top of page

THIRRJE KRISHTIT *


Përparim Hysi

THIRRJE   KRISHTIT  *      "... dhe dije se unë do jem me ty gjithmonë, gjer në fund të botës"

                                  JESUS  CHRIST

Nga   Përparim    Hysi

Po vjen dimri dalngadalë Do ketë acar, dëborë e shi Nesër JU  do shfaqeni i gjallë Sado i gjallë ke qenë gjithnji.

Po mbushen dymijë e njëzet vjet plot Dymijë e njëzet vjet plot që bota nuk ka qetësi Është kokolizur keq kjo botë

Dhe ca më keq,e imja  SHQIPËRI!

Ke lënë pas shumë "urata" Ke lënë dishepuj,por dhe xhelatë Ke lënë të ligj, me shpirt të zi si nata E keqa është se ligësia jeton gjatë.

Ca lakmimtarë, majmur si derra Nuk ngopen fare: si të jenë luvgji Të shumtët s'kanë, kërkojnë në plehra Punojnë, robëtohen dhe nuk kanë,PERËNDI!

Ti vjen,mes nesh dhe i shikon Që hiqen shenjtë ca batakçinj Të lutem shumë, këta  ndëshkomë Se e grabitën, të bukurën SHQIPËRI!

Mos ji i butë dhe zemërbrishtë Fajtorët të gjithë kanë një surrat Të bie në gjunjë e të lutem,KRISHT! Mbi politikanët lësho tuajin mandatë.

SHQIPËRIA! Vendi më i bukur në botë Cili vend,veç SHQIPËRISË, ka kaq shumë resurse? Politikanët që zihen fare kot Ia prishin imazhin, të bukurës, si nuse!

Të gjitha vendet përparojnë dhe veç ecin përpara Veç në SHQIPËRI nëpërkëmbet ligji dhe drejtësia Që në SHQIPËRI të vijnë vitet e bardha M'i ndëshko KRISHT se  JU, jini PERËNDIA!


* për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e shkrova enkas këtë poezi dhe i uroj:-GËZUAR KRSHTLINDJET! Tiranë, 24 dhjetor 2019
23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page