top of page

Teuta Sadiku: Njeriu Artist dhe Artisti njeri….

ree

Njeriu Artist dhe Artisti njeri që shëron me dritën e fjalës. Dr. Dritan Korumi

 

Ka njerëz që ecin në jetë duke shpërndarë këshilla  të zakonshme, dhe ka të tjerë që, pa e kuptuar, fjalën e shndërrojnë  në dritë.

Dr. Dritan Korumi është një prej tyre — një njeri që nuk kufizohet në profesion, por e shtrin ekzistencën e tij në shumë dimensione: në humanizëm, në art, në mendim, në shpirt.

Në thelb të figurës së tij gjejmë një artist të heshtur që shëron me dashuri, dhe një njeri të ndjeshëm që e përjeton jetën si poezi.

Për të, fjala është shpirt, ashtu siç trupi është dëshmi e jetës. Ai beson se fjala  ndriçon, të ngushëllon, të shëron. Dhe për këtë arsye, nuk i ndahet librit, poezisë, eseve poetike që shkruan me dashuri për poetët e tij të zemrës, për krijuesit që i sjellin gëzim,për autorët që I ka për zemër.

Kur një mik boton një vëllim të ri, ai është ndër të parët që e përshëndet me një shkrim të përkushtuar, me një fjalë të ngrohtë, me një dritë që e ngre shpirtin e tjetrit. Librat i do aq shumë, sa dhuratat që merr më të shumta janë librat  shpesh janë dhurata shpirtërore nga  miq , shokë, poetë, prozatorë , bashkëudhëtarë të artit dhe veçanërisht letërsisë, poezi apo prozë. Për të, dhurimi i një libri është si ndarja e një cope shpirti – një gjest që e bën njeriun më të plotë.

Një mjek I nderuar dhe I respektuar për humanizmin e tij  dhe jo vetëm.Duke lexuar  përshëndetjet e tij , vlerësimet për rëndësinë e fjalës poetike ,rrokim thelbin njerëzor,cilësitë e veçanta që përbëjnë botën shpirtërore të tij.Humanizmi I tij nuk ndalet  vetëm në tavolinën apo  zyrën apo mjedisin spitalor –humanizmi I tij shtrihet në fjalën e shkruar,në mendimet që ndan për letërsinë,në dialogun që ndez për artin, psikologjinë, historinë,Në duart e tij  trupi njerëzor I është dorëzuar anatomisë,porse shpirti ai që ndriçon  dhe e lartësonqenien  I përket fjalës.Fjala për doktor  Dritanin është jo vetëm mjet komunikimi,por pasqyrë e mendjes, rrugë e brendshme drejt së vërtetës.Në përshëndetjet e tij drejtuar poetëve, dedikimi që u bën autorëve të artit ndien se çdo fjalë vjen nga një zemër që e kupton artin si formë të lartë shërimi.

E diela për të nuk nis me heshtje, por me poezi dhe libër. Ai ndalet në faqet e gazetës ExLibris, lexon laureatin  Rudolf Markun, mediton mbi vargun, përkufizon poetin si emocion që vetpërsoset në mendim.Është një nderim  që vjen jo nga një mjek, por nga nj shpirt që e di se artidhe humanizmiushqehen  nga I njëjtiburim. Në çdo lexim, e ndien se shpirti i tij udhëton përtej kufijve të përditshmërisë, drejt atij rrafshi ku mistikja takohet me humanen, ku arti bëhet mënyrë për të kuptuar jetën.

Në bisedat e tij për filozofinë, për psikologjinë, për njeriun — ndien thellësinë e një qenieje që kërkon kuptimin e ekzistencës, që ndjek transhendencën, që beson se njeriu përsoset përmes gjuhës, mendimit dhe ndjesisë. Ai di të lexojë , të dëgjojë, të kuptojë, të ndjejë – dhe kjo është cilësia më e rrallë e njeriut të vërtetë.Fjala e tij ka përmbajtje, qartësi dhe  thellësi. Jo rastësisht poezia që Rajmonda Maleçka I kushton doctor Dritanit, mban titullin ``Mjeku me duart e zotit``


Autorja e shkrimit
Autorja e shkrimit

Por përtej mjekut, lexuesit të pasionuar, mendimtarit, qëndron njeriu i dashur familjar, prindi i tre fëmijëve të suksesshëm, të gëzuar, të formuar në dritën e vlerave që ai vetë mishëron: punën, ndershmërinë, dashurinë për dijen dhe jetën.

Në çdo udhëtim, qoftë në qytetet e Shqipërisë apo në rrugët e botës, ai e mban me vete syrin e shpirtin e artistit. Fotografon, fikson çaste, krijon kujtime që flasin më shumë se fjalët. Sepse për të, jeta është një poezi e përhershme, dhe çdo ditë një varg apo thënie që duhet jetuar me mirënjohje . Në rrethin e tij, miqtë dhe kolegët flasin me respekt, me dashuri, me falënderim. Ata shohin tek ai jo vetëm mjekun e nderuar, por njeriun që di të falë dritë, që gjen bukuri edhe në heshtje, që e jeton jetën me një përulësi të ndritshme.

Dhe kështu, Dr. Dritan Korumi mbetet një figurë që tejkalon kufijtë e profesionit – një dritë njerëzore që frymëzon, që nderon  e respekton njeriun  në çdo vepër, artist, historian, mjek, psikolog , mësues ,poet apo prozator.

Ai është dëshmi se shpirti artistik mund të jetojë në çdo njeri që beson në bukurinë, ndjesinë dhe fjalën.

Në një kohë kur shumë gjëra zbehen, ai mbetet si një pikë reference për ndershmërinë, kulturën dhe dashurinë e vërtetë për jetën.

Në heshtjen e tij qëndron  urtësia.

Në fjalën e tij  shpërthen drita.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page