Thoma Nika: ISH-KENETA, SOT SHESHI I 78 STATUJAVE
- Aug 15
- 4 min read

ME I MADHI SHESH I ITALISE
Ky shesh, ne zemer te qytetit te Padoves, eshte me i madhi ne tere Italine dhe nder 4 me te medhenjte e Europes. Per te krijuar nje perfytyrim me te sakte mbi shtrirjen e tij, mjafton te them se perfshin rreth 90 mije m2, nderkohe qe Sheshi yne "Skenderbej" shtrihet ne vetem 40 mije m2 e ai i Shen Pjetrit vetem 35 mije m2.
Quhet Prato dell Valle, qe ne italishten e vjeter dhe ne gjuhen vendase, tregon per nje lendine ovale, per nje hapesire te gjere e te hapur publike, ku mbushesh me fryme dhe me jete.
Sheshi vjen ne forme rrethore e rreth tij vijne rrotull ujerat e lumit Bacchiglione. E po keshtu, shikimi yt rrotullohet 360 grade mbi lendina me bar, qe krijojne nje peizazh te rralle per nga tejpashmeria, freskia dhe clodhja qe merr, ne cdo ore te ketyre diteve te ndezura nga vapa.
PARK, TREG, SKENE DHE PISTE
Ketu eshte hapesire Parku dhe Tregu, skene koncertesh dhe piste per ushtrimin e disa sporteve rinore.
Perditshmeria sjell trafik levizjesh per njerez te te gjitha moshave: qe pedalojne, qe ecin me kembe ose grupe te shumta turistesh te huaj, qe Padoven e kane nje stacion te pashmangshem te guidave te tyre, edhe per shkak te Prato della Valle. Kryqezohet trafik kembesoresh, autobusesh, trami dhe bicikletat.
Te shtunat jane ditet qe e kthejne Prato della Valle ne nje Panair Tregu Tradicional. Per cdo dite të shtune, ketu gjen një nga tregjet më të mëdha rrugore në të gjithë Italinë. E diela e tretë e çdo muaji, mbledh ne kete Shesh koleksionistë dhe shitës të objekteve të vjetra e të rralla. Gjithckaje qe mund te kerkosh, ia gjen zgjidhjen ne 350 tezgat, qe mbushin perimetrin e jashtem te Pratos. Ne secilen prej tyre gjen cdo gje, nga me e imta tek seti qe te duhet. Nga produktet qe te cojne ne shekujt qe iken, tek ato qe jane me ne mode sot. E thene ndryshe: ofrohet nga gjilpera deri tek peri; nga veshjet e kepucet per cdo moshe, te ato qe i hyjne ne pune cdo shtepie e amvise; nga suveniret e vogla deri tek antikat me te kerkuara per mjediset e banesave e bizneseve; nga mjetet e punes te disa mjeshterive, deri te elektronika. Te gjitha te hapura, ku ti i prek e i zgjedh me dore dhe i merr me cmime "popullore". Mbase per te njejten blerje, ne markete apo ne njesi te profilizuara, do te duhej te shkundesh portofolin apo te shkarkosh karten e kreditit.
Oret e diteve dhe mbremjeve te fundjaves mbushen me tinguj te koncerteve qe organizojne ketu klube e shoqata kulturore, apo personazhe te artit te rruges.
Gjatë verës, zemra e gjelber e ketij Parku kthehet në një skene të hapur për koncerte të mëdha muzikore, festivale dhe shfaqje me fishekzjarre, si ato qe pritet te hidhen sonte, me rastin e festes se mesgushtit, qe ketu i thone Ferragosto, apo ne Natën e nderrimit te viteve.
Unaza e gjatë dhe e rrafshët prej guri, e ben Sheshin e Pratos vendin e preferuar të të rinjve të Padovës për vrap, shëtitje apo patinazh (rollerblading).
Dhe ti ndjehesh disafish i relaksuar nga gjithcka qe te rrethon: gjelberimi i lendinave brenda parkut, rreshkitja pa zhurme e buje i ujerave te lumit rrotullues rreth rotondes se bukur qe behet shtrati i tij, nga organizimet koncertore, harqet e urave te shumta me arkitekture ornamentale, qe lidhin me njera-tjetren sektoret e Parkut te Pratos.
STATUJA NR. 44 DHE NJE PERJASHTIM NGA RREGULLI...
Atraksioni me i vecante jane lartesite e shtatoreve te derdhura ne mermer, dedikuar njerezve te shquar padovane, me kontribute historike, te derdhura ne shekuj per Padoven. Jane plot 78 te tilla, qe i vijne rrotull dhe e mbushin me art e histori kete hapesire. Lartesohen statuja poetësh dhe shkencetaresh te shquar, te mbretërve apo papëve që patën lidhje me qytetin e Padoves. Sepse kriteri i kohes per statujat, ishte qe ato të nderonin vetëm figura historike që kishin lindur në Padova, kishin jetuar atje, ose kishin studjuar e dhënë mësim në Universitetin e Padovës.
E Galileo Galilei nuk mund te mos ishte nje prej tyre, sot nder me te vizituarat. Sepse Galilei jetoi e u shqua per 18 vjet në Padova, si profesor matematike dhe astronomie, kohe qe vete e përshkroi si më të bukurën e jetës së tij.
Nga ky rregull per statujat, i vendosur nga vete Andrea Memmo, i emeruari si përfaqësues i Republikës së Venecias në Padova, ben perjashtim vetem ideatori dhe krijuesi i Prato della Valle. Statuja qe mban numrin 44, lidhet me portretin dhe shtatin e tij. Ne shenje nderimi dhe mirenjohjeje per ate projekt madheshtor bonifikimi, qe Keneten me te madhe dhe me famekeqe, e ktheu ne Sheshin me te madh Publik te Padoves dhe Italise. Kjo ndodhi gati tre shekuj me pare, kur, me 1775 ai do te kthente keneten e semundjeve, ne kete shesh monumental ne një hapësire moderne, terheqese per vizitueshmeri te larte. Qytetarët e Padovës dëshironin të nderonin në këtë mënyrë njeriun që transformoi tërësisht zonën. Ky konsiderohet një përjashtim i merituar, për të nderuar "babain" e këtij sheshi monumental.
Sot, ky vend quhet ndryshe ISHULLI MEMMIA (Isola Memmia) dhe projekti quhet iluminist, se e ka kthyer Prato della Valle në një nga hapësirat publike më të gjalla dhe më të fotografuara në të gjithë Italinë.
Dhe projekti quhet iluminist, se e ka kthyer Prato della Valle në një nga hapësirat publike më të gjalla dhe më të fotografuara në të gjithë Italinë.








Comments