinë e Gjekë Marinajt“.


Duke lexuar këtë libër dhe duke ditur se kritikët vlerësojnë, interpretojnë dhe gjykojnë veprën letrare sipas teorive të ndryshme (shpesh të lidhura ngushtë me lëvizjet letrare si modernizmi), shohim në penën e këtij autori këndvështrime të ndryshme e mendime të lira autoriale, sipas këndvështrimit të tij, duke mos pasur një arsye të tillë mbështetëse. Kjo ndodh efikase dhe libri mbetet i lexueshëm, sepse duke ditur, se në përgjithësi kritikët ndikohen nga puna e teoricienëve të letërsisë, të cilët njihen më mirë për diskutimin e qëllimeve të një vepre të shkruar dhe zakonisht janë të përfshirë në diskutime më filozofike, në rastin konkret autori përdor njohuritë e tij nga fusha e shkrimit dhe po ashtu me ato njohuri personale jep publikisht mendimin e tij.

Në kontekstin e të shkruarit, trajtuarit të librave të mara në konsideratë, Topollaj është mjaft racional, i përpiktë, shtjellues dhe zbërthyes i kumtit dhe thelbit, i mesazhit dhe qëllimit që ata përcjellin tek lexuesi. Me stilin e tij tipik, Topollaj i bën këto libra që të lexohen nga osha e grupe të ndryshme, e në prurjen e tij racionale e tëra flet me gjuhë të thjeshtë, të qartë e të kuptueshme. Dhe ne si lexues, teksa e ndjejmë stilin e tillë, nuk pushojmë së kuptuari botën, diku na shfaqet dhe vija e errët ndarëse midis shkëlqimit dhe padukshmërisë; mënyra në të cilën kalimi përtej kufijve të pikëpamjeve të pranuara të botës mund të na shkëputë nga qëllimi ynë e mjaft të tjera. Ajo që është e veçantë është struktura e pakomplikuar, dhe prurja e denjë që është qasja fine e të shkruarit rrjedhshëm. Në fakt ky libër nëse ndahet më tej duket se përbëhet nga pesë segmente: shumica prej të cilave janë si ese, dhe katër të tjerat midis shkrimeve prezantuese dhe formave shprehëse autoriale, por që secila përfundon rregullisht dhe na shfaq apriori disa nga temat filozofike të trajtimit të kritikës.

Duke përmbyllur mund të themi se autori Topollaj prek kritikën e gjykimit të Kanti që u bë një pjesë e rëndësishme e kritikës letrare të shekullit të 18-të, ku autori eksploroi kufijtë e njohurive duke shtuar se ekzistojnë katër gjykime të mundshme reflektuese estetike: e këndshmja, e bukura, sublimja dhe e mira. Pak a shumë Kanti thksoi se ashtu siç duhet të supozojmë se „objektet e shqisave si pamje janë ideale nëse duam të shpjegojmë se si mund t'i përcaktojmë format e tyre apriori, po ashtu duhet të presupozojmë një interpretim idealist të qëllimshmërisë në gjykimin e së bukurës në natyrë dhe në art nëse kritika e shijes“. Kjo formë sipas Kantit është të shpjegojë se si mund të ketë gjykime të shijes që pretendojnë apriori vlefshmëri për të gjithë (gjithsesi pa u bazuar në koncepte ku tkurret qëllimshmëria e paraqitur në objekt). Këtë e bën bukur Shpendi Hulësi Topollaj tek „Kohë virtuale“.

42 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page